Pyetjet që mund t’i keni

Rregullatori.com shërbenë për informimin  e qytetarëve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile për punën e rregullatorëve.  Përveç informatave mbi punën e tyre, ku çështjet dhe problemet kryesore do të përmblidhen thjeshtë dhe në mënyrë të kuptueshme, pjesë esenciale  ueb faqes është platforma e diskutimit, ku qytetarët do të inkurajohen të komentojnë dhe kontribuojnë, si dhe të ofrojnë zgjidhje në fushën e ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese, çështje të transparencës dhe buxhetimit, ndër të tjera.

Rregullatorët janë agjenci dhe institucione që rregullojnë sektorë të ndryshëm, disa plotësisht të pavarura, tjerat si agjenci ekzekutive nën resorë përkatës të qeverisë. Në parim, qëllimi i ekzistimit të trupave rregullues është që një pjesë e rëndësishme e autorizimeve publike të ushtrohen pa ndikim politik. Pra kemi të bëjmë me sektorë të caktuar ku interesi publik është më i lartë, dhe më i ndjeshëm, prandaj edhe kërkohet rregullim para së gjithash profesional, por edhe i pavarur nga politika ditore.

Për momentin përmes ueb faqes rregullatori.com mund të adresohen ankesat e pazgjidhura vetëm për punën që mbulon ARKEP dhe ASHMDP. Në të ardhmen planifikojmë të zgjerojmë mundësit e përdorimit të veglës. Deri atëherë, në internet ju mund të vizitoni ueb faqet përkatës të rregullatorëve tek të cilët doni të adresoni çështje dhe të kërkoni për veglat nëse mundësojnë për ankesa elektronike. Për më shumë informata për rregullatorin tënd kliko këtu.

Ju mund të na kontaktoni përmes telefonit: +381 38 74 81 50, Email:rregullatori@ngolens.org, info@ngolens.org. Zyrat tona ndodhen në këtë adres:Sylejman Vokshi 25 2nd floor Nr 6 10000 Prishtinë.

Ne mundohemi që minimalisht të mbledhim të dhëna personale si (emri, mbiemri, email adresa, telefoni) për të realizuar qëllimin që na i keni dhënë. Përdorimi i të dhënave personale në faqen rregullatori.com, është rregulluar në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 03/L-172 në Kosovë dhe se ne jemi organizatë jo-fitimprurëse, respektivisht rregullatori.com është ueb faqe jo-fitimprurëse. Ne kufizojmë qasjen dhe procedimin e të dhënave tuaja prej palëve të tjera. Ne nuk do përdorim të dhënat personale në një mënyrë që nuk përputhen për qëllimin që na i keni dhënë. Më shumë informata rreth privatësisë dhe të dhënave personale ju do të gjeni informacione këtu.

Jo. Ueb faqja rregullatori.com është iniciative e organizatës LENS dhe si e tillë është e hapur për publikun. Ideja qëndron në në rritjen e sasisë së informacionit sa i përket punës dhe funksionimit të rregullatorëve dhe ngritët vetëdija qytetare për të drejtat dhe mbikëqyrjen aktive të punës së institucioneve publike.

Po. Ne ju inkurajojmë ta bëni një gjë të tillë. Për secilin rregullator ekzistoni në fund kutia e diskutimeve ku ju aktivisht mund të shprehni mendimet, sugjerimet apo nevojën për të plotësuar të dhënat e punës së tyre, ose të propozoni zgjidhje, ide për ligje dhe rregullore më të mira.

Ne bëjmë përpjekje maksimale për të siguruar që ueb faqja rregullatori.com të jetë aktive 24/7. Në rastet kur hasni vështirësi, sigurohuni që pajisjet që përdorni nuk kanë çrregullime ose defekte. Sigurohuni që keni qasje dhe sinjal të internetit. Sigurohuni të pyetni dhe lajmroni provaderin tuaj për pengesat. Nëse pavarësisht përpjekjeve nuk e realizohet qëllimi i qasjes, ne do të u jemi shumë mirënjohës nëse do të na njoftoni me email apo telefon për problemin. Ekipi jonë do të interesohet ta rregulloj atë.

Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale për të vënë në lëvizje zyrat gjegjëse që ndërlidhen me ankesat e konsumatorëve. Megjithatë, shpeshherë, kjo nuk varet nga ne. Ekipi jonë do të bëjë përpjekje që për çdo ankesë të adresuar përmes ueb faqes rregullatori.com, të kërkoj zbatim të ligjeve, afateve kohore të trajtimit të rasteve dhe fuqizimin e të drejtave të konsumatorëve, duke i monitoruar dhe kërkuar llogaridhënie aktive nga institucionet publike të Kosovës. Në rastet kur marrim përgjigje ju do të njoftoheni përmes kontakteve që na keni dhënë leje për të ju njoftuar.