KPMM është agjenci e pavarur e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. KPMM rregullon aktivitetet minerare në Kosovë në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, Ligjin Nr. 04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/l-163 për Minierat dhe Mineralet, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me Ligjin Minierave dhe Mineraleve, dhe Strategjinë Minerare.
KPMM vepron në interes të publikut dhe i ushtron në mënyrë të pavarur kompetencat dhe funksionet të cilat i janë dhënë sipas Ligjit të Minierave dhe Mineraleve. KPMM rregullon aktivitetet minerare në Kosovë në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, dhe Strategjinë Minerare.
KPMM i ofron asistence teknike Qeverisë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minierat dhe mineralet në Kosovë nëse një gjë e tillë kërkohet nga Qeveria. KPMM i raporton drejtpërsëdrejti Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-163 për Minierat dhe Mineralet paraqet statusin ligjor të KPMM-së.