LENS ju fton të aplikoni për pjesëmarrje në tryezën tematike “Llogaridhënia e rregullatorëve dhe mbrojtja e konsumatorit”, ku do të prezantohen dy punime të projektit Rregullatori Yt”. Punimet shpjegojnë për fushëveprimin, kornizën ligjore, funksionimin, llogaridhënien, transparencën, mënyrën e organizimit e Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe Agjencia Shtetërore për Mbrotjen e të Dhënave Personale (ASHMDP), çështjet dhe problemet kryesore me të cilat ballafaqohen këto dy autoritete, si dhe zgjidhjet e mundshme dhe mundësitë për intervenim.

Në tryezë, do të ketë folës dhe përfaqësues nga Shoqëria Civile, Media dhe Institucionet relevante ku do të flitet për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe ndikimi që ka kualiteti i shërbimeve të komunikimeve elektronike në jetën e përditshme të qytetarëve.

Nëse ju jeni përfaqësues i ndonjë institucioni publik, nga sektori komercial, shoqëria civile, media ose angazhoheni si aktivist në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, ju inkurajojmë të aplikoni për pjesëmarrje.

Mbahet më 12 shtator 2018 (e mërkurë), në Prishtinë.

Tryeza realizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit “Rregullatori Yt” nga OJQ LENS. Projekti ka për qëllim rritjen e transparencës mbi punën e rregullatorëve në fushën e komunikimeve elektronike, si dhe inkurajimin e aktivizmit qytetar në përmirësim të shërbimeve dhe politikave rregullative.

Për shkakun e kufizimeve të hapësirës ku do të mbahet tryezës, e kemi numrin e limituar për pjesëmarrje. Prandaj, për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin: https://bit.ly/2BmRgjv

Aplikimi është i hapur deri më 8 shtator, ora 16:00.

Për pyetje, ju lutem të na konaktoni

NGO LENS:

Sylejman Vokshi 25 2nd floor Nr. 6 10000 Prishtinë

+383 38 74 81 50

rregullatori@ngolens.org

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *