Lens ka prezantuar dy analiza në një tryezë që u mbajt në Prishtinë e të cilat tregojnë mbi llogaridhënien e rregullatorëve dhe mbrojtjen e konsumatorit në këtë të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare si dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në diskutimin u fol për çështjet dhe shqetësimet kryesore në lidhje me cilësinë e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe ruajtjen e të dhënave personale.

Përfaqësues të institucioneve relevante si nga Kuvendi i Kosovës, Komisionet Parlamentare, Autoritetet gjegjëse Rregullatore, Shoqëria Civile, Media dhe Operatorë Ekonomik, patën mundësinë unike për të diskutuar dhe komentuar rezultatet dhe ankesat e konsumatorëve të raportuara ne rregullatori.com, për procesin e shqyrtimit nga autoritetet dhe në veçanti nevojës së zbatimit të legjislacionit vendor për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve kosovarë.

Punimet “Të gjitha kutitë e ankesave” dhe “Të dhëna falas?” shtjellojnë mënyrën e rregullimit të tregut të komunikimeve elektronike në Kosovë, duke përfshi kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi, procedurat e monitorimit të tregut, në veçanti shtjellohen procedurat e sigurimit dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve si dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Punimet gjithashtu analizojn mënyrën e raportimit nga ana e rregullatorit tek kuvendi i Kosovës, duke u fokusuar në mundësitë për mbikëqyrje efektive dhe rritje të llogaridhënies.

Për më shumë vizito shiko raportet këtu.

Ky grant financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *