Konsumatori i cili dëshiron të parashtrojë ankesë për shërbimet e komunikimeve elektronike dhe postare, udhëzohet që fillimisht t’i drejtohet operatorit ekonomik ndaj të cilit ankohet. Operatori është i obliguar që brenda një afati prej 15 ditësh t’i kthejë përgjigje konsumatorit, i cili nëse nuk është i kënaqur, mund t’i drejtohet ARKEP-it. Konsumatori gjithashtu ka të drejtë që t’i drejtohet ARKEP-it, para se çështja të shkojë në procedurë gjyqësore.
Ankesat ose kundërshtimet ndaj një fature, duhet të dorëzohen jo më vonë se 15 ditë pas pranimit të faturës, ndërsa ankesat tjera duhet të dorëzohen jo më vonë se 30 ditë pas veprimit të ofruesit të shërbimeve apo heqjes së veprimit.
Ankesa duhet të paraqitet në ARKEP me shkrim, duke e dorëzuar atë fizikisht, përmes e-mailit në, konsumatori@arkep-rks.org; ose nëpërmjet linjës elefonike pa pagesë në numrin 0800 10 100. Nëse ankesa bëhet me shkrim një kopje i dërgohet ofruesit të shërbimeve. Në udhëzimet e ARKEP thuhet se ankesa duhet të shpjegojë në mënyrë të qartë problemin si dhe përshkruani saktë se çfarë zgjidhje jeni duke kërkuar;
- duke e dorëzuar fizikisht;
- konsumatori@arkep-rks.org;
- 0800 10 100;
Në momentin që përdoruesi ka paraqitur ankesë në ARKEP, ofruesi i shërbimeve nuk do të ketë të drejtë që të shkyçë, apo të mos i ofrojë shërbime shfrytëzuesit deri në arritjen e një vendimi përfundimtar, me përjashtim të rasteve të parapara me Ligj. ARKEP kur ka në shqyrtimin ankesës brenda
Departamentit të Komunikimeve Elektronike (DKE), në rast nevoje mund të kërkojë dokumentacione shtesës nga ankuesi dhe/ose nga ofruesi i shërbimeve.
DKE ka në dispozicion një periudhë prej 60 ditëve nga dita e pranimit të ankesës, për t’i rekomanduar Bordit të ARKEP lidhur me ankesën për shqyrtim marrjen e vendimit.
Bordi pas shqyrtimit të rekomandimit të bërë nga DKE nxjerrë vendim me shkrim mbi refuzimin ose aprovimin e ankesën; ARKEP merr vendim lidhur me ankesën jo më larg se 4 (katër) muaj nga data e pranimit të ankesës, përveç në rastet kur nevojitet kohë më e gjatë e imponuar nga rrethanat e jashtëzakonshme (si p.sh. numri më i madh i dëshmive, rrethanat e komplikuara për zgjidhje të mosmarrëveshjes, etj.)
– Vendimi është përfundimtar dhe me të vendoset për të gjitha çështjet e ngritura gjatë zhvillimit të procedimit;
– Vendimi do të lëshohet me shkrim dhe do të jetë detyrues për palët;
– Vendimi mbetet në fuqi dhe është detyrues edhe nëse apelohet në gjykatë, përveç në rastet kur gjykata vendos
ndryshe në pajtim me procedurat e përcaktuara me ligjet e aplikueshme;
– Palët e pakënaqura me vendimin e ARKEP mund të iniciojnë konflikt administrativ në Gjykatën Kompetente,
brenda tridhjetë ditëve nga data e pranimit të Vendimit.