Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është Agjenci Ekzekutive, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe ushtron funksionet dhe përgjegjësit e saj të përcaktuara me Ligjin Nr. 03/L-016 për Ushqimin dhe Rregulloren nr.03/2010 për organizimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (17.09.2010).

AUV kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi i cili e rregullon çështjen e sigurisë së ushqimit, me prejardhje shtazore dhe bimore, çështjen e shëndetit publik, shëndetit të kafshëve dhe të mirëqenies së tyre, shëndetin e bimëve, çështjen e kontrollit zyrtar veterinar, fitosanitar dhe sanitar si dhe legjislacionin tjetër përkatës si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri

Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë ,higjienës ,gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit ,paketimit ,distribuimit ,shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së.

Sistemi i sigurisë ushqimore ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, ky sistem zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit primar dhe në të gjitha fazat e trajtimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve të njerëzve dhe ushqimeve për kafshë.

Ne fushën e veterinarisë AUV është përgjegjëse të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve ,zoonozave dhe mirëqenies së kafshëve ,parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve dhe eliminimin e tyre, aplikimin e të gjitha masave të nevojshme të kontrollit dhe hulumtimeve diagnostike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në territorin e Kosovës.

Shërbimi Veterinar I Kosovës është themeluar me 1 Qershor të vitit 2000. Themelimi I Shërbimit është bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut No 2000/27 për themelimin e Departamentit të Bujqësisë në vitin 2000. Pas aprovimit të Ligjit të Veterinës më 30 Korrik 2004 Shërbimi Veterinar I Kosovës është riorganizuar në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ).Duke u bazuar në këtë ligj është aprovuar struktura organizative dhe aktivitetet .Duke u bazuar në Ligjin për Ushqimin I cili është aprovuar në vitin 2009 AVUK është riorganizuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

Ligji Nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve – Shkarko

Ligji Nr. 02/L-36 për duhanin – Shkarko

Ligji Nr. 03/L-016 për ushqimin – Shkarko

LIGJI Nr. 04/L-078 për sigurinë e përgjithshme të produkteve – Shkarko

LIGJI Nr. 04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror – Shkarko

Ligji Nr. 04/L-039 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit – Shkarko

LIGJI Nr. 04/-L-019 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 02/l-8 për verërat – Shkarko

Ligji Nr.2004 / 21 për veterinarinë – Shkarko

LIGJI Nr. 03/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për duhanin nr. 02/l-36 – Shkarko

LIGJI NR. 03/L-119 për produktet biocide – Shkarko

LIGJI Nr. 03/L-131 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 2004/17 për mbrojtjen e konsumatorëve – Shkarko

LIGJI Nr. 03/L-029 për inspekcionin bujqësor – Shkarko

LIGJI NR. 02/L-128 për barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorë – Shkarko

LIGJI Nr. 02/L-122 për bujqësinë organike – Shkarko

Ligji Nr. 02/L-98 për mbrojtjen e varieteteve të bimëve – Shkarko

Ligji Nr. 02/L-95 për mbrojtjen e bimëve – Shkarko

LIGJI NR. 02/L-85 për peshkatari dhe akuakulturë – Shkarko

Ligji Nr. 02/L-10 për përkujdesjen ndaj kafshëve – Shkarko

Ligji Nr.02/L-8 për verërat – Shkarko

Ligji Nr.2004/33 për blegtorinë e Kosovës – Shkarko

Ligji Nr.2004 / 13 për materialin fidanor – Shkarko

LIGJI NR. 2003/22 për inspektoratin sanitar të Kosovës – Shkarko

Nuk ka të dhëna të publikuara në ueb faqe.

Nuk ka të dhëna të publikuara në ueb faqe.

Për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e njerëzve, Agjencia është kompetent për kontrollimin, verifikimin dhe inspektimin e ushqimit dhe lëndës së parë në të gjitha nivelet e zingjirit ushqimor si:

  • kontrollimi dhe inspektimi i prodhimit, procesimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportit, tregtimit , importit dhe eksportit të ushqimit dhe lëndës së parë;
  • lëshimi, pezullimi dhe tërheqja e regjistrimeve dhe miratimeve që janë të lidhura me detyrat e tij;
  • integrimi dhe elaborimi i hulumtimit dhe sistemeve identifikuese në ushqim dhe lëndë të parë;
  • mbikëqyrja e përputhshmërisë së legjislacionit në fuqi në zingjirin ushqimor;
  • këshillon organet tjera zyrtare në hartimin e legjislacionit dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në fushën e ushqimit të sigurt;
  • kontakton me institucionet ndërkombëtare në lidhje me çështjet që rregullohen me këtë ligj.

Siguria e Ushqimit

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë -LUV është njësi organizative e Agjencisë se Ushqimit dhe te Veterinarisë AUV

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë -LUV monitoron dhe diagnostifikon sëmundjet e kafshëve ,kryen analizat të ushqimit me prejardhje shtazore, kryen monitorimin e cilësisë dhe sigurisë se ushqimit , mbetjeve veterinere dhe kontaminanteve ne ushqim dhe ushqimit te kafshëve.

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka këto laboratore funksionale

  1. Laboratori për pato-anatomi dhe pato-histologji
  2. Laboratori për bakteriologji ,parazitologji dhe mykologji
  3. Laboratori për serologji dhe diagnostike molekulare
  4. Laboratori për mikrobiologji ushimore dhe preparatorine
  5. Laboratori për kimi ushqimore dhe mbetje
  6. Laboratori për analiza te qumështit

 

Shëndeti dhe Mirëqenia e Kafshëve

Njësia për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve

  • Njësia për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve, është përgjegjës për:
  • Mbrojtjen e shëndetit të kafshëve nga sëmundjet infektive, të cilat e rrezikojnë shëndetin e kafshëve, shëndetin publik dhe ekonominë e vendit,
  • Sigurimin e zbatimit unik të legjislacionit dhe akteve nënligjore nga fushëveprimi i kësaj njësie, Planifikimin, dizajnimin dhe zbatimin e programeve vjetore te vaksinimeve, hulumtimeve diagnostike për mbikëqyrjen, luftimin dhe eradikimin e sëmundjeve të kafshëve, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi;
  • Themelimin e sistemit shtetëror për raportimin, lajmërimin e sëmundjeve të Kafshëve – ADNS dhe monitorimin e të dhënave statistikore për sëmundjet e kafshëve;
  • Përcjelljen e situatës epizootiologjike duke bërë ndalesat e importit, tranzitit të kafshëve të gjalla dhe produkteve te tyre duke u bazuar në raportet zyrtare të Organizata Ndërkombëtare për Epizooti – OIE-se;
  • Bashkëpunimin me institucionet tjera publike për ndërmarrjen e masave veterinare, për mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike – sëmundjet e përbashkëta për njerëz dhe kafshë;
  • Mbikëqyrjen dhe përcjelljen e lëvizjes së kafshëve përmes sistemit të identifikimit dhe regjistrimit të tyre, certifikatave shëndetësore dhe certifikatave të transportit;
  • Zbatimin dhe kontrollin në përputhje me kërkesat për mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin e tyre ne ekonomitë familjare, qendrat e grumbullimit, qendrat e strehimit, tregjet e kafshëve, karantinat, thertoret dhe vendet tjera ku mbahen kafshët dhe automjetet me të cilat barten ato;
  • Licencimin e praktikave veterinare, praktikave farmaceutike veterinare, tregjeve të kafshëve, stacioneve mbajtëse të kafshëve – karantinave, fabrikave të ushqimit të kafshëve, aditivëve dhe depove për grumbullimin e nënprodukteve të kafshëve;
  • Dhënien e certifikatave shëndetësore, lejeve për eksport të kafshëve të gjalla dhe nënprodukteve të tyre – lëkura, leshi etj;
  • Planifikimin dhe zbatimin e programeve për kontrollin e ushqimit të kafshëve, aditivëve të ushqimit të kafshëve para se të bëhet përdorimi i tyre ose plasimi në treg dhe lëshimin e autorizimit për eksport të ushqimit të kafshëve dhe aditivëve të ushqimit të kafshëve.
  • Koordinimin dhe trajnimin e stafit për menaxhimin e emergjencave për luftimin e sëmundjeve të kafshëve dhe bashkë-koordinimin me institucionet tjera të cilat janë të involvuara në shtabet e krizës me planet e hartuara emergjente;
  • vendosin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e pikave dezinfektuese në të gjitha vendkalimet kufitare në Republikën e Kosovës.

