Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ARKEP është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga ligji për Komunikime Elektronike, nga ligji për shërbimet postare, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Qeveria, bazuar në dispozitat e paragrafit 1. të nenit 6 të këtij ligji dhe paragrafit 1 të nenit 7 të këtij ligji;

Ligji për Komunikime Elektronike (Nr.04/L-109) miratuar nga Kuvendi i Kosovës, rregullon marrëdhëniet shoqërore që kanë të bëjnë me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike, shërbimet dhe facilitetet shoqëruese, përdorimin e resurseve të komunikimeve elektronike, si dhe marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë me radio-pajisjet, pajisjet fundore dhe përputhshmërinë elektromagnetike, siguron nivel të barabartë të mbrojtjes së të drejtave për të dhënat personale, veçanërisht të drejtën e privatësisë dhe procesimin e të dhënave personale në sektorin e komunikimeve elektronike.

Ligji për Telekomunikacion, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i nxjerrur nga Rregullorja e UNMIK-ut 2003/16 parashihte nevojën për ngritje në sektorin e telekomunikacionit në Kosovë përmes themelimit të një agjensioni rregullator të pavarur i cili do të ishte përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e ofruesve të shërbimeve telekomunikuese në Kosovë, ku inkurajohet pjesëmarrja e sektorit privat dhe konkurrenca në ofrimin e shërbimeve. Menjëherë pas miratimit të Ligjit, Kuvendi i Kosovës emëroi Bordin e ART dhe anëtarët e këtij bordi më 11 dhjetor 2003.

ART filloi punën zyrtarisht në Janar 2004. Gjatë punës fillestare, ART ishte e përfshirë në disa projekte shumë të rëndësishme të cilat përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu konkurrues i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë.

Ligjet e miratuara deri më tani për rregullimin e tregut të komunikimeve elektronike, shërbimeve postare dhe shoqërisë së Informacionit:

Ligji për Komunikimet elektronike 04/L-109 04 Tetor 2012 në fuqi – Shkarko

Ligji për Telekomunikacion 2002/7 03 Maj 2003 i shfuqizuar me Ligjin Nr.04/L-109 – Shkarko

Amandamentimi i Ligjit Nr.2002/7 03/L-085 13 Qershor 2008 i shfuqizuar me Ligjin Nr.04/L-109 – Shkarko

Ligji për shërbimet postare 03/L-173 15 Prill 2010 në fuqi – Shkarko

Ligji për shërbimet e shoqërisë informatike 04/L-094 15 Mars 2012 – Shkarko

Përveç këtyre ligjeve është aktuale edhe Axhenda dixhitale për Kosovën 2013-2020.

Rregullorja nr. 38 për Kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike (Miratuar më 19 prill 2018) – Shkarko

Rregullorja nr. 37 për “Autorizimet e Përgjithshme” (Miratuar më 16 prill 2018) – Shkarko

Rregullorja nr. 36 për “Rregullore për Kualitetin e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike” (Miratuar më 16 prill 2018) – Shkarko

Rregullorja nr. 35 për Pagesat Vjetore për Mbikëqyrje dhe të Drejtën e përdorimit të Radio Frekuencave” (Miratuar më 19 janar 2018) – Shkarko

Rregullorja Nr.33 për Bartshmerinë e numrave për parapaguesit e sh. publike të KE-së (28 qershor 2017) – Shkarko

Rregullore  Nr 32 – Plani Kombëtar i Numeracionit për Rrjetat e Komunikimeve Elektronike – Shkarko

Rregullore për regjistrimin e parapaguesve të telefonisë mobile (Miratuar më 25 janar 2017 – Shkarko

Rregullore nr. 29. për Standardet Teknike dhe organizative për Sigurinë dhe Integritetin e Rrjeteve dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike – Shkarko

Rregullore nr. 28 për kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masat tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike (Miratuar më 4 mars 216) – Shkarko

Raportet e viteve të fundit:

2016 – Shkarko

2015 – Shkarko

2014 – Shkarko

2013 – Shkarko

2012 – Shkarko

2011 – Shkarko

Vizioni i ARKEP është që të zhvillojë sektorin e Komunikimeve Elektronike në Kosovë, dhe ekonominë informative përmes implementimit të politikave që janë në përputhshmëri me reformat në këtë sektor të cilat implementohen nga Unioni Evropian dhe pjesa tjetër e botës së industrializuar. ARKEP për këtë qëllim ka kompetenca të ndërhyjë në treg, promovojë konkurrencën e shëndoshë midis operatorëve të autorizuar, dhe të nxisë përdorimin e teknologjive dhe shërbimeve të reja në mënyrë që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve. ARKEP duhet të sigurojë mbrojtjen e konsumatorit, qeverisjen e dobishme dhe transparente dhe përdorim optimal të resurseve të kufizuara të vendit. Për këtë kërkohet krijimi dhe implementimi i një kornize ligjore të përshtatshme për monitorimin dhe mbikëqyrjen e këtij sektori, e cila kornizë lehtëson dhe mundëson qeverisje transparente dhe të dobishme.

