Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ARKEP është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga ligji për Komunikime Elektronike, nga ligji për shërbimet postare, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Qeveria, bazuar në dispozitat e paragrafit 1. të nenit 6 të këtij ligji dhe paragrafit 1 të nenit 7 të këtij ligji;

Ligji për Komunikime Elektronike (Nr.04/L-109) miratuar nga Kuvendi i Kosovës, rregullon marrëdhëniet shoqërore që kanë të bëjnë me rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike, shërbimet dhe facilitetet shoqëruese, përdorimin e resurseve të komunikimeve elektronike, si dhe marrëdhënieve shoqërore që kanë të bëjnë me radio-pajisjet, pajisjet fundore dhe përputhshmërinë elektromagnetike, siguron nivel të barabartë të mbrojtjes së të drejtave për të dhënat personale, veçanërisht të drejtën e privatësisë dhe procesimin e të dhënave personale në sektorin e komunikimeve elektronike.

Ligji për Telekomunikacion, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i nxjerrur nga Rregullorja e UNMIK-ut 2003/16 parashihte nevojën për ngritje në sektorin e telekomunikacionit në Kosovë përmes themelimit të një agjensioni rregullator të pavarur i cili do të ishte përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e ofruesve të shërbimeve telekomunikuese në Kosovë, ku inkurajohet pjesëmarrja e sektorit privat dhe konkurrenca në ofrimin e shërbimeve. Menjëherë pas miratimit të Ligjit, Kuvendi i Kosovës emëroi Bordin e ART dhe anëtarët e këtij bordi më 11 dhjetor 2003.

ART filloi punën zyrtarisht në Janar 2004. Gjatë punës fillestare, ART ishte e përfshirë në disa projekte shumë të rëndësishme të cilat përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu konkurrues i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
Arkep.jpg
Mbi agjencionin
Themeluar në Janar 2004
Raporton Kuvendit të Kosovës
Adresa Rr. Bedri Pejani 23
10000 Prishtinë, Kosovë
Numri i Punetorëve
Drejtor i bordit Kreshnik Gashi
Web Faqja http://www.arkep-rks.org/
Kontakti Tel: 038 212 345
info@arkep-rks.org

 

Vizioni

Vizioni i ARKEP është që të zhvillojmë sektorin e Komunikimeve Elektronike në Kosovë, dhe ekonominë informative përmes implementimit të politikave që janë në përputhshmëri me reformat në këtë sektor të cilat implementohen nga Unioni Evropian dhe pjesa tjetër e botës së industrializuar. ARKEP për këtë qëllim ka kompetenca të ndëhyjë në treg, promovojë konkurrencën e shëndoshë midis operatorëve të autorizuar, dhe të nxisë përdorimin e teknologjive dhe shërbimeve të reja në mënyrë që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve. ARKEP duhet të sigurojë mbrojtjen e konsumatorit, qeverisjen e dobishme dhe transparente dhe përdorim optimal të resurseve të kufizuara të vendit. Për këtë kërkohet krijimi dhe implementimi i një kornize ligjore të përshtatshme për monitorimin dhe mbikëqyrjen e këtij sektori, e cila kornizë lehtëson dhe mundëson qeverisje transparente dhe të dobishme.

Rregullimi i ARKEP synon të krijojë një treg konkurrues në një mjedis ligjor i cili do të nxisë investimet dhe konkurrencën e lirë në mënyrë që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve të shërbimeve telekomunikuese.

Struktura Organizative

Bordi

Në Seancën plenare, të mbajtur më 14 dhjetor 2015, Kuvendi i Kosovës emëroi me mandat 5 vjeçar anëtarët e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare sipas Ligjit të Komunikimeve Elektronike Nr.04/L-109.

Për 4 vitet e ardhshme, anëtarët e bordit janë:

Kreshnik Gashi, kryetar i bordit,
Nijazi Ademaj, anëtar,
Hazir Hajdari, anëtar,
Bahri Anadolli, anëtar,
Shqiprim Pula,anëtar

Organogrami

SkemaARKEP.jpg

Korniza Ligjore

Ligjet e miratuara deri më tani për rregullimin e tregut të komunikimeve elektronike, shërbimeve postare dhe shoqërisë së Informacionit:

Ligji për Komunikimet elektronike 04/L-109 04 Tetor 2012 Në fuqi

Ligji për Telekomunikacion 2002/7 03 Maj 2003 i shfuqizuar me Ligjin Nr.04/L-109

Amandamentimi i Ligjit Nr.2002/7 03/L-085 13 Qershor 2008 i shfuqizuar me Ligjin Nr.04/L-109

Ligji për shërbimet postare 03/L-173 15 Prill 2010 Në fuqi

Ligji për shërbimet e shoqërisë informatike 04/L-094 15 Mars 2012 Në fuqi

Përveç këtyre ligjeve është aktuale edhe Axhenda dixhitale për Kosovën 2013-2020.

Financimi dhe Buxheti

Pershkrimi 2014 2013 2012
Burimet E Fondeve
Granti qeveritat 776,034 682,713 632,279
Donacionet e jashtme 4,431
Te Hyrat-realizimi ndaj buxhetit
Të hyrat 3,941,666 5,524,640 5,749,363
Te Hyrat Tjera
Shpenzimet
Paga dhe Rroga 320,111 289,558 266,487
Mallra dhe Sherbime 249,543 259,370 251,088
Sherbime Komunale 11,213 12,390 11,034
Shpenzime Kapitale 199,598 121,396 103,670
Shpenzime Tjera
Gjithsejt Shpenzime 780,465 682,714 632,279

Përgjegjesitë e ARKEP-it

1) Përgatitë në bashkëpunim më Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Planin Kombëtar të Radio-Frekuencave dhe punon për harmonizimin e këtij plani me ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave.

2) Mbledhë dhe përpunon të dhënat statistikore nga ndërmarrësit që kryejnë veprimtarinë e tyre në fushën e komunikimeve elektronike.

3) Publikon çdo informacion të nevojshëm për zhvillimin e një tregu të hapur dhe konkurrues.

4) Miraton legjislacionin sekondar lidhur me implementimin e ligjit për komunikimet elektronike, ligjit për shërbimet postare dhe strategjitë/politikat e miratuara nga Qeveria.

5) Miraton vendimet në lidhje me përcaktimin e tregjeve përkatëse, kryen analizat e tregut dhe imponimin, si dhe tërheqjen e obligimeve të rregullatorit tek operatorët me fuqi të ndjeshme tregu.

6) Miraton vendimet lidhur me përcaktimin e ofruesve të shërbimeve universale dhe përcaktimin e obligimeve dhe të drejtave të tyre.

7) Monitoron dhe rregullon dispozitat e komunikimeve elektronike publike të rrjetave dhe shërbimeve.

8) Zgjidhë mosmarrëveshjet, duke përfshirë ato që lidhen me çështjet e përdorimit të përbashkët të faciliteteve dhe pasurive në mes të ndërmarrësve.

9) Zgjidhë mosmarrëveshjet në mes të përdoruesve fundorë dhe operatorëve të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.

10) Monitoron dhe rregullon përdorimin e përbashkët të faciliteteve dhe pasurive.

11) Miraton Planin Kombëtar të Numeracionit, Planin për përdorimin e Radio-Frekuencave (kanaleve) dhe planet e zhvillimit të radio komunikimit.

12) Menaxhon resurset e fundme – spektrin e radio-frekuencave dhe hapësirën e numeracionit në komunikimet elektronike.

13) Zbaton detyrat që lidhen me kompatibilitetin elektromagnetik, përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve, radio-monitorimin dhe eliminimin e Interferencave (ndërhyrjeve) të Radios.

14) Lëshon autorizime dhe akte të tjera në pajtueshmëri me dispozitat e ligjit/ligjeve si dhe rregulloret e miratuara.

15) Miraton vendimet lidhur me grantet, transferet dhe revokimin e licencave individuale për përdorimin e spektrit të radio-frekuencave në bazë të tenderit publik dhe procedurave të Ankandit publik.

16) Kontribuon në përgatitjen e propozimeve të strategjive kombëtare dhe politikave.

17) Brenda fushëveprimit të kompetencave të veta, bashkëpunon dhe participon në punën e organeve punuese administrative dhe ndërkombëtare, regjionale, si dhe organizatave dhe institucioneve në fushën e komunikimeve elektronike aty ku aderon Republika e Kosovës.

18) Në bazë të autorizimeve të marra, lidhë marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale në fushën e komunikimeve elektronike.

19) Publikon informatat/udhërrëfyes lidhur me zbatimin e ligjit brenda fushës dhe duke iu nënshtruar procedurës dhe kushteve të vendosura nga vetë ARKEP.

20) Kryen funksionet e qendrës kompjuterike për reagime emergjente me qëllim të ballafaqimit me rreziqet për sistemet publike të komunikimeve elektronike.

21) Bën konsultime lidhur me zbatimin e ligjit si dhe rregulloret e nxjerra nga ARKEP.

Raportimi ne Kuvend

Sipas dispozitave ligjore ARKEP, çdo vit është i detyruar të raportoj para Kuvendit të Kosovës me raportim të rregullt vjetorë dhe për veprimtarinë financiare, siç është përcaktuar me ligjet për komunikimet elektronike dhe atë për shërbimet postare.

Raporti i fundit:

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në përputhje dhe zbatim të dispozitave të aplikueshme nga Ligji Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike dhe Ligji Nr. 03/L-185 për Shërbimet Postare, publikon Raportin e rregullt Vjetor të Punës për vitin 2014 të shoqëruar me raportin e veprimtarisë financiare të Autoritetit, i cili si i tillë me datë; 14 Korrik, 2015 është paraqitur për informim, shqyrtim dhe miratim nga autoriteti i saj themelues dhe mbikëqyrës, Kuvendi i Republikës së Kosovë Vendimi i Kuvendit per miratimin e Raportit Vjetor per ARKEP viti 2014: http://www.arkep-rks.org/repository/docs/Vendimi%20i%20Kuvendit%20per%20miratimin%20e%20Raportit%20Vjetor%20per%20ARKEP%20viti%202014%2030112015.pdf

Kritikat

Në maj të vitit 2016 Prokuroria Themelore në Prishtinë-Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër dy punonjësve të ARKEP-it, ish Kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Tekelekomunikacionit (ART), Ekrem Hoxha dhe Lulzim Kurtaj, ish anëtar i Bordit të ART-së.

Të pandehurit akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës..

Sipas aktakuzës të pandehurit ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e përzgjedhjes së operatorit ekonomik në tenderin “Qendra Nacionale e Monitorimit të Radiospektrit”, ku përkundër faktit që ky tender ishte kthyer në rivlerësim dhe ART-ja ishte gjobitur në vlerë prej 30.000.00 euro për shkak të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit OSHP, të pandehurit nuk e kishin përfillur vendimin e OSHP-së dhe përsëri e kishin shpallur fitues të këtij tenderi operatorin e njëjtë ekonomik.

Prokurorja e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit ti shpall fajtor dhe ti dënoj sipas ligjit.