I themeluar në vitin 2005, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës. Me nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës KPM përcaktohet organ i pavarur. Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44, KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Përgjegjësi e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare. Politika e transmetimit e KPM-së është në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, legjislacionin përkatës të BE-se e në veçanti me Direktivën e Komisionit Evropian (AVMS) duke respektuar plotësisht demokracinë, sundimin e ligjit, mbrojtjen e lirisë së shprehjes, dhe pluralizmin e shërbimeve mediale audiovizuele. Në bazë të ligjit, KPM ka mandatin të përgatisë Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Republikën e Kosovës si dhe dokumentet tjera strategjike për shërbimet mediale audiovizuale.

Ligji Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave – Shkarko

KPM-2017/01 rregullore për operatorët e multipleksit në nivel shtetëror (Miratuar më 25 janar 2017) – Shkarko
KPM-2017/02 rregullore për ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale (Miratuar më 25 janar 2017) – Shkarko
KPM-2017/03 rregullore për tarifën vjetore për licencë (Miratuar më 25 janar 2017) – Shkarko
KPM-2017/04 Rregullore për bartjen e detyrueshme të ofruesve të shërbimeve mediale në operatorin e multipleksit (Miratuar më 25 janar 2017) – Shkarko
KPM-2017/05 Rregullore për renditjen logjike të kanaleve (25 janar 2017) – Shkarko
KPM 2017/07 Rregullore për komunikimet komerciale audiovizuale (22 dhjetor 2017) – Shkarko
Rregullore për shpërndarjen e ofruesve të shërbimeve mediale audio dhe audio-vizuele (Miratuar më 28 korrik 2016) – Shkarko
Rregullore për komunikimet komerciale audiovizuele (Miratuar më 8 shtator 2016) – Shkarko
KPM-2014/01 rregullore e punës së komisionit të pavarur të mediave – Shkarko
KPM-2014/02 rregullore për vlerësimin e aplikacioneve për licencë të KPM-së – Shkarko
KPM 2013_01 rregullore për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio-vizuele – Shkarko
KPM 2013_02 rregullore për të drejtën e autorit – Shkarko
KPM 2013_03 rregullore për komunikimet komerciale audio-vizuele – Shkarko
KPM 2013_04 rregullore e kpm-së për dhënien e licencës – Shkarko
KPM-2012/1_rregullore e punës së komisionit të pavarur të mediave – Shkarko

Raporti vjetor 2016 – Shkarko

Raporti vjetor 2015 – Shkarko

Raporti vjetor 2014 – Shkarko

Raporti vjetor 2013 – Shkarko

Raporti vjetor 2012 – Shkarko

Misioni i KPM-së është:

  • Të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.
  • Të kontribuojë në profesionalizimin e shërbimeve mediale audio-vizuele
  • Të mbështes lirinë dhe pluralizmin e shërbimeve mediale audio-vizuele

Për të ushtruar veprimtarinë në fushën e shërbimeve mediale audio-vizuale në Republikën e Kosovë sipas Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Licencat e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre bëhet për një afat shtatë (7) vjeçar për radio transmetime, ndërsa për shërbime mediale audiovizuele dhe për operatorët e rrjeteve për ofrimin e shërbimeve mediale me përmbajtje audiovizuele afati është dhjetë (10) vjeçar. Licencat e lëshuara nga KPM nuk mund të shfrytëzohen dhe barten pa autorizimin dhe pa aprovimin paraprak me shkrim të KPM-së.

Subjektet e licencuara duhet të veprojnë në përputhje në pajtueshmëri të plotë më të gjitha aktet nënligjore si dhe me Kushtet dhe Termet e Licencës, siç janë të përcaktuara nga KPM-ja.
Bazuar ne ligjin Nr. 04/L-44 KPM-ja me akt nënligjor, mund të miratojë dhe aplikojë edhe kritere tjera për licencim dhe përtëritje të licencës varësisht prej llojit dhe kategorisë së licencës që do të lëshojë.

Lëshimi i licencave të reja për shërbime mediale audio-vizuale publikohet me të gjithë informacionin përkatës që kërkohet nga kandidatët, metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e aplikacioneve, tarifat e përcaktuara dhe kategoria e licencës.
Sipas planit frekuencor të disponueshme për Kosovën, KPM ndanë frekuenca të mjaftueshme për Transmetuesin Publik për t’i mundësuar që t’i ofrojë popullsisë së Kosovës një mbulim radio televiziv deri në masën maksimale të mundshme.

Në bazë të ligjit Ligji Nr. 04/L-44, neni 3 pika 1.1, KPM ka mandatin të përgatisë Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Republikën e Kosovës si dhe dokumentet tjera strategjike për shërbimet mediale audiovizuale. Në konferencën Gjeneva 2006 (GE-06)17 qershori i vitit 2015 është përcaktuar si afat për kalimin në platformën digjitale (kjo është koha e fundit për Kosovën), kurse për vendet e BE-së kalimi është paraparë të bëhet në vitin 2012.

Komisioni i Pavarur i Mediave

Struktura Organizative

Sipas Ligjit Nr. 04/L-44, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) përbëhet nga shtatë (7) anëtarë të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të procedurave të hapura dhe transparente.

