Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë: 07. Nëntor, 2008, dhe bazohet në Ligjin për Konkurrencën Nr. 2004/36. Ky  ligj është plotësuar me Ligjin nr. 03/L-229 Për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe më pas me Ligjin nr. 04/L-226 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-229 Për Mbrojtjen e Konkurrencës. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është organ i pavarur dhe ka përgjegjësinë dhe autoritetin për zbatimin e këtij ligji dhe promovimit të konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës përbëhet prej 5 anëtarëve, kryetarit të Komisionit dhe 4 komisionarëve të cilët i emëron Kuvendi i Republikës së Kosovës.

  1. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-229 për mbrojtjen e konkurrencës (Miratuar më 10 mars 2014) – Shkarko
  2. Ligji për mbrojtjen e konkurrencës – Shkarko
  1. U.A. 01/2018 – Për Kriteret r Shqiptimit të Masave Ndëshkuese Administrative – Shkarko
  2. UA. nr.02-2017 për përjashtimin grupor të marrëveshjeve horizontale – Shkarko
  3. UA. nr.03-2017 mbi përjashtimet grupore të marrëveshjeve vertikale të ndërmarrësve – Shkarko
  4. UA. nr. 04-2017-për përjashtimet grupore të marrëveshjeve në sektorin e transportit – Shkarko
  5. UA. nr. 05-2017 për përjashtimet grupore të marrëveshjeve në sektorin e sigurimeve – Shkarko
  6. UA. nr.06-2017 për përjashtimin grupor të marrëveshjes për D.S.A.M – Shkarko
  7. UA. nr. 07-2012 mbi kriteret për lirimin ose uljen e masës administrative – Shkarko
  8. UA. nr. 06-2012 për mënyrën e paraqitjen e konstatimin e përqendrimit të ndërmarrjeve – Shkarko
  9. UA. nr. 05-2012 për kriteret dhe kushtet për caktimin e marrëveshjeve me vlerë të vogël – Shkarko
  10. UA. nr. 04-2012 për formën dhe përmbajtjen e legjitimacionit – Shkarko
  1. Rregullore Nr.3 -2018 Për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin – Shkarko
  2. Kodi i Mirësjelljes për Akk Nr. 01 – 2018 – Shkarko
  3. Rregullore nr.01-2017 për procedurën hetimore të AKK-së – Shkarko
  4. Rregullore nr.1-2016 mbi kushtet dhe rregullat e përdorimit te automjeteve zyrtare – Shkarko
  5. Rregullore nr.2 -2016 e punës së komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës – Shkarko
  1. Raporti vjetor 2017 – Shkarko
  2. Raporti vjetor 2016 – Shkarko

Me LIGJI Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës përcaktohen rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, kompetencat, organizimi i Autoritetit për mbrojtjen e konkurrencës si dhe procedurat në zbatim të këtij ligji. Ky ligj zbatohet për të gjitha format e parandalimit, kufizimit ose keqpërdorimit të konkurrencës nga ndërmarrjet, në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit të Kosovës, nëse këto veprime kanë efekte  në Kosovë.

  1. Marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve;
  2. Abuzimi me pozitën dominuese; dhe
  3. Përqendrimet/Bashkimet e ndërmarrjeve.

Vendosja e konkurrencës së lirë dhe mbrojtja e saj janë një segment vital për ekzistimin e ekonomisë së të tregut dhe se konkurrenca zënë vend të rëndësishëm në politikat ekonomike. Ky institucion e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit dhe bizneseve, me synimin final që tregu të gjenerojë zhvillimin.

Objektivet strategjike të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës përqendrohen në këto pika.