Shëndeti Publik

  • Drejtoria e Shëndetit Publik udhëhiqet nga drejtori dhe organizohet në këta sektorë:
  • Sektori i higjienës së ushqimit me prejardhje shtazore,
  • Sektori i higjienës së ushqimit me prejardhje joshtazore,
  • Sektori i nënprodukteve shtazore,
  • Sektori i mbetjeve në ushqim.
  • Inspektorati Veterinar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Organizimi

Organet udhëheqëse të AUV janë Kryeshefi Ekzekutiv, Bordi Drejtues dhe Këshilli Shkencor.

Bordi drejtues:

  • Bordi Drejtues i Agjencisë është përgjegjës për mbikëqyrjen e strategjisë afatgjate, të propozuar nga Kryeshefi i Agjencisë, pas konsultimit me ministritë përkatëse dhe Këshillin shkencorë, duke siguruar që politikat e përcaktuara për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit të jenë në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe standardet ndërkombëtare.
  • Bordi drejtues, miraton raportin vjetor të aktiviteteve të Agjencisë, propozim programet e punës, raportin financiar të Agjencisë si dhe propozim buxhetin e Agjencisë.
  • Bordi Mbikëqyrës nuk duhet të involvohet në ndikimin e menaxhimit ditor të Agjencisë, por duhet të merret me dhënien e këshillave Agjencia për një nivel më të lartë të sigurisë së ushqimit.
  • Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë përbëhet prej shtatë anëtarëve të cilët i emëron Qeveria e Kosovës me propozim të përbashkët të Ministrit të Bujqësisë dhe Ministrit të Shëndetësisë.
  • Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë përbëhet nga dy anëtarë të caktuar nga Ministri i Bujqësisë , një anëtar i caktuar nga Ministri i Shëndetësisë , një (1) anëtar i caktuar nga Instituti i Shëndetësisë Publike.
  • Tre (3) anëtarë të tjerë të Bordit Mbikëqyrës i cakton Qeveria e Kosovës sipas procedurave qeveritare.
  • Mandati i anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës është katër (4) vjet.
  • Kryesuesin e Bordit Mbikëqyrës e zgjedhin anëtarët e bordit nga radhët e veta dhe mandati i tij është katër (4) vjet.

Shqipe Dema

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare

Isuf Cikaqi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar

Parim Bajrami

Oda Ekonomike e Kosovës, anëtar

Tahire Maloku

Gjergji, Ministria e Shëndetësisë, anëtare

Selvete Krasniqi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, anëtar

Valdet Gjinovci

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, anëtar

Selatin Kaçaniku

Shoqata Konsumatori, anëtar

Arben Mehmeti

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, kryesues

 

Naser Ramadani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, anëtar

 

Betim Bresilla

Instituti Bujqësor i Kosovës, anëtar

Dilaver Salihu

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, anëtar

Hajrip Mehmeti

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, anëtar

Valdet Gjinovci

Kryeshef Ekzekutiv aktual i AUV

Deklarimi i pasurisë n AKK më 2017 – Shkarko

 

Drejtoria e Administratës

Qamil Ajvazi, u.d Drejtor

 

 

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve

Sadik Heta, Drejtor

Drejtoria e Shëndetit Publik

Flamur Kadriu, Drejtor

 

 

Drejtoria e Inspektoratit

Ilirjana Zymberaj, Drejtor

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë

Kujtim Uka, u.d Drejtor

Drejtoria e Administratës

Qamil Ajvazi, u.d Drejtor

 

 

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve

Sadik Heta, Drejtor

Drejtoria e Shëndetit Publik

Flamur Kadriu, Drejtor

 

 

Drejtoria e Inspektoratit

Ilirjana Zymberaj, Drejtor

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë

Kujtim Uka, u.d Drejtor

Financat dhe Buxheti

Nuk ka të dhëna të publikuara në ueb faqe.

Nuk ka të dhëna të publikuara në ueb faqe.

Nuk ka të dhëna të publikuara në ueb faqe.

KUTIA E KONTRIBUTEVE