Rregullimi i ARKEP synon të krijojë një treg konkurrues në një mjedis ligjor i cili do të nxisë investimet dhe konkurrencën e lirë në mënyrë që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve të shërbimeve telekomunikuese.

  • Përgatitë në bashkëpunim më Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Planin Kombëtar të Radio-Frekuencave dhe punon për harmonizimin e këtij plani me ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave.
  • Mbledhë dhe përpunon të dhënat statistikore nga ndërmarrësit që kryejnë veprimtarinë e tyre në fushën e komunikimeve elektronike.
  • Publikon çdo informacion të nevojshëm për zhvillimin e një tregu të hapur dhe konkurrues.
  • Miraton legjislacionin sekondar lidhur me implementimin e ligjit për komunikimet elektronike, ligjit për shërbimet postare dhe strategjitë/politikat e miratuara nga Qeveria.
  • Miraton vendimet në lidhje me përcaktimin e tregjeve përkatëse, kryen analizat e tregut dhe imponimin, si dhe tërheqjen e obligimeve të rregullatorit tek operatorët me fuqi të ndjeshme tregu.
  • Miraton vendimet lidhur me përcaktimin e ofruesve të shërbimeve universale dhe përcaktimin e obligimeve dhe të drejtave të tyre.
  • Monitoron dhe rregullon dispozitat e komunikimeve elektronike publike të rrjetave dhe shërbimeve.
  • Zgjidhë mosmarrëveshjet, duke përfshirë ato që lidhen me çështjet e përdorimit të përbashkët të faciliteteve dhe pasurive në mes të ndërmarrësve.
  • Zgjidhë mosmarrëveshjet në mes të përdoruesve fundorë dhe operatorëve të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.
  • Monitoron dhe rregullon përdorimin e përbashkët të faciliteteve dhe pasurive.
  • Miraton Planin Kombëtar të Numeracionit, Planin për përdorimin e Radio-Frekuencave (kanaleve) dhe planet e zhvillimit të radio komunikimit.
  • Menaxhon resurset e fundme – spektrin e radio-frekuencave dhe hapësirën e numeracionit në komunikimet elektronike.
  • Zbaton detyrat që lidhen me kompatibilitetin elektromagnetik, përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve, radio-monitorimin dhe eliminimin e Interferencave (ndërhyrjeve) të Radios.
  • Lëshon autorizime dhe akte të tjera në pajtueshmëri me dispozitat e ligjit/ligjeve si dhe rregulloret e miratuara.
  • Miraton vendimet lidhur me grantet, transferet dhe revokimin e licencave individuale për përdorimin e spektrit të radio-frekuencave në bazë të tenderit publik dhe procedurave të Ankandit publik.
  • Kontribuon në përgatitjen e propozimeve të strategjive kombëtare dhe politikave.
  • Brenda fushëveprimit të kompetencave të veta, bashkëpunon dhe participon në punën e organeve punuese administrative dhe ndërkombëtare, regjionale, si dhe organizatave dhe institucioneve në fushën e komunikimeve elektronike aty ku aderon Republika e Kosovës.
  • Në bazë të autorizimeve të marra, lidhë marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale në fushën e komunikimeve elektronike.
  • Publikon informatat/udhërrëfyes lidhur me zbatimin e ligjit brenda fushës dhe duke iu nënshtruar procedurës dhe kushteve të vendosura nga vetë ARKEP.
  • Kryen funksionet e qendrës kompjuterike për reagime emergjente me qëllim të ballafaqimit me rreziqet për sistemet publike të komunikimeve elektronike.
  • Bën konsultime lidhur me zbatimin e ligjit si dhe rregulloret e nxjerra nga ARKEP.

Spektri frekuencor

 

Spektri i radio-frekuencave – përfshin valët elektromagnetike në diapazonin e frekuencave 9 kHz deri 3000 GHz, të cilat përhapen në hapësirë pa nevojën e linjave të veçanta,  dhe  si burim i kufizuar natyror  me rendësi publike paraqet një indikator esencial ne zhvillimin tregut te  komunikimeve elektronike ne  Republikën e Kosovës ne shume sfera te rëndësishme si: komunikimit pa tel si Wi-Fi ose telefonin Mobile,  shfrytëzimi  ne lëmit e  transportit, transmetimeve  radio difuzive , sigurinë publike, hulumtime, mbrojtjen e mjedisit dhe energjisë, shkence dhe edukim etj.

