ASHMDHP nuk bën pjesë në rregullatorë në kuptimin konvencional, por prapë se prapë, fushëveprimi i saj dhe autoriteti që e posedon ndikon në masë të madhe në mënyrën se si zhvillohet një pjesë e madhe e biznesit, sidomos ai i telekomunikacionit, bankar, i sigurimeve, shëndetësor dhe disa tjerë që varen shumë në përpunim ose përdorim të të dhënave personale.

Roli, mandati dhe përgjegjësitë e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është që të sigurohet se kontrolluesit respektojnë obligimet e tyre rreth mbrojtjes së të dhënave personale dhe se subjektet e të dhënave informohen rreth të drejtave dhe obligimeve të tyre në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale siguron, në mënyrë të pavarur, zbatimin e brendshëm të dispozitave të ligjit dhe mbanë regjistrin e sistemit të dosjeve.

Në Republikën e Kosovës, e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale dhe e privatësisë është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo e drejtë e garantuar me nenin 36 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës përfshinë respektimin e jetës private dhe familjare, pacenueshmërinë e banesës, fshehtësinë e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimeve të tjera dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu, zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, siç janë:

1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;

2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;

Në bazë të nenit 53 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut janë drejtpërdrejt të aplikueshme edhe në vendin tonë. Konventat dhe direktivat evropiane, të cilat rregullojnë fushën e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë janë: Konventa 108/EC dhe protokollet shtesë (për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale); Direktiva 95/46/EC; Direktiva 2002/58/EC (e-privatësia dhe komunikimet elektronike).

Në vitin 2010, Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (03/L-172) i cili përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe themeloi institucionin që është përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave.

Ligji Nr. 03/L-172 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Shkarko

Rregullore 06/2015 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores 03/2015 mbi masat e sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave – Shkarko

Rregullore 05/2015 për mënyrën e regjistrimit në regjistrin e sistemit të dosjeve – Shkarko

Rregullore 04/2015 për procedurat e brendshme për shqyrtimin e ankesave – Shkarko

Rregullore 03/2015 mbi masat e sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale – Shkarko

Rrregullore 02/2015 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores 03/201 – Shkarko

Rregullore 01/2015 për mënyrën e ruajtjes dhe shfrytëzimit të materialit arkivor dhe protokkolit – Shkarko

Rregullore 03/2012 mbi procedurën e brendshme të shqyrtimit të kërkesave për lejimin e transferit ndërkombëtar të të dhënave personale – Shkarko

Rregullore 01/2012 për mënyrën e kryerjes së inspektimit dhe kontrollit – Shkarko

Raporti vjetor 2015 – Shkarko

Raporti vjetor 2014 – Shkarko

Raporti vjetor 2013 – Shkarko

Raporti vjetor 2012 – Shkarko

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke pasur status të pavarur, ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale. Këshilldhënia organeve publike dhe private, marrja e vendimeve për ankesat e paraqitura, inspektimet dhe kontrollet, informimi i publikut, si dhe promovimi e përkrahja e të drejtave themelore për mbrojtjen e të dhënave personale janë pjesë e fushë veprimtarisë kryesore në kuadër të misionit të Agjencisë.

Në këtë mënyrë Agjencia duhet të sigurohet që të drejtat e çdo individi për privatësi të mbrohen gjatë përpunimit të të dhënave personale. Bashkëpunimi ndërkombëtar lidhur me çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale është pjesë e rëndësishme e misionit të përhershëm të Agjencisë, duke ditur prioritetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për integrime evropiane

Me qëllim të përmbushjes së misionit të saj, sipas strategjisë së aprovuar, Agjencia synon të realizojë këto objektiva në vizionin e vetë:

  1. Nxjerrja e akteve nënligjore për funksionalizimin e plotë të Agjencisë;
  2. Inspektimet dhe kontrollet;
  3. Thellimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punëve me organet dhe institucionet tjera, si dhe me mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Republikën e Kosovës;
  4. Ngritja e profesionalizmit për stafin e Agjencisë, funksionalizimi i plotë i strukturës organizative;
  5. Fushata njoftuese dhe sensibilizuese për opinionin publik;
  6. Mbajtja e takimeve, konferencave dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me karakter Rajonal dhe Ndërkombëtar / bashkëpunimi ndërkombëtar;

Agjencia këshillon Kuvendin e Kosovës, Qeverinë, organet e pushtetit lokal, organet e tjera shtetërore, ushtruesit e pushtetit publik si dhe institucionet private për të gjitha çështjet e lidhura me mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë interpretimin dhe zbatimin e ligjeve përkatëse që rregullojnë përpunimin e të dhënave personale.

Agjencia duhet të konsultohet nga Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, me rastin e hartimit të masave legjislative dhe administrative që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave personale.

Agjencia vendosë lidhur me ankesat e personave nëse ai ose ajo konsideron se e drejta e tij/saj për mbrojtjen e të dhënave është shkelur, si dhe informon ankuesin lidhur me rezultatin dhe masat e ndërmarra; Jep pëlqimin lidhur me krijimin e sistemit të dosjeve si dhe krijon dhe mirëmban regjistrin e sistemit të dosjeve; Mbikëqyrë procedurat dhe masat e duhura organizative, teknike dhe logjiko-teknike për sigurimin e të dhënave personale;

Kryen inspektime dhe kontrolle për të mbikëqyrur zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe të cilitdo ligj apo rregullore që rregullon përpunimin e të dhënave personale

Agjencia bashkëpunon me organet shtetërore, ndërkombëtare dhe organet e Bashkimit Evropian lidhur me çështjet që konsiderohen të rëndësishme për mbrojtjen e të dhënave personale; Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave lidhur me transferimin e të dhënave;

Gjithashtu në kuadër të përgjegjësive të veta Agjencia inicon edhe procedura ligjore në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të akteve relevante që konsiderohen se nuk janë në harmoni me të drejtën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Konform kërkesave/ankesave Agjencia inicon edhe procedura lidhur me zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Përpilon planin vjetor të punës si dhe paraqet para Kuvendit raportin vjetor të punës në lidhje me zhvillimet, vlerësimet dhe rekomandimet në fushën e mbrojtjes së të dhënave, si dhe të njëjtin e bën publik; Ia propozon Kuvendit buxhetin për nevojat vjetore të Agjencisë; Nxjerr akte nënligjore me qëllim të zbatimit të ligjit, etj.

Vëzhgimi me Kamerë

Bazuar në nenin 61 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Këshilli i Agjencisë, me vendim nr. 03/07 të datës 25.07.2012, ka miratuar formën standarde të shenjës paralajmëruese për hapësirat e vëzhguara me kamerë.

Njoftohen të gjithë kontrolluesit, përkatësisht institucionet shtetërore dhe private të Republikës së Kosovës, se në zbatim të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, obligohen që në hapësirat e vëzhguara me kamerë të vendosin shenjën paralajmëruese për vëzhgim me kamerë.

Forma standarde e shenjës paralajmëruese shpërndahet falas për të gjithë kontrolluesit, përkatësisht institucionet shtetërore dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shenja paralajmëruese mund të merret në zyrat e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Pejton, rruga Pashko Vasa, Nr.4, ose mund të shkarkohet nga web faqja zyrtare e agjencisë

Ankesat

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, çdo person i cili konsideron se i është shkelur e drejta e tij/saj në privatësi në kuptim të të dhënave personale, mund të parashtrojë ankesë në Agjenci. Ankesat parashtrohen gojarisht përmes telefonit, me shkrim dhe mjeteve elektronike. Agjencia po ashtu ka mundësuar që formulari për ankesë të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Agjencia ka marrë konfirmimin e anëtarësimit të plotë me të drejta të barabarta në mekanizmin e autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave personale të Evropës Juglindore dhe po ashtu, Agjencia është anëtarësuar në rrjetin ndërkombëtar ’GPEN’ të autoriteteve të 38 shteteve. </ref> https://www.privacyenforcement.net/public/members

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Organizimi

Agjencia përbëhet nga Këshilli, Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Departamentet. Struktura organizative është si vijon:

  • Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror
  • Mbikëqyrësit Shtetërorë
  • Drejtori i Përgjithshëm
  • Departamentet
  • Zyra për Mbështetje të Inspektimit
  • Këshilltari Ligjor i Mbikqyrësit Kryesor Shtetëror
  • Personeli mbështetës (stafi i mirëbesimit).

RUZHDI JASHARI

Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror

Deklarimi i pasurisë në AKK – Shkarko

BEKIM DEMIRI

Zv. Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror

Deklarimi i pasurisë në AKK – Shkarko

MENTOR HOXHAJ

Mbikëqyrës Shtetëror

Deklarimi i pasurisë në AKK – Shkarko

RAMADAN QEHAJA

Mbikëqyrës Shtetëror

Deklarimi i pasurisë në AKK – Shkarko

ALEKSANDAR SPASIC

Mbikëqyrës Shtetëror

Deklarimi i pasurisë në AKK – Shkarko

Ushtron funksione dhe detyra ligjore, realizon një komunikim bashkëpunues me të gjitha departamentet e Agjencisë dhe me të gjithë zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale të organeve publike, si dhe subjektet kontrolluese të të dhënave, duke administruar me efektivitet informacionin mbi kontrollin dhe përpunimin e të dhënave personave, me qëllim garantimin e ushtrimit të kompetencave ligjore. Ky departament përbëhet prej dy (2) divizioneve: 1. Divizioni i Teknologjisë Informative dhe Regjistrimit; 2. Divizioni për Marrëdhënie me Jashtë dhe me Publikun.

Departamenti Ligjor është përgjegjës për hartimin e e politikave dhe strategjive legjislative në bashkëpunim të ngushtë me mbikëqyrësin kryesor shtetëror, me departamentet dhe me njësitë e tjera organizative të Agjencisë, në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit primar dhe sekondar. DL përbëhet prej dy (2) divizioneve: 1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit (D.H.H.L); 2. Divizioni për Përfaqësim Gjyqësor (D.P.GJ).

Departamenti është përgjegjës për menaxhimin dhe përkujdesjen e pasurisë së përgjithshme të Agjencisë, organizimin e hapësirave të punës, planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit dhe financave, mbështetjen administrative dhe logjistike, ofrimin e shërbimeve të përkthimit, arkivimin si dhe shpërndarjen e materialit. Departamenti përbëhet prej dy (2) divizioneve: 1. Divizioni i Shërbimeve Financiare; 2. Divizioni për Shërbime të Përgjithshme.

Mbështetet drejtpërdrejt mbikëqyrësin kryesor shtetëror dhe mbikëqyrësit shtetërore tjerë në kryerjen e detyrave të inspektimit dhe kontrolleve të të gjithë kontrolluesve publik dhe privat. Përgatitë këshilla në fushën e inspektimit dhe kontrollit për mbikqyrësin kryesor shtetëror dhe mbikqyrësit shtetërorë lidhur me legjislacionin në fuqi. Harton dhe merr pjesë aktive në hartimin e akteve nënligjore dhe akteve administrative pas kryerjes së inspektimit dhe kontrolleve.

 

Financat dhe Buxheti

Burimet e fondeve

Shpenzimet

Raportet e Auditorit Gjeneral për ASHMDHP-në

2017Shkarko

2016Shkarko

2015Shkarko

2014Shkarko

2013Shkarko

2012Shkarko

KUTIA E KONTRIBUTEVE