Bazuar në ligjin e KPM-së, anëtarë të KPM-së zgjedhën personalitete të dalluara nga kultura, arti, drejtësia, kinematografia, gazetaria, biznesi, menaxhmenti, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare, media dhe teknologjia informative.

Naile Selimaj - Krasniqi

Kryeshefe Ekzekutive e Zyrës Ekzekutive të KPM-së.

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2018

Vlorë BERISHA

Anëtare, e emëruar 30 nëntor 2017 me mandat tre (3) vjeçar

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2018

Xhemajl KRASNIQI

Anëtar, i emëruar më 17 nëntor 2016 me mandat katër (4) vjeçar

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2016

Violeta HYSENI KELMENDI

Anëtare, e emëruar me 17 prill 2018 me mandat katër (4) vjeçar

Maja SLAVIC

Anëtare, e emëruar me 17 prill 2018, me mandat tre (3) vjeçar

Avdyl HYSENI

Kryetar, i emëruar më 16 qershor 2016, me mandat 3 (tre) vjeçar

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Musa DRAGUSHA

Anëtar, i emëruar më 16 qershor 2016, me mandat 3 (tre) vjeçar

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Dua KADRIU

Anëtare, e emëruar më 27 shkurt 2017, me mandat 3 (tre) vjeçar

Deklarimi i pasurisë në AKK më 2017

Bordi për Ankesa (BA) është trup i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së që drejtpërdrejtë i nënshtrohen vendimit sa i përket:

  • dhënies, refuzimit, mosripërtёrirjes ose revokimit të lejes transmetuese;
  • vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
  • shqiptimit të sanksioneve; dhe
  • çështjeve tjera të ngjashme që mbështeten në aktet nënligjore.

Bordi i Ankesave mund të mbështes, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.

Bordi për Ankesa përbëhet prej tre (3) anëtarëve të cilët emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nga radhët e anëtarëve të Bordit për Ankesa, Kuvendi zgjedh Kryetarin. Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat tre (3) vjeçar.

Departamenti Ligjor këshillon KPM-në për përgatitjen e infrastrukturës ligjore si dhe në të gjitha çështjet ligjore që kanë të bëjnë me licencimin, ankesat prej publikut dhe përgatitjen e rregullave dhe udhëzimeve të reja për subjektet transmetuese. Departamenti Ligjor përgatit rastet sanksionuese dhe këshillon KPM-në në të gjitha seancat ligjore.
Departamenti Ligjor gjithashtu shërben si këshillëdhënës i përgjithshëm i KPM-së, në këshillimet administrative si dhe në çështjet rregullative.

Departamenti i Licencimit është përgjegjës në udhëheqjen e konkurseve të licencimit lidhur me licenca të reja transmetimi në territorin e Kosovës. Departamenti punon ngushtë me të gjitha subjektet transmetuese ekzistuese në çështjet që kanë të bëjnë me pajtueshmërinë me Kushtet dhe Termet e Përgjithshme të Licencës së tyre. Në bashkëpunim me departamentet tjera të KPM-së, Departamenti i Licencimit udhëzon të gjitha subjektet transmetuese për të zgjidhur problemet e interferencave në mes tyre dhe bënë shqyrtimin e të gjitha kërkesave të subjekteve transmetuese që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kushtet e Përgjithshme të licencës së tyre

Departamenti i Monitorimit dhe Analizës monitoron mediat elektronike dhe periodikisht viziton subjektet transmetuese për të siguruar pajtueshmërinë me rregulloret e KPM-së dhe për të ndihmuar KPM-në që më mirë të kuptoj problemet dhe shqetësimet e subjekteve transmetuese. Monitoruesit e KPM-së pranojnë ankesa prej publikut dhe i shqyrtojnë ato në konsultim me Departamentin Ligjor, Teknik dhe të Licencimit në mënyrë që të këshillojnë Shefin Ekzekutiv për çfarëdo veprimi rregullativ që mund të kërkohet dhe gjithashtu mund të iniciojë ankesë të vet ex-officio.

Departamenti i Menaxhimit Frekuencor (DMF) cakton parametrat e transmetimit për secilin subjekt transmetues, përfshirë frekuencat, fuqinë e sinjalit dhe lokacionin e antenës.
Duke përdorur programe planifikuese të sofistikuara të frekuencave, departamenti i Menaxhimit Frekuencor harton hapësirën e mbulimit të secilit subjekt transmetues në një hartë shumë të saktë topografike të Kosovës për të siguruar që secili radio stacion apo televizion mund të mbulojë hapësirën e vet të licencuar pa i penguar subjektet tjera transmetuese. DMF-ja po ashtu kryen veprime monitoruese në terren për të verifikuar pajtueshmërinë e subjekteve transmetuese me kushtet teknike të licencave të tyre dhe mbikëqyrë zgjidhjen e çështjeve të interferencave të frekuencave të transmetimit në mes të transmetuesve.

Departamenti i Administratës është përgjegjës për të gjitha çështjet financiare, të personelit, logjistikës dhe prokurimit në KPM, përfshirë menaxhimin e buxhetit të saj.

Burimet e fondeve

Shpenzimet

Pasqyrat Financiare të Komisionit të Pavarur të Mediave

2017 – Shkarko

2016 – Shkarko

2015 – Shkarko 

2014 – Shkarko

2013 – Shkarko

2012 – Shkarko

KUTIA E KONTRIBUTEVE