Spektri frekuencore (kanalet) do të menaxhohet duke u bazuar në Planin Kombëtar të Radio-frekuencave dhe Planin për përdorimin e radio-frekuencave (kanaleve), plane te  harmonizuara  konform politikave  kombëtare dhe ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave.

Plani kombëtar i Radio-frekuencave – është dokument i miratuar nga Qeveria, aprovuar nga Kuvendi i Kosovës  dhe përgatitur nga  ARKEP dhe Ministria. Plani përgatitet ne harmoni me dokumente ndërkombëtare ( Rekomandimet, vendimet dhe  Raportin 25 te CEPT) që përcakton brezet frekuencore për shërbime të ndryshme dhe vendos kushtet bazë për ndarjen dhe dhënien e frekuencave, me qëllim të shfrytëzimit  efektiv të spektrit të radio-frekuencave dhe shmangien e interferencave;

Plani Ekzistues Kombëtar i Shpërndarjes dhe Shfrytëzimit te Radio frekuencave  është aprovuar nga Kuvendi I Republikës se Kosovës me dt. 23 qershor 2011.

Bazuar ne Ligjin e komunikimeve elektronike 04/L-109 detyrat kryesore te Autoritetit ( ARKEP) ne menaxhimin e spektrit frekuencore janë:

  • Në bashkëpunim më ministrinë Përgatit Planin Kombëtar të Radio-Frekuencave dhe punon për harmonizimin e këtij plani me politikat ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave.
  • Miraton legjislacionin sekondar lidhur me shfrytëzimin e resurseve frekuencore , të cilat janë në kompetencë të Autoritetit, mbështetur në dispozitat e ligjit te Komunikimeve Elektronike 04/L-109.
  • Miraton Planin për përdorimin e Radio-Frekuencave (kanaleve) dhe planet e zhvillimit të radio komunikimit.
  • Menaxhon resurset e fundme – spektrin e radio-frekuencave
  • Përformon detyrat që lidhen me kompatibilitetin elektromagnetik, përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve, radio-monitorimin dhe eliminimin e Interferencave (ndërhyrjeve) të Radios.
  • Lëshon autorizime individual për Radio frekuenca
  • Miraton vendimet lidhur me grantet, transferet dhe revokimin e licencave individuale për përdorimin e spektrit të radio-frekuencave në bazë të tenderit publik dhe procedurave të Ankandit publik.
  • Kontribuon në përgatitjen e propozimeve të strategjive kombëtare, politikave qe kane te bëjnë me shfrytëzimin e resurseve frekuencore dhe shërbimeve brezëgjera pa tela.

Te gjithë operatoret dhe ofruesit e shërbimeve te komunikimeve elektronike  te cilët dëshirojnë  te shfrytëzojnë resurse frekuencore janë te obliguar qe te aplikojnë për te drejtën e shfrytëzimit  te tyre, ne ARKEP  para fillimit te aktivitetit te tyre konform legjislacionit primar dhe sekondar ne fuqi.

Shfrytëzimin e resurseve frekuencore ( radio frekuencave) i nënshtrohen sistemit  te pagesave për radio frekuenca dhe taksave administrative  ne përputhje me kushtet e vendosura ne Rregullore, Nr. 17 “‘Pagesat Për Shfrytëzimin e Radio Frekuencave” dhe Rregulloren Nr. 22  Për ‘Dhënien dhe Shfrytëzimin e Radio Frekuencave’.

Numëracioni

 

Me qëllim të  menaxhimit efikas të resurseve numerike, qasjes jo diskriminuese në caktimin, rezervimin dhe përdorimin e numrave, serive/blloqeve numerike për secilin dhe për çdo operator dhe ofrues të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, si dhe duke u bazuar në detyrimet e përcaktuara në Ligjin për Komunikime Elektronike Nr.04/L-109 (LKE), respektivisht Kreun VII dhe VIII ARKEP ka miratuar Rregulloren për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetat e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Rregullorja Nr.26; 023/B/14).

Ndryshimet në Planin e ri të Numeracionit janë vlerësuar të domosdoshme nga Autoriteti (ARKEP) për t’iu përshtatur përcaktimeve të normuara me ligjin e aplikueshëm (LKE) dhe ndryshimet kanë të bëjnë me;

  1. Harmonizimin me kërkesat e Ligjit (LKE); dhe
  2. Qartësimin dhe definimin e procedurave administrative, të cilat kanë të bëjnë me caktimin, rezervimin, revokimin, transferin dhe përdorimin (shfrytëzimin) e resurseve numerike nga ndërmarrësit e rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.

Që punët e ARKEP-it të kryhen në mënyrë efikase dhe të sigurt në caktimin, rezervimin dhe shfrytëzimin e resurseve numerike duhet të paguhet një tarifë vjetore për caktimin dhe rezervimin e tyre.

Pёr caktimin dhe rezervimin e numrave, Autoriteti do tё ketё parasysh faktorёt nё vijim:

  1. shfrytëzimin efikas dhe efektiv tё resurseve numerike;
  2. nevojёn pёr resurse tё mjaftueshme numerike qё do tё jenё nё dispozicion pёr njё periudhё mё tё gjatё kohore;
  3. kërkesat dhe dëshirat e aplikuesit, shfrytёzuesit dhe tё palёve tjera tё interesuara;
  4. të drejtën e përdoruesve fundor për të mbajtur numrin telefonik.
  5. shpenzimet, tё cilat duhet t’i pёrmbushin aplikuesit dhe operatorёt/ofruesit tjerё publik tё komunikimeve elektronike si dhe shfrytёzuesit gjatё mbajtjes sё numrit;
  6. përdorimin e serive numerike, tё cilat mё parё kanё qenё tё ndara pёr aplikuesin pёr shërbime të komunikimeve elektronike tё caktuara.
  7. përshtatjen e kёrkesёs me kushtet e Autoritetit sa i pёrket ndarjes sё numrave, serive numerike, emrave dhe adresave;
  8. rekomandimet relevante të ITU dhe Bashkimit Europian, standardet dhe obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare; dhe
  9. shërbimet e emergjencës dhe faktorёt tjerё, tё cilёt Autoriteti i konsideron relevant pёr zbatimin e qëllimit tё Planit tё Numeracionit.

Informatat e kërkuara për Caktimin dhe Rezervimin e resurseve numerike:

Në mënyrë që aplikuesit t’i caktohen/rezervohen resurset numerike, duhet të dërgojë të dhënat e mëposhtme/informatat tek Autoriteti:

  1. Kërkesë me një përshkrim të shërbimit duke specifikuar qartë arsyet e aplikimit
  2. Emrin dhe qëndrimin e përhershëm, numrin e regjistrimit të biznesit, numrin fiskal, informatat e kontaktit nga dërguesi i kërkesës;
  3. Aplikacioni i plotësuar dhe i nënshkruar vetëm nga personi i autorizuar;
  4. Resurset e kërkuara të numeracionit;
  5. Informatat rreth çmimeve dhe zbatimi teknik i shërbimit;
  6. Datën e planifikuar për fillimin e shfrytëzimit të resurseve të numeracionit;
  7. Dëshmi mbi pagesën e bërë, me përjashtim të rasteve të specifikuar në Rregulloren për Planin e Numeracionit;

Si dhe informacione shtesë varësisht nga kërkesa.

Shërbimet Postare

Shërbime postare konsiderohen shërbimet e kryera nga ofruesi i shërbimit (Operatori) sipas kërkesës së shfrytëzuesit (konsumatorit) kundrejt pagesës së taksës postare e që nënkuptohet: pranimi, përpunimi, bartja – transporti, shpërndarja dhe dorëzimi i dërgesave postare.

Shërbime postare në territorin e Republikës së Kosovës mund të ofrojnë personat fizikë dhe juridikë, të cilët janë të pajisur me licencë nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronik dhe Postare (ARKEP) i cili është i autorizuar të lëshoj dhe tërheqë licencat operatorëve postar të cilët dëshirojnë të ofrojnë shërbime postare.

Detyrat dhe autorizimet e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronik dhe Postare (ARKEP) në fushën e shërbimeve postare janë të përcaktuara me nenin 6 të ligjit nr. 03/L-173 Për shërbime Postare dhe aktet tjera nënligjore të nxjerra në zbatim të këtij ligji:

Rregullatori sipas dispozitave të këtij ligji ka kompetencë dhe detyrë:

  • të formojë sektorin që merret me hulumtimin dhe rregullimin e tregut të shërbimeve postare në territorin e Republikës së Kosovës;
  • lëshon dhe tërheq licencat operatorëve postarë për ofrimin e shërbimeve universale dhe shërbimeve të tjera postare;
  • miraton tarifat për shërbimet universale dhe të rezervuara postare, të propozuara nga Operatori publik postar;
  • përcakton shkallën e peshës – limitin për shërbimet e rezervuara postare;
  • përcakton tarifat për dhënien e licencave dhe taksën vjetore për ofrimin e shërbimeve postare, si dhe afatet për kryerjen e pagesës;
  • propozon rregulla Ministrisë për ofrimin dhe përmbushjen e standardeve për realizimin e shërbimeve postare;
  • mban regjistrin e licencave të lëshuara me të dhënat përkatëse;
  • mbikëqyrë respektimin e kushteve të përcaktuara me licencë, dhe në rast të shkeljes së kushteve të licencës merr masat e nevojshme ndaj operatorëve postar;
  • mbikëqyrë përdorimin e tarifave të shërbimeve postare dhe propozon marrjen e masave ligjore në rastet kur operatori postar nxjerr ose përdor tarifa në kundërshtim me masat e përcaktuara me këtë ligj;
  • përcjell zhvillimet që kanë të bëjnë me sektorin postare dhe tregun e shërbimeve postare dhe merr masat e nevojshme për të siguruar barazi dhe transparencë për konkurrim në tregun e shërbimeve postare;
  • zgjedh mosmarrëveshjet në mes të operatorëve postarë dhe shfrytëzuesve me operatorët postarë;
  • siguron shfrytëzuesve të shërbimeve postare kushte të barabarta;
  • mbledh informacionet e nevojshme që kanë të bëjnë me shërbimin postar dhe i publikon ato sipas nevojës;
  • nxjerr statutin dhe rregulloren e punës;
  • i dorëzon Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin vjetor të punës;
  • të kryen edhe punë të tjera në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe aktet e tjera nënligjore.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), konform rregullores së punës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore publikon të dhënat dhe informacionet e nevojshme që kanë të bëjnë me Sektorin e Shërbimit Postar në faqen (Ueb) e saj zyrtare dhe bënë rifreskimin e tyre sipas nevojës.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), gjithashtu publikon të gjitha vendimet e nxjerra lidhur me Sektorin e Shërbimit Postar dhe Regjistrin e operatorëve postar të licencuar në Republikën e  Kosovës.

Standardet e cilësisë së realizimit të shërbimit postar duhet të jenë brenda standardeve të parapara me Direktivën 97/67 EC, Article 16, Annex, përkatësisht nenin 30 pika 6 të ligjit nr 03/L-173 për shërbime postare.

Sanksionet dhe gjobat lidhur me shkeljet e ndryshme të bëra në Sektorin Postar janë të parashikuara me nenin 43 dhe 44 të ligjit nr. 03/L-173 Për Shërbime Postare.

Shfrytëzuesit (konsumatorët) e shërbimeve dhe Operatorët, Ankesat dhe parregullsitë e ndryshme të paraqitura gjatë procesit të realizimit të shërbimeve postare mund ti paraqesin çdo ditë pune në zyrat e ARKEP-it dhe përmes adresës  info@arkep-rks.org.

 Në kornizën e politikës së përbashkët të transportit, është e rëndësishme që të mbrohen të drejtat e udhëtarëve në transportin  hekurudhor dhe të përmirësohet kualitetin dhe efikasitetin i shërbimeve hekurudhore të udhëtarëve në mënyrë që të ndihmohet në rritjen e përdorimit të transportit hekurudhor në krahasim me mënyrat e tjera të transportit. Të drejtat e udhëtarëve në shërbimeve hekurudhore përfshijnë pranimin e informacionit në lidhje me shërbimin para dhe pas udhëtimit, biletat, përgjegjësinë e ndërmarrjes për humbjen e bagazhit si dhe vonesat apo anulimet,  shërbimet për personat e paaftë dhe më aftësi te kufizuar, sigurinë dhe kualitetin e shërbimit.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Organizimi

Autoriteti drejtohet nga Bordi si organi më i lartë vendimmarrës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të tij rregullatore sipas ligjit. Në Seancën plenare, të mbajtur më 14 dhjetor 2015, Kuvendi i Kosovës emëroi me mandat 5 vjeçar anëtarët e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare sipas Ligjit të Komunikimeve Elektronike Nr.04/L-109.

Kreshnik Gashi

Kryetar i Bordit

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017 – Shkarko

Nijazi Ademaj

Anëtar

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2016 – Shkarko

Hazir Hajdari

Anëtar

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017 – Shkarko

Bahri Anadolli

Anëtar

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017 – Shkarko

Shqiprim Pula

Anëtar

Financat dhe Buxheti

Burimet e fondeve

Shpenzimet

Raportet e auditorit për ARKEP në vitet e fundit:

2016 – Shkarko

2015- Shkarko

2014- Shkarko

2013- Shkarko

2012- Shkarko

KUTIA E KONTRIBUTEVE