LENS fton gazetarët e interesuar dhe përfaqësuesit e mediave për pjesëmarrje në punëtorinë dy ditorë që do të mbahet më 25 dhe 26 tetor në Prishtinë. Punëtoria do të ndaj me pjesëmarrësit informacione me gazetarë të cilët kanë interes ose raportojnë për të drejtat e konsumatorëve dhe monitorojnë punën e rregullatorëve në Kosovë.

Do të shtjellohen këto tema:

• fushëveprimin dhe rolin e trupave rregullues të pavarur;
• kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi;
• procedurat e monitorimit të tregut;
• procedurat e sigurimit dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve;
• raportimi dhe angazhimi i sektorit medial në adresimin e çështjeve që ndërlidhen me kualitetin e shërbimeve dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve,
• procesin e monitorimit dhe llogaridhënies të autoriteteve rregulluese;
• gjetjet kryesore prej analizës së projektit e cila shtjellon mënyrën e rregullimit të tregut të komunikimeve elektronike në Kosovë.

Kush mund të aplikoj?
Punëtoria është e hapur për gazetarë të cilët janë të angazhuar në spektorin medial,ose janë në përfundim të studimeve të gazetarisë.

Si të aplikoni?
Për të aplikuar duhet të mbushni formularin. Aplikimi është i hapur deri më datën 23 tetor 2018.

Formulari për aplikim: KLIKO

Sa kushton?
Punëtoria mbahet në gjuhën shqipe dhe serbe. Ofrohet PA PAGESË për të gjithë pjesëmarrësit.

Ku do të mbahet?
Punëtoria mbahet në Prishtinë më 25 dhe 26 tetor 10:00 – 15:00. Pjesëmarrësit do të njoftohen me kohë për procesin, për agjendën, kohën dhe lokacionin. Numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Kush e organizon?
Kjo punëtori organizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit “Rregullatori Yt” nga NGO LENS. Projekti ka për qëllim të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e punës së ARKEP dhe ASHMDP, dy autoriteteve kryesore që kanë ndikim në kualitetin dhe sigurinë e komunikimeve elektronike të Kosovës, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve në formën e lejimit të qarkullimit të lirë të informatave, kualitetit të tyre, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shkelja e privatësisë.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *