Përpara se të filloni një ankesë në rregullatori.com, lexo udhëzimet e mëposhtme.

Ky modul mundësohet nga Shoqata për Teknologji “LENS” përmes projektit “Rregullatori Yt”. Moduli u ofron konsumatorëve në Kosovë një adresë në internet për raportimin e ankesave të pazgjidhura për shërbimet e komunikimeve elektronike (telefon apo internet provajder), sikurse edhe raportimin për keqpërdorimet me të dhënave personale. Për me tepër, duke besuar se përmes kërkesave të shtuara për shërbime më të mira dhe rritjes së njohurive të qytetarëve në ushtrimin e të drejtave, iniciativa jonë synon të çojë drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve komunikimeve elektronike, mbrojtjes më të mirë të të drejtave të konsumatorit, respektim të standardeve të etikes, integritet dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Përmbledhje e qartë e informatave

Kur raportoni ankesë, sigurohuni për të qenë të qartë në dhënien e informatave. P.sh., nëse ankesa juaj ka të bëjë për mos pranim të shërbimit të mirë të komunikimit në internet, sipas kontratës ose marrëveshjes valide, na elaboroni problemin dhe tregoni përse mendoni se është gabim ose e pa drejtë. Po ashtu, na duhet ta dimë për veprimet që ju keni ndërmarrë në adresimin e ankesës.

Vëmendje: Ankesat e raportuara do të udhëzohen tek institucionet relevante. Paraprakisht merret miratimi/pëlqimi nga ankuesi për procedim të mëtutjeshëm. E njëjta do të dërgohet tek operatori, kompania apo institucioni ndaj të cilit hapet çështja si dhe dërgohet për shqyrtim në zyrën përgjegjëse për Mbrojtjen e Konsumatorit, ARKEP apo ASHMDP. Prandaj, gjatë përshkrimit, ju inkurajojmë të përdorni gjuhë të kuptueshme.

Komunikime elektronike