  • Organizimin dhe ngritjen e brendshme të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës
  • Kompletimi me legjislacionin sekondar në fushën e konkurrencës në përputhje me direktivat Evropiane.
  • Monitorimin dhe fillimin e procedurave investiguese për shkelësit e konkurrencës
  • Avokimi, organizimi i trajnimeve në fushën e konkurrencës me akterë të ndryshëm të shoqërisë

Konstatimi i Pozitës Dominuese

  • Ndërmarrja ka Pozitë Dominuese nëse, si furnizues ose blerës i disa llojeve të caktuara të mallrave ose shërbimeve:
  • nuk i nënshtrohet konkurrencës së lirë në treg;
  • ka fuqi të rëndësishme në treg në krahasim me konkurrentët ekzistues ose potencial, për këtë qëllim merret parasysh veçanërisht:
  • pjesëmarrja dhe pozita e tij në tregun relevant;
  • fuqia e tij financiare;
  • qasja e tij ndaj furnizimeve ose tregjeve;
  • lidhjet e tij me ndërmarrjet tjera;
  • pengesat juridike ose faktike të ndërmarrjeve tjera në treg;
  • konkurrenca aktuale ose potenciale me ndërmarrjet e themeluara brenda ose jashtë Kosovës.

Një ndërmarrje konsiderohet të ketë pozitë dominuese nëse ka pjesëmarrje më të madhe se njëzet e pesë përqind (25%) në treg. Kjo pjesëmarrje nuk konsiderohet pozitë dominuese në rast se ndërmarrja në fjalë argumenton se është e ekspozuar para një konkurrence ose që nuk ka pozitë superiore në treg në krahasim me konkurrentët e vet, duke i marr parasysh faktorët e specifikuar në nën-paragrafin 1.2. të këtij paragrafi.

Abuzime me pozitë dominuese

Abuzim i pozitës dominuese i një ose më shumë ndërmarrjeve në tregun relevant është i ndaluar veçanërisht nëse:

  • në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthor vendos çmimin jo real të blerjes apo shitjes, ose kushte tjera të pa drejta tregtare;
  • kufizon prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve;
  • zbatimin e kushteve të ndryshme të transaksioneve për punët e njëjta me ndërmarrjet tjera duke i sjellë ato në një pozitë të pafavorshme në raport me konkurrencën;
  • lidhja e kontratave, me kusht që subjektet kontraktuese të pranojnë detyrime shtesë;
  • vendosja e çmimeve ose e kushteve tjera, që kanë si objekt ose si pasojë pengimin e hyrjes ose nxjerrjen jashtë tregut relevant të konkurrentëve të veçantë ose të një produkti të tyre;
  • refuzimi i hyrjes së një ndërmarrje tjetër, duke i dhënë një shpërblim të përshtatshëm në rrjetin ose në infrastrukturat e ndërmarrjes me pozitë dominuese, nëse ky refuzim i përdorimit të rrjetit ose të infrastrukturave pengon ndërmarrjen tjetër të veprojë si konkurrent i ndërmarrjes me pozitë dominuese.

Marrëveshjet e ndaluara / Kartelet

“Marrëveshje” marrëveshjet e çdo forme, të lidhura ndërmjet ndërmarrjeve, me ose pa forcë detyruese, vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, si dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat veprojnë në të njëjtin nivel, ose në nivele të ndryshme, të tregut.

Llojet e marrëveshjeve

Marrëveshje horizontale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve konkurrente (ndërmjet prodhuesve ose grosistëve) që veprojnë në të njëjtin nivel ekonomik. Marrëveshja ndërmjet ndërmarrjeve lidhur me mallra dhe/ose shërbime dhe që ndikon në një treg brenda Kosovës është e ndaluar për aq sa ajo e kufizon lirinë e palës për vendosjen e çmimeve në ngarkim të palëve të treta ose çfarëdo kushti thelbësor në marrëveshjet e lidhura me palët e treta.

Marrëveshje vertikale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve që veprojnë në nivele të ndryshme tregu.

