Licencimi
Licencimi i Menaxherit të Infrastrukturës është kërkesë ligjore e cila del nga ligji për hekurudhat e Kosovës dhe legjislacioni evropian i aplikueshëm në Kosovë në sektorin hekurudhore.
Qëllimi i licencimit të Menaxherit të Infrastrukturës është rregullimi dhe mbikëqyrja e sektorit hekurudhore konform dispozitave ligjore në fuqi si dhe praktikave më të mira evropiane dhe rajonale.
Licencimi i Ndërmarrjeve Hekurudhore është kërkesë ligjore e cila del nga ligji për hekurudhat e Kosovës dhe legjislacioni evropian i aplikueshëm në Kosovë në sektorin hekurudhore.
Qëllimi i licencimit të Ndërmarrjeve Hekurudhore është rregullimi dhe mbikëqyrja e sektorit hekurudhore konform dispozitave ligjore në fuqi si dhe praktikave më të mira evropiane dhe rajonale.
Licencimi i makinistëve – është kërkesë ligjore e cila del nga ligji për hekurudhat e Kosovës dhe legjislacioni evropian i aplikueshëm në Kosovë në sektorin hekurudhore.
Qëllimi i licencimit të makinistëve është rregullimi dhe mbikëqyrja e sektorit hekurudhore konform dispozitave ligjore në fuqi si dhe praktikave më të mira evropiane dhe rajonale.
Regjistri i licencave – paraqet Ndërmarrjet Hekurudhore dhe Menaxherët e Infrastrukturës të licencuar dhe të cilët kanë drejtë operimi në Republikën e Kosovës konform dispozitave ligjore në fuqi.
Siguria
Autorizimi i Sigurisë – dokumenti me të cilin menaxheri i infrastrukturës dëshmon se plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve infrastrukturore të sigurta.
Secili menaxher i infrastrukturës që mban licencën duhet të merr autorizimin e sigurisë para se
t’i jepet e drejta për qe të ofrojë shërbime në infrastrukturën hekurudhore. Qëllimi i autorizimit të sigurisë është të ofroj dëshmi se:
- menaxheri i infrastrukturës ka të vendosur sistemin e menaxhimit të sigurisë,
- konfirmon pranimin e dispozitave se menaxheri i infrastrukturës ka plotësuar kërkesat specifike të domosdoshme për dizajn, mirëmbajtje dhe operim të sigurt të infrastrukturës hekurudhore duke përfshirë kur është e përshtatshme mirëmbajtjen dhe operimin e kontrollit të trafikut dhe sistemin e sinjalizimit.
Procedurat tjera për dhënien e autorizimit të sigurisë janë paraparë në Ligjin 04/L-063, për hekurudhat në Republikën e Kosovës.
Certifikata e sigurisë – dokumenti me anë të së cilit ndërmarrja hekurudhore dëshmon se i përmbush kushtet për trafik të sigurt në linja specifike hekurudhore apo në tërë rrjetin hekurudhor.
Secila ndërmarrje hekurudhore që mban licencën duhet të merr certifikatën e sigurisë para se t’i jepet e drejta për qasje në një infrastrukturë hekurudhore. Qëllimi i certifikatës së sigurisë është të ofroj dëshmi se:
- ndërmarrja hekurudhore ka të vendosur sistemin e menaxhimit të sigurisë, se mund të plotësoj kërkesat e paraqitura në STI-të dhe në legjislacionin relevant të BE-së.
Procedurat tjera për dhënien e certifikatës së sigurisë janë paraparë në Ligjin 04/L-063, për hekurudhat në Republikën e Kosovës.
Regjistrimi i infrastrukturës – INFRAKOS-i duhet të krijoj regjistrin e infrastrukturës për infrastrukturën të cilën e menaxhon. Ai duhet të çdo vit të freskojnë regjistrin e infrastrukturës të cilën ata e menaxhojnë. Regjistri i infrastrukturës duhet të mbahet, të azhurnohet dhe të publikohet. Ky regjistër duhet t`i paraqesë karakteristikat kryesore të secilit nënsistem apo pjese të nënsistemit të përfshirë, si dhe korrelacionin e tyre me veçoritë e paraqitura në specifikimet teknike të aplikueshme të interoperabilitett. Kështu, secili specifikim teknik i interoperabilitett duhet të tregojë se çfarë informate duhet të përfshihet në regjistrin e infrastrukturës. Në Kosovë, regjistri i infrastrukturës duhet të mbahet dhe të azhurnohet nga secili menaxher i infrastrukturës i vendosur në Kosovë nën mbikëqyrjen e ARH me kontributin e organit përgjegjës për sigurinë hekurudhore. Procedurat tjera për regjistrimin e infrastrukturës janë paraparë në Ligjin 04/L-063, për hekurudhat në Republikën e Kosovës.
Autorizimi për futjen në shërbim – Para se të përdoret në rrjet, mjeti i transportit duhet të autorizohet që të futet në shërbim. Mjetit të transportit për futje në shërbim duhet t’i jepet autorizimi nga organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore, kur të gjitha nënsistemet strukturale të mjetit të transportit kanë qenë të autorizuara për futje në shërbim pas procedurave të vlerësimit dhe verifikimit të paraqitura në specifikimet teknike të interoperabilitet. ARH është përgjegjëse për dhënien e autorizimit për futjen në shërbim të mjetit hekurudhor me kontributin e organit përgjegjës për sigurinë i cili është përgjegjës për kontrollin e pajtueshmërisë teknike ndërmjet nënsistemeve të mjeteve të transportit dhe integrimit të sigurt të tyre, pajtueshmërinë teknike ndërmjet mjeteve të transportit dhe rrjetit dhe pajtueshmërinë teknike me rregullat tjera nacionale. Mjetit të konfirmuar të transportit i cili e ka autorizimin, duhet t’i jepet autorizimi për futje në shërbim duke u bazuar në deklaratën e konformitetit mbi tipin pa kontrollime të mëtutjeshme. Autorizimet për futjen e mjeteve të transportit në shërbim të lëshuar në Bashkimin Evropian dhe në shtetet tjera me të cilat Kosova ka marrëveshje te veçanta, duhet të konsiderohen si valide nëse janë në pajtueshmëri me legjislacionin e Kosovës. Vendet të cilat kanë marrëveshje me Kosovën duhet ta njohin autorizimin për futje në shërbim të mjeteve të transportit të lëshuar nga organi përgjegjës për çështjet e sigurisë hekurudhore në Kosovë. Procedurat tjera për dhënien e Autorizimit për futjen në shërbim janë paraparë në Ligjin 04/L-063, për hekurudhat në Republikën e Kosovës.
Inspektimi – Organi i sigurisë bazuar në ligjin për hekurudhat në Republikën e Kosovës, ka të drejtë që ne çdo kohë të kryejë inspektimin e infrastrukturës në menaxhim të Infrakos si dhe të inspektojë mjetet lëvizëse të ndërmarrjeve hekurudhore, mbajtësve të vagonëve, inspektimin e implementimit të dispozitave të parapara për marrjen e autorizimit apo certifikatës së sigurisë, autorizimit për futjen në shërbim, regjistrit të infrastrukturës etj. Organi Përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore duhet të jetë i lirë për të kryer inspektimet dhe hetimet që janë të nevojshme për kryerjen e punëve të veta. Atij duhet t’i jepet qasje në të gjitha dokumentet, lokalet, instalimet, pajisjet, menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore.
Raportet – Organi Përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore duhet të përpiloj raportin vjetor në lidhje me sigurinë të cilin ia paraqet ARH-së. Ky raport i dorëzohet ARH-së, deri në fund të shtatorit te vitit vijues. Ky raport duhet t’i përshkruaj aktivitetet e vitit paraprak me informacionin së paku mbi:
– zhvillimet e sigurisë hekurudhore duke përfshirë informacionin për Treguesit e Përbashkët të Sigurisë (TPS);
– ndryshimet e rëndësishme në legjislacion dhe rregullativë në lidhje me sigurinë hekurudhore;
– zhvillimin e certifikatës së sigurisë dhe autorizimit të sigurisë në Kosovë;
– rezultatet dhe përvoja në lidhje me mbikëqyrjen e menaxherëve të infrastrukturës dhe të ndërmarrjeve hekurudhore; dhe
– uljet të cilat nëse vendoset të bëhen nga Organi Përgjegjës për Sigurinë hekurudhore lidhur me identifikimin dhe certifikimin e subjekteve përgjegjëse për mirëmbajtjen e mjeteve transportuese hekurudhore të regjistruara në vendet tjera jashtë Kosovës dhe të cilat mirëmbahen sipas ligjeve të këtyre vendeve.
Interoperabiliteti
Regjistrimi Nacional i Mjeteve Lëvizëse – Sipas Ligjit për Hekurudhat e Kosovës 04/L/063 dhe Direktivës 2008/57EC-së për Interoperabilitet, çdo shtet duhet të mbajë një regjistër të mjeteve hekurudhore të autorizuara në territorin e saj për ta ndërlidhur atë me Regjistrin Qendror Evropian të llojeve të autorizuara të mjeteve lëvizëse hekurudhore.
Në Kosovë detyra e mbajtjes së Regjistrit Nacional të Mjeteve Lëvizëse (NVR) hekurudhore i është caktuar ARH-së, Departamentit të Interoperabilitetit i cili ka për detyrë të organizoje këtë regjistër dhe për ti futur të gjitha mjetet lëvizëse hekurudhore që janë në shërbim në Kosovë brenda këtij regjistri.
Regjistri ad-hoc azhurnohet me të dhëna që ofrohen nga Menaxheri i Infrastrukturës MI dhe Ndërmarrjet Hekurudhore NH.
Shënjezimi i mbajtësit të mjetit lëvizës – Shënjezimi i mbajtësit të mjetit lëvizës (VKM) është një kod alfanumerik, i përbërë prej 2 deri në 5 karaktere . VKM duhet të jetë e mbishkruar në secilin mjet lëvizës hekurudhor, afër numrit të mjetit lëvizës. VKM-ja emërton Mbajtësin e Mjetit Lëvizës i regjistruar si i tillë në Regjistrin e Mjeteve Lëvizëse.
Formati i Shënjëzimit të Mbajtësit të Mjetit Lëvizës (VKM):
VKM është unike dhe pasqyrim i emrit të plotë apo shkurtesës së mbajtësit të mjetit lëvizës, në qoftë se është e mundur në një mënyrë që të mund të identifikoj emrin e mbajtësit. Të gjitha (26) shkronjat e alfabetit latin mund të përdoren. VKM–ja duhet shkruar me shkronja të mëdha.
Ju lutem kontrolloni VKM-në tuaj në mënyre që ajo të jetë e ndryshme nga VKM-të tashmë të regjistruara në listën aktuale të Agjensionit Evropian Hekurudhore ERA-së për shënjezimin e mbajtësit të mjetit lëvizës.
Specifikimet teknike për interoperabilitet – Specifikimet Teknike për Interoperabilitet (TSI) do të thotë specifikimet me të cilat çdo nënsistem ose pjesë e nënsistemit është e mbuluar në mënyrë që të plotësojnë kërkesat thelbësore dhe për të siguruar Interoperabilitetin e sistemeve hekurudhorë.
Secili nënsistem hekurudhor duhet të jetë në përputhshmëri me Specifikacionet Teknike të Interoperabilitet të aprovuara në Kosovë, kohën e futjes së tyre në shërbim, freskimin apo renovimin e tyre. Kjo përputhshmëri duhet të jetë në funksion përderisa secili nënsistem të jetë në përdorim.
Rregullimi i tregut
Funksioni Rregullativ i Departamentit të Rregullimit të Tregut ka të bëjë me analizimin e situatës se tregut dhe shërbimeve hekurudhore duke mbrojtur konkurrencën, dhënien e rekomandimeve dhe marrjen e vendimeve përkitazi me situatën e paraqitur, Departamenti i Tregut siguron zbatim transparent dhe jo-diskriminues të vendimeve të veta, para çdo vendimi paraprakisht Departamenti i Tregut merr informata nga autoritetet relevante dhe palët e interesit.
Monitorimi i Tregut është funksioni kryesor i departamentit të tregut, monitorimi i tregut konsiderohet si një instrument dhe mekanizëm i rëndësishëm i cili mund të kontribuoj në rritjen e cilësisë së shërbimeve në transportin hekurudhor, monitorimi i konkurrencës dhe kualitetit të shërbimeve në tregun e shërbimeve hekurudhore dhe në tregjet e brendshme dhe të jashtme konkurruese përben aktivitetin kyç të Departamentit të Rregullimit të Tregut Hekurudhor.
Ankesat – Secili aplikant duhet të ketë të drejt të ankohet nëse beson se ka qenë i trajtuar në mënyrë të padrejtë, i diskriminuar dhe në veçanti kundër vendimeve të miratuara nga menaxheri i infrastrukturës, operatori i pajisjeve për ofrimin e shërbimeve apo kur është e mundur edhe nga ndërmarrja hekurudhore. Po ashtu udhëtarët që nuk janë të kënaqur me trajtimin e ankesave nga ndërmarrja hekurudhore mund të ankohen tek Departamenti i rregullimit të Tregut, nga Departamenti i Tregut kërkohet të vendos për ndonjë ankesë dhe të ndërmerr veprim për të përmirësuar situatën brenda kohës maksimale prej dy muajsh nga marrja e gjithë informacionit.
Raportet – Departamenti i Rregullimit të Tregut në kuadër të kompetencave ligjore dhe konform planit të punës, njërën nga përgjegjësit kryesore e ka edhe ta përgatit Raportin vjetor dhe i dorëzon ARH-së, deri në fund të janarit te vitit vijues. Në kuadër të kësaj përgjegjësie ligjore departamenti i rregullimit të tregut krahas raportit vjetor të punës e përgatit edhe një raport për fushën e monitorimit të tregut dhe i dorëzon ARH-së, deri në fund të Qershorit te vitit vijues.