Autoriteti rregullator për shërbimet e ujit (ARRU) si autoritet i pavarur, është përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimit të ujit Kosovë.

Roli i ARRU është që të sigurojë ofrimin e shërbimeve cilësore, efiçente, dhe të sigurta në baza jo-diskriminuese për tërë konsumatorët në Kosovë, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.

Ligji Nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit – Shkarko

Rregullore Nr.01/2016 për Komisionin Këshillues të Konsumatorëve për Shërbimet e Ujit në Kosovë – Shkarko

Rregullore NR.02/2016 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë  – Shkarko

Rregullore Nr.03/2016 për Kartën e Konsumatorit të Shërbimeve të Ujit në Kosovë  – Shkarko

Rregullore Nr. 04/2016 për Inspektimin e Përmbushjes së Obligimeve Rregullatore nga Ofruesit e Licencuar të Shërbimeve të Ujit në Kosovë  – Shkarko

Rregullore Nr. 05/2016 për Licencimin e Ofruesve të Shërbimeve të Ujit në Kosovë  – Shkarko

Rregullore Nr.06/2016 për Ndërprerje nga Shërbimet e Ujit në Kosovë  – Shkarko

Rregullore Nr.07/2016 për Përcaktimin e Tarifave të Shërbimit të Ujit në Kosovë  – Shkarko

Rregullore Nr. 08/2018 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores 02/2016 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë  – Shkarko

Raporti 2017 – Shkarko

Raporti 2016 – Shkarko

Raporti 2015 – Shkarko

Raporti 2014 – Shkarko

Raporti 2013 – Shkarko

Raporti 2012 – Shkarko

Vizioni

“Shërbime cilësore, të sigurta dhe efiçente të shërbimeve të ujit, për të gjithë konsumatorët në Kosovë”

Misioni

“Rregullimi i shërbimeve të ujit në mënyrë efektive dhe transparente në pajtim me praktikat e mira Evropiane të cilat sigurojnë që ofruesit e shërbimeve të ujit të japin shërbime kualitative, të qëndrueshme dhe me çmime të përballueshme në tërë Kosovën, duke pasur parasysh ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit Publik”

Objektivat:

  • Zhvillimi dhe implementimi i kornizës rregullatore e cila siguron ofrimin e shërbimeve cilësore me kosto të arsyeshme për konsumatorët e shërbimeve të ujit;
  • Mbrojtja e interesave afatshkurta dhe afatgjata të konsumatorëve duke siguruar se ofruesit e shërbimeve ujit nuk keqpërdorin pozitat e tyre të monopolit dhe rrjedhimisht ofrojnë shërbimet efiçente në pajtim me standardet e përcaktuara të shërbimit;
  • Përcaktimi i tarifave të shërbimit duke u bazuar në parimin e mbulimit të kostove të Ofruesve të Shërbimit duke pasur parasysh me këtë rast përballueshmërinë e tyre për konsumatorët.
  • Stimulimi i konkurrencës në shërbimet e ujit përmes krahasimit të performancës së Ofruesve të Shërbimeve;
  • Ngritja e transparencës dhe përgjegjësisë në sektorët e shërbimeve të ujit përmes monitorimit të performancës dhe raportimit publik për performancën e tyre

Përgjegjësit:

  • Licencimi i ofruesve të shërbimeve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kushteve të përcaktuara me licencë të shërbimit;
  • Përcaktimi i tarifave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që tarifat të jenë të drejta dhe të arsyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve;
  • Vendosja e standardeve të shërbimit dhe mbikëqyrjen e zbatimit nga ofruesit e shërbimeve të këtyre standardeve;
  • Monitorimi i përformancës së ofruesve të shërbimeve për të vlerësuar nëse ata i përmbushin kushtet e përcaktuara me licencën e shërbimit si dhe caqet e përcaktuara me procesin tarifor;
  • Themelimi dhe mbështetja e Komisioneve këshilluese të konsumatorëve në shtatë regjionet e Kosovës;
  • Hartimi dhe miratimi i rregulloreve, standardeve dhe vendimeve rregullatore në pajtim me autorizimet që ka në bazë të këtij ligji dhe ligjeve tjera të aplikueshme;
  • Inspektimi i standardeve të shërbimit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të akteve ligjore të Autoritetit.

Licencimet

Asnjë ofruesve i shërbimeve që ofrojnë shërbime të ujësjellësit, ujërave të ndotura, furnizimit të uji të përpunuar dhe të papërpunuar me shumicë në Republikën e Kosovës nuk mund të ofrojnë këto shërbime pa pasur licencë të shërbimit.

Në pajtim me nenin 4.3.1 të Ligjit Nr.05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit (ARRU) është kompetent për licencimin e ofruesve të shërbimit që ofrojnë shërbime të ujësjellësit, ujërave të ndotura, furnizimit të uji të përpunuar dhe të papërpunuar me shumicë në Republikën e Kosovës.
Procedurat, kërkesat, informacionet, dokumentacioni etj. janë të përshkruara në Ligjit Nr.05/L-042 si Rregullën për Licencim e Ofruesve të Shërbimit të Ujit në Kosovë Rr.05/2016
ARRU ka autoritet të mbikëqyr dhe të ndërmerr masa në rast të shkeljes apo/ose mos respektimin e Licencës së Shërbimit e cila konsiston në masën për gjobitje dhe revokim të Licencës së Shërbimit nëse nuk i ka evituar shkeljet.

Tarifat

Bazuar në Ligin Nr. 05/L – 042, ARRU përcakton tarifat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që tarifat të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve.

ARRU cakton tarifa për:
– Shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura
– Shërbimet e furnizimit të ujit të pa-trajtuar me shumicë
– Tarifa të ujit të trajtuar me shumicë.

Tarifa përcaktohet nga kërkesa për të ardhura pjesëtuar me vëllimin e ujit të shitur (përshtatur për efiçencën në arkëtimin e të ardhurave). Kërkesa për të ardhura është e përbërë nga tri komponente kryesore: (1) Shpenzimet operative; (2) Mirëmbajtja kapitale dhe (3) Kthimi në Bazën Rregullatore të Aseteve.

Monitorimi i Performancës

ARRU, monitoron dhe raporton çdo vit performancën kombëtare për shërbimet e ujit në Kosovë dhe për këtë qëllim ka zhvilluar një suitë të plotë të treguesve të performancës të cilat përfshijnë aspektet operative, financiare, shërbimeve ndaj konsumatorëve, si dhe standardeve të shërbimit.

Përmes Monitorimit të performancës, ARRU synon të masë punën e shtatë Kompanive Rajonale të Ujit(KRU), me qëllimin e vetëm për të lehtësuar përmirësimin e performancës së tyre. Monitorimi i Performancës, gjithashtu është i rëndësishme edhe për faktin e ngritjes së përgjegjshmërisë dhe transparencës së KRU para publikut të gjerë.

Matja dhe vlerësimi i performancës vjetore të KRU, bëhet sipas metodologjisë së përvetësuar nga ARRU, e cila është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare që janë në zbatim nga rregullatorët e këtij sektori, ku në fokus janë kërkesat specifike rregullatore, me nivele të veçanta të shërbimeve dhe të implikimeve të kostos për konsumatorin. Në përdorim pra, është vendosur koncepti i vlerësimit të performancës ndaj kompanisë e cila funksionon mirë dhe ofron shërbime efiçente në; Furnizimin me ujë dhe Shërbime të ujërave të ndotura, mbi bazën e cilësisë së ujit, niveleve të shërbimit, mbulueshmërisë si dhe efiçencës komerciale dhe financiare.

Publikimi i Raporteve Vjetore për Performancën e kompanive të ujit nga ana e ARRU, është në përputhje me praktikat më të mira rregullatore e kjo për të demonstruar transparencë në sektor, për të promovuar përgjegjshmërinë menaxhuese të ofruesit të shërbimit dhe inkurajuar përmirësime ngritëse të performancës, gjithashtu Raporti Vjetor i Performancës, është një burim i rëndësishëm i informacioneve për të gjitha palët e interesit. përformanca vlerësohet në këto aspekte:

Shërbime të furnizimit me ujësjellës
– Cilësia e ujit të pijshëm
– Presioni në rrjetin e ujësjellësit
– Disponueshmëria me ujësjellës
– Mbulimi me shërbime të ujësjellësit
– Efiçienca e kostos së furnizimit me ujësjellës
– Uji i pa faturuar

Shërbime të Ujëra të Ndotura
– Cilësia e shkarkimit të ujëra të ndotura
– Besueshmëria e shërbimit
– Mbulimi me shërbime të ujëra të ndotura
– Efiçienca e kostos së shërbimeve të ujëra të ndotura

Raportimi Rregullator

Performanca Financiare – Komerciale
– Profitabiliteti
– Efiçienca komerciale

Qëllimi primar i rregullativës ekonomike është që në kushtet e shërbimeve të monopolit çfarë janë shërbimet publike të ujësjellësit dhe ujërave të zeza (dhe aktualisht edhe ato të mbeturinave) interesat e konsumatorëve të mbrohen nga abuzimi potencial. Rregullimi i shërbimeve të konsumatorëve është me rëndësi për të siguruar se Ofruesit e Shërbimeve janë të përgjegjshëmë ndaj konsumatorëve dhe kanë një qasje e cila ka në fokus konsumatorët.

Standardet e Shërbimit – Niveli i shërbimeve që ofruesit e shërbimeve janë të obliguar ti plotësojnë me rastin e ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të zeza është përcaktuar në Rregullën për Standardet Minimale të Shërbimit për Ujë dhe Ujëra të Zeza,

Karta e Konsumatorëve dhe Kontrata e Shërbimit – Të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të konsumatorëve dhe Ofruesve të Shërbimeve në lidhje me shërbimet e ofruara janë të përcaktuara me Kartën e Konsumatorëve që është një deklaratë e përgjithshme të cilën të gjithë ofruesit e shërbimeve të licencuar nga ZRRUK e kanë nxjerrë duke u bazuar në Rregullën për Kartën e Konsumatorëve për Shërbimet e Ujit dhe Ujërave të Zeza, Më detajisht të drejtat dhe obligimet e konsumatorëve janë përcaktuar me Kontratën e Shërbimit që duhet të nënshkruhet nga Ofruesit e Shërbimeve me të gjithë konsumatorët e vet.

Komisionet Këshilluese të Konsumatorëve – Komisioni Këshillues i Konsumatorëve është organ i cili është themeluar nga Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit në bashkëpunim me komunat përkatëse. Ky komision është i përfaqësuar me nga një (1) përfaqësues të secilës komunë dhe është i themeluar në secilën zonë të shërbimit, i cili vepron në shtatë (7) rajonet e Kosovës ku operojnë ofruesit rajonal të shërbimeve të ujit.

Përgjegjësitë e Komisionit Këshillues të Konsumatorëve janë:

  • Jep rekomandime Autoritetit për të gjitha çështje me rëndësi që kanë të bëjnë lidhur më shërbimet e konsumatorëve të ujit në mënyrë që ofrimi i shërbimeve të jetë cilësor dhe në baza jo-diskriminues për të gjithë konsumatorët;
  • Ndihmon Autoritetin duke dhënë rekomandime lidhur me; hartimin e akteve normative, me përcaktimin e tarifave, me hulumtimin e opinionit të konsumatorëve për shërbime të ujit, si dhe për çështje të tjera që lidhen me të drejtat e konsumatorit;
  • Shqyrton dhe merr vendime për ankesat e konsumatorëve të ujit të cilat janë paraqitur kundër vendimeve të ofruesit të shërbimeve të ujit.

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit

Organizimi

Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, ARRU ka Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin , të cilët emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të cilët emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me mandat 5 vjeçar

Drejtor aktual i ARRU është Raif Preteni, ndërsa zv. Drejtor është Xhelal Selmani.

ARRU përbëhet nga katër departamente dhe njësia e inspektimit, tri prej departamenteve janë përgjegjëse për aktivitetet regullatore dhe një departament ofron mbështetje për punën e zyrës si dhe njësia e inspektimit që mbikëqyr zbatimin e akteve ligjore të ARRU.

Organizimi i brendshëm dhe procedurat administrative dhe rregullatore në bazë të së cilave funksionon ARRU janë përcaktuar me një dokument të veçantë të nxjerrë nga Drejtori i ARRU-së.

Musa Shabani

Kryetar i bordit

Azem Rexhaj

Anëtar i bordit

Kemajl Zeqiri

Anëtar i bordit

Festim Kutllovci

Anëtar i bordit

Avdi Konjuhi

Anëtar i bordit

Ramiz Krasniqi

Drejtor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Kryen inspektimet e të gjithave aktiviteteve minerare sipërfaqësore dhe nëntokësore (në përputhje me kushtet e licencës) duke përfshirë edhe eksplozivet (shpim-plasjet), në koordinim me KFOR-in dhe MPB-ne. Bën inspektimin në raste të aksidenteve që lidhen me miniera, inspektimin e operimeve ilegale, si dhe sekuestrimin e pajisjeve dhe resurseve te veprimet ilegale.

Ekzaminon dhe vlerëson efektivitetin adekuat të sistemit të kontrollit menaxhues, politikat, procedurat dhe planet e OB si edhe organizatat përkrahëse të jenë të adaptuar që të udhëheqin aktivitetet e tyre.

Kryen të gjitha aktivitetet e matjeve gjeodezike dhe inspektimin në miniera, verifikimin e koordinatave të të gjitha aplikacionet, verifikimin e koordinatave te fushave para minuese, verifikimi i situacioneve te rezervave te shfrytëzuara gjatë vitit kalendarik.

Kryen të gjitha aktivitetet e nevojshme që të sigurojë hulumtimin dhe shfrytëzimin e licencuar, të rregullt dhe optimal të resurseve minerale të Kosovës në përputhshmëri me ligjin e Minierave dhe Mineraleve dhe Strategjinë Minerare, shfrytëzim optimal të mineraleve dhe zhvillim të pranueshëm mjedisor. Po ashtu kryen marrjen, përpilimin dhe arkivimin e të dhënave gjeo-shkencore të territorit të Kosovës.

Mbikëqyrë Sistemin e Menaxhimit Informativ (SMI) për Gjeo-Databazën e Kosovës (SMI GDK). SMI mbështet punët e KPMM-se, menaxhon çdo të dhënë të KPMM të ruajtur në mënyrë elektronike (siç janë dokumentet dhe raportet, hartat gjeoshkencore, të dhënat e vendburimeve minerale, arkivën dhe të tjera).

Ndihmon në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor, në bashkëpunim të ngushtë me Bordin, Drejtorinë, departamentet dhe njësitë tjera organizative nga fushëveprimi i KPMM-së. Ndihmon në hartimin e akteve të ndryshme që nxirren nga Bordi dhe Drejtoria. Bën verifikimin dhe sigurimin e përputhshmërisë me parimet themelore të jurisprudencës, si dhe respektimi i teknikave legjislative, për të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të propozuara apo sponsorizuara dhe të miratuara në KPMM.

U ofron departamenteve tjera të institucionit, në mënyrë efektive dhe efeciente, shërbime administrative, shërbime të transportit e logjistikës, shërbime të personelit dhe shërbime gjuhësore; e përmes shërbimeve të kontraktuara, edhe qiranë e objektit, sigurimin fizik dhe mirëmbajtjen e objektit të KPMM-së. Departamenti i Administratës përmban: Divizionin e Transportit dhe Logjistikës, Sektorin e Personelit dhe Sektorin Gjuhësor.

Ka përgjegjësi që të menaxhojë buxhetin e KPMM-së, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë Nr. 03/L-048, si dhe të bëjë grumbullimin e Rentës Minerare në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-163, si dhe ligjin Nr. 04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit bazik për Minierat dhe Mineralet. Departamenti i Financave përmban: Divizionin e të Hyrave dhe Njësinë e Pagesave.

Është përgjegjës për menaxhimin e të gjitha aktiviteteve të prokurimit në KPMM në pajtim me dispozitat e Ligjit te Prokurimit Publik te Kosovës. Bën organizimin dhe administrimin e përgjithshëm te prokurimit brenda KPMM, kryerjen e aktiviteteve të prokurimit përfshirë specifikimin, pranimin dhe vlerësimin e tenderëve, kontratave si dhe ndërlidhja për të siguruar implementimin e të gjitha aktiviteteve dhe sistemeve të furnizimit.

Është përgjegjës për funksionimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së teknologjisë informative ne Komisionin e Pavarur te Minierave dhe Mineraleve. Bën sigurimin e zgjidhjeve kualitative të teknologjisë informative për mundësimin e shkëmbimit të shpejtë, të lehtë dhe në formë të përshtatshme të informatave brenda dhe jashtë KPMM-së.

Financat dhe Buxheti

555160

Burimet e fondeve

Shpenzimet

Raportet e auditimit për ARRU në vitet e fundit:

2016 – Shkarko

2015 – Shkarko

2014 – Shkarko

2013 – Shkarko

2012 – Shkarko

KUTIA E KONTRIBUTEVE