Privatësia dhe Cookies në faqen rregullatori.com.

E përgjithshme

Përdorimi i të dhënave personale në faqen rregullatori.com, tutje referuar si “NE”, është rregulluar në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 03/L-172 në Kosovë dhe se ne jemi organizatë jo-fitimprurëse, respektivisht rregullatori.com është ueb faqe jo-fitimprurëse.

Ne besojmë që ju keni të drejt për të kontrolluar përdorimin e informacioneve tuaja personale dhe privatësia juaj duhet respektuar. Ne kufizojmë qasjen dhe procedimin e të dhënave tuaja prej palëve të tjera. Ne nuk do përdorim të dhënat personale në një mënyrë që nuk përputhen për qëllimin që na i keni dhënë. Ne mundohemi të mbledhim sa më pak të dhëna personale në mënyrë që të arrijmë qëllimin e këtij projekti.

Ju keni të drejtë të kërkoni nga ne të mos i procedojmë dhe/ose përpunojmë të dhënat e juaja personale. Meqenëse ky aplikacion pasqyron aktivitetet e punës së rregullatorëve në Kosovë dhe nuk ka paraparë krijimin e përdoruesve (userave) për shfrytëzimin e shërbimeve, megjithatë, ju mund të ushtroni të drejtën tuaj për të parandaluar përpunimin e të dhënave me mos-miratim aty ku shfaqet dhe/ose kërkohet në kutitë e caktuara të formave që përdorim për raportime të ankesave apo të kontaktit.

Më poshtë ne do të ta përshkruajmë praktikat e grumbullimit të të dhënave përmes aplikacionit rregullatori.com;

Komunikimi me postën elektronike

Email-et e pranuara përmes rregullatori@ngolens.org shikohen nga një anëtar i stafit dhe dërgohen tutje kur është e nevojshme për anëtarët e tjerë të në organizatë. Në mënyrë të ngjashme edhe postat elektronike (E-mailet) të cilat dërgohen në adresat tona shikohen dhe fshihen sa më shpejt që është e mundur. Ne nuk do t’i zbulojmë emrat e dërguesve tek palët e treta, pa lejen tuaj.

Mbledhja e të dhënave përmes modulit të ankesave

Të dhënat që mblidhen përmes formave të aplikueshme në këtë ueb faqe siç janë emri; mbiemri; e-mail; telefoni; përmbajtet tekstuale; fajllat e ngarkuar, mbeten vetëm për komunikim tonë të ndërsjellë. Për arsyetimin se në këtë projekt, kjo faqe ka për komponent adresimin e kualitetit dhe sigurisë së komunikimeve elektronike të Kosovës, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shkelja e privatësisë, aty ku kërkohet dhe është e domosdoshme, gjithmonë do të kërkohet leje nga ju për miratim në adresimin e secilit raportim që e dërgoni në ueb faqen rregullatori.com. Përmbajtjet e dërguesve përmes postës elektronike ose ueb aplikacionit, në serverët tan ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme, por jo më shumë se 2 vit.

Regjistrimi i anëtarëve

Për përdorimin e veglave online apo shërbimeve, ne nuk kërkojmë anëtarësim apo regjistrim në kë faqje për t’u qasur në shërbime. Nuk kemi dhe nuk ofrojmë vegla për abonim (subscribers) në këtë faqe.

Cookies (biskotat)

Ne përdorim Cookies të cilat kanë për qëllim përmirësimin e eksperiencës së përdoruesve si dhe përmirësimin e karakteristikave funksionale të aplikacionit tonë në internet. Cookies që përdorim skadojnë brenda një (1) muaji dhe janë vetëm për monitorim të trafikut tonë në internet. Këta Cookies, paraqesin vetëm numra agregatë të shkarkimeve të secilit dokument, faqe, etj.

Ne gjithashtu përdorim një cookie për menaxhimin e sesionit tuaj: nëse paraqitni një formular, një sesion cookie mund të jetë vendosur për t’ju lejuar të konfirmoni një ri-paraqitje. Sistemi i menaxhimit të përmbajtjes në faqen tonë lë një cookie për administrimin e sesionit tuaj, por nuk përdoret për qëllime gjurmuese (përcjellëse).

Për monitorimin e trafikut, ne përdorim shërbimet e “Google Analytics” dhe qëllimi i vetëm është rritja e performancës së platformës dhe eksperiencës së përdoruesve. Asnjë përdorim tjetër nuk behët prej të dhënave të mbledhura, dhe se dhënat nuk kalohen të palët e treta.

Çdo herë që vizitoni një faqe në rregullatori.com dhe çdo herë kur shkarkoni një file, informacionet e aktivitetit janë të proceduara dhe të ruajtur në protokoll të përkohshëm. Të dhënat renderohen në mënyrë anonime përmes shëndërrimit në IP adresë.

Informacionet në vazhdim ruhen meqë në rast kur ju vizitoni ose shkarkoni një faqe:

  • Specifikat teknike të përdorimit të shfletuesit
  • IP adresa anonime
  • Koha dhe data
  • Faqja e hapur/emri i file të shkarkuar

Ju mund të refuzoni përdorimin e cookies duke rregulluar shfletuesin tuaj dhe të ndaloni mbledhjen e të dhënave. Ju gjithashtu mund të parandaloni të mblidhen të dhënat e gjeneruara nga cookies dhe që lidhen gjatë përdorimin të internetit (përfshirë IP adresën) në Google dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google, duke shkarkuar shtesën e shfletuesit në dispozicion në linkun e mëposhtëm: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout

Për më shumë informacion në lidhje me Google Inc dhe Google Analytics, shkoni në: https://www.google.com.

Për të u informuar për politikat e privatësisë së Google, ju mund të vizitoni linkun më poshtë, ose të shfrytëzoni burime alternative të këtij ofruesi të shërbimeve në internet: https://google.com/chrome/browser/privacy/

Rrjetet Sociale

Ne përdorim rrjete sociale me qëllim që të komunikojmë me publikun në internet. Këto aplikacione kërkojnë përdorimin e ofruesve të shërbimeve për palët e treta ose ndryshe përdoruesit (userat). Ne përdorim shërbimet e ofruara në formë të ndërfaqeve të komunikimit me publikun përmes Facebook.com dhe Twitter.com. Faqet në rrjetet sociale administrohen veç e veç nga Facebook.com dhe Twitter.com, në përputhje me politikën e përdorimit dhe shfrytëzimit të shërbimeve të tyre, dhe janë të arritshme nga përdoruesit që tashmë kanë miratuar politikën e privatësisë së Facebook-ut dhe/ose Twitter.com. Faqet e grupit menaxhohet nga anëtarët e stafit tonë.

Faqet tona në rrjetet sociale:

Facebook: Digital Rights Kosovo dhe Ngo Lens

Twitter:@ngolens

Modifikimet e rregullave të privatësisë

Në rast se ndryshojnë rregullat e privatësisë ne shfaqim kohën, datën, dhe natyrën ku tregohet qartë në këtë dokument për rregullat e reja.

Pyetjet

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me privatësinë ose ndonjë sqarim, ju lutem na kontaktoni në: rregullatori@ngolens.org.