Marrëveshjet e ndaluara

LIGJI Nr. 03/L-229 PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS NENI 4 “MARRËVESHJET E NDALUARA”

Ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e  marra ne mes te shoqatave të ndërmarrjeve  dhe  praktikat e bashkërenduar të cilat  kanë për qëllim ose mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin  e konkurrencës tregtare në tregun relevant e veçanërisht marrëveshjet që:

  • caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi
  • kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet
  • ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit
  • zbatojnë kushte të ndryshme për transanksione të njëjta me ndërmarrje të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurruese.
  • kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave

Marrëveshjet që përjashtohen

Përjashtimi i Marrëveshjeve Horizontale –  Marrëveshja horizontale, veçanërisht marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë racionalizimin ose specializimin e veprimtarisë ekonomike, kërkimin dhe zhvillimin e produkteve ose proceseve, blerjen ose shitjen e përbashkët të produkteve nga një burim i vetëm, mund të përjashtohen nga ndalimi i përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji, për shkak të efiçiencës ekonomike.

Marrëveshja justifikohet për shkak të efiçiencës ekonomike nëse plotësohen këto kushte:

  • ulja e kostos së prodhimit ose të shpërndarjes, rritja e rendimentit, përmirësimi i produkteve ose proceseve të prodhimit, nxitja e kërkimit për zhvillimin dhe përhapjen e njohurive teknike e profesionale, shfrytëzimi i burimeve në mënyrë më racionale ose nxitja e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
  • pjesëmarrja më e drejtë në këtë përfitim nga ana e konsumatorëve ose e përdoruesve;
  • mos kufizimi i ndjeshëm i konkurrencës.

Përjashtimi i Marrëveshjeve Vertikale –  Marrëveshjet vertikale mund të përjashtohen nga marrëveshjet e ndaluara të përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji, për shkak të efiçiencës ekonomike, veçanërisht kur kanë si objekt ose si pasojë:

  • kufizimin e shitjeve me kontakte të drejtpërdrejta brenda një territori ekskluziv ose ndaj një grupi klientësh ekskluzivë, të rezervuar për vetë furnizuesin ose për një shpërndarës tjetër të autorizuar nga furnizuesi,
  • kufizimin e shitjeve përdoruesve të fundit nga shpërndarësi, që vepron në nivelin e tregtisë me shumicë;
  • kufizimin e shitjeve shpërndarësve të paautorizuar nga anëtarët e një sistemi shpërndarjeje, në të cilin ndërmarrjet furnizuese, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, u shesin produktet e kontraktuara shpërndarësve të përzgjedhur në bazë të kritereve të caktuara;
  • kufizimin e së drejtës të shpërndarësve për t’i shitur pjesë përbërëse klientëve, të cilët i përdorin ato për prodhimin e produkteve të ngjashme me ato të furnizuesit.

Aplikimi dhe Lejimi i përjashtimit

Autoriteti mund të lejojë një përjashtim të përcaktuar për marrëveshjet e veçanta nëse:

  • ka pranuar aplikimin për përjashtimin që përputhet me kërkesat e nenit 9 paragrafit 2. të këtij neni;
  • ka shqyrtuar aplikimin dhe i ka hetuar çështjet e parashtruara në të dhe;
  • ka konstatuar se kriteret për lejimin e përjashtimit janë përmbushur.

Marrëveshjet me vlerë të vogël

Marrëveshja me vlerë të vogël konsiderohet ajo marrëveshje kur pjesëmarrja e përbashkët e tyre në treg nuk është e ndjeshme dhe nuk e çrregullon konkurrencën

Kriteret dhe kushtet për përcaktimin e marrëveshjes me vlerë të vogël rregullohen me akt nënligjor nga Qeveria në bazë të propozimit të Autoriteti.

Dispozitat e nenit 4 të këtij ligji nuk aplikohen për marrëveshjet me vlerë të vogël.

PËRQENDRIMET – KREU V i LIGJIT 03/l-229 për mbrojtjen e konkurrencës – Përqendrimi i Ndërmarrjeve

Neni 13 – Nocioni i Përqendrimit

Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm me të cilën fitohet:

  • bashkimi i dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura ose pjesëve të këtyre ndërmarrjeve;
  • kontrolli i drejtpërdrejt apo i tërthortë ose ndikimin e pozitës dominuese të një apo më shumë ndërmarrjeve ose pjesëve të ndërmarrjeve si vijon:
  • marrjen e shumicës së aksioneve ose një pjesë të tyre;
  • marrjen e shumicës së të drejtave të votimit;
  • në ndonjë mënyrë tjetër, bazuar në dispozitat e ligjeve në fuqi dhe rregulloreve tjera.

Fitimi i kontrollit sipas paragrafit 1 të këtij neni realizohet me bartjen e të drejtave, kontratave ose akteve tjera me të cilat një ose më shumë ndërmarrje, qoftë individualisht ose së bashku, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat juridike dhe faktike, fitojnë mundësinë e realizimit të ndikimit të pozitës dominuese për një ose më shumë ndërmarrje në baza të përhershme.

Krijimin e një ndërmarrje të përbashkët (joint venture) nga dy ose më shumë ndërmarrje të pavarura, e cila punon në baza të përhershme si një subjekt i pavarur ekonomik, do të konsiderohet përqendrim sipas paragrafit 1. të këtij neni.

Qeveria me propozim të Autoriteti me akt nënligjor përcakton mënyrën e paraqitjes se kërkesës dhe kriteret për konstatimin e përqendrimit.

Përqendrim i ndërmarrjeve sipas paragrafit 1. deri ne paragrafin 3. të këtij neni nuk konsiderohet:

  • kur blerja e aksioneve të një ndërmarrje nga institucionet financiare, institucionet e kreditit dhe të sigurimit, për rishitje për sa kohë që ato nuk ushtrojnë të drejtën e votës për aksionet që kanë dhe me kusht që rishitja e tyre të bëhet brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga blerja;
  • me kërkesë, Autoriteti mund të zgjasë periudhën edhe për dymbëdhjetë (12) muaj në qoftë se operatori dëshmon se një shitje e tillë nuk ka mund të realizohet në periudhën e caktuar;
  • blerjen e aksioneve ose pjesëve të aksioneve që është rezultat i ristrukturimit të brendshëm të ndërmarrjes dhe ka lidhje me kontrollin e përbashkët, marrjes, bashkimit, bartjes së pronësisë;
  • kur kontrolli për ndërmarrjen bartet në menaxherin e falimentimit ose në likuidatorin në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi.

Neni 14 -Përqendrimet e ndaluara

Janë të ndaluara përqendrimet e ndërmarrjeve që mund të dëmtojnë ndjeshëm konkurrencën, veçanërisht në qoftë se një përqendrim i tillë ka si pasojë forcimin e pozitës dominuese ekzistuese ose krijimin e një pozitë të re dominuese.

Neni 15 – Detyrimi për Njoftimin e realizimit të Përqendrimit

Me qëllim të marrjes së vendimit për lejimin e përqendrimit sipas këtij ligji, pjesëmarrësit e përqendrimit janë të detyruar të paraqesin në Autoritet qëllimin e përqendrimit nëse në mënyrë kumulative janë përmbushur këto kushte:

  • të hyrat e konstatuar të ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku, në tregun ndërkombëtar janë më shumë se njëzet (20) milion Euro, sipas raporteve financiare të vitit financiar që i paraprinë vitit të përqendrimit, nëse së paku një pjesëmarrës ka selinë në Republikën e Kosovës;

të hyrat e përgjithshme të së paku dy (2) pjesëmarrës në përqendrim në tregun e brendshëm të Kosovës, janë më shumë se tre (3) milionë Euro sipas raporteve financiar e që i paraprinë vitit të përqendrimit.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Struktura Organizative

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës është organ kolegjial që menaxhon me  punën e Autoritetit, përbëhet nga pesë (5) anëtarë, njeri prej të cilëve është kryetar i Komisionit. Autoritet i Konkurrencës përfaqësohet nga Kryetari i Komisionit. Në rast mungese të Kryetarit, Autoriteti përfaqësohet nga zëvendëskryetari ose i autorizuari tjetër i Komisionit. Kryetari i Komisionit udhëheq organizon dhe drejton punën dhe veprimtarinë e Autoritetit dhe është përgjegjës për punën profesionale të Autoritetit. Kryetarin dhe anëtaret e tjerë të Komisionit i zgjedh Qeveria përmes konkursit të hapur dhe ia dërgon Kuvendit të Kosovës për emërim.

Komisioni ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  1. propozon nxjerrjen e akteve nënligjore në bazë të dispozitave të këtij ligji;
  2. merr vendime me të cilën Autoriteti e inicion dhe udhëheq procesin e përcaktimit të çrregullimit të konkurrencës;
  3. shqipton masa ndëshkuese për shkelje të këtij ligji;
  4. përcakton afatet dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre;
  5. përfundon procedurat dhe përcakton masat, kushtet dhe afatet për rivendosjen e konkurrencës efektive të tregut;
  6. merr vendim mbi bazën e të cilit Autoriteti i parashtron kërkesë Gjykatës kompetente për lëshimin e urdhrit për të hetuar pa paralajmërim paraprak në selinë ose objekte tjera, depove të hapura dhe mjetet transportuese, dokumentet personale dhe gjësende që gjenden atje si dhe vulosjen me plumb dhe sekuestrimin e përkohshëm të sendeve të hetimit bazuar në nenin 40 paragrafi 1. dhe nenit 42 të këtij ligji;
  7. promovon në mënyrë aktive njohuritë për konkurrencën në treg, respektivisht ngritë nivelin e vetëdijesimit dhe informimit për rolin e politikës së konkurrencës tregtare;
  8. jep opinione për harmonizimin e projekt-ligjeve dhe rregulloreve të tjera me këtë ligj;
  9. propozon bazën metodologjike për hulumtimin e konkurrencës së tregut përmes udhëzimit administrativ;
  10. përcakton rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurrencës;
  11. me kërkesë të Kuvendit, Qeverisë si dhe institucioneve publike qendrore dhe lokale jep mendim profesional për çështjet në fushën e politikës dhe të drejtës së konkurrencës tregtare;
  12. bashkëpunon me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në fushën e konkurrencës lidhur me përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, të transferuara në kompetencat e Autoritetit;
  13. harton raportin vjetor për punën e Autoritetit dhe të njëjtin ia paraqet Kuvendit të Kosovës më së largu deri me 31 mars të vitit vijues.

2. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit janë të detyruar të sillen në atë mënyrë që të mos cenojnë reputacionin e Autoritetit gjatë marrjes së vendimeve.

Valon Prestreshi

Kryetar Komisioni, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Ahmet Krasniqi

Zëvendës Kryetar Komisioni, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Fatime S. HAZIRI

Komisionere, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Muhamed KRASNIQI

Komisioner, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Shaqir MORINA

Komisioner, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Avdyl Krasniqi

Drejtor i përgjithshëm

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Arsim Tërrnava

Drejtor i Departamentit Juridik dhe Administratës

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2016

Bekim Millaku

Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Etrit Tetova

Inspektor Hetues i Konkurrencës

Shemsi Elezi

Inspektor Hetues i Konkurrencës

Riza Arifi

Inspektor Hetues i Konkurrencës

Selajdin Beqa

Inspektor Hetues i Konkurrencës

Avni Gjoci

Inspektor Hetues i Konkurrencës

Financat dhe Buxheti

Burimet e fondeve

Shpenzimet

Këto raporte përmbledhin çështjet kryesore që dalin nga auditimi i pasqyrave vjetore financiare (PVF-të) nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm:

2016 – Shkarko

2015 – Shkarko

2014 – Shkarko

2013 – Shkarko

2012 – Shkarko

KUTIA E KONTRIBUTEVE