Kushtet e shërbimit

E përgjithshme

“Rregullatori Yt” është projekt i cili zbatohet nga organizata e pavarur LENS, prej të cilit është zhvilluar ueb faqja rregullatori.com. Projekti për qëllim ka të rris transparencën dhe llogaridhënien për punën e trupave (të pavarur) rregullues, apo shkurt rregullatorëve si dhe të informohen qytetarët e Kosovës për rolin dhe funksionimin e tyre.

Pranimi i kushteve të shërbimit

Duke përdorur informacionin, veglat, veçoritë dhe funksionalitetin e vendosur në rregullatori.com, nëpërmjet API të kësaj ueb faqeje ose nëpërmjet ndonjë aplikacioni ose faqeje tjetër të ndërfaqeve me rregullatorin.com, ju pranoni të jeni një “Vizitor” (që do të thotë që ju thjesht kërkoni faqen e internetit rregullatori.com). Termi “ju” ose “Përdorues” i referohet një Vizitori në internet.

Me rastin e hyrjes në faqen rregullatori.com, ju pajtoheni të pranoni kushtet e shërbimit aktual, sipas ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme, si dhe pajtoheni se jeni përgjegjës për pajtueshmëri me çfarëdo ligji të zbatueshëm vendor. Nëse nuk pajtoheni, ju mund të mos vizitoni më faqen.

E drejta autoriale dhe përdorimi i materialeve

Të gjitha përmbajtjet në rregullatori.com, si tekstet, grafikat, logot, ikonat e butonave, imazhet, klipet audio, shkarkimet digjitale, janë e drejtë autoriale e rregullatori.com të mbrojtur me ligjet e aplikueshme vendore autoriale.

Të gjitha përmbajtjet e qasshme në këtë faqe, janë për informim të përdoruesve të internetit që pranojnë dhe/ose marrin shërbime të komunikimeve elektronike në Kosovë. Lejohet përdorimi i materialeve publike për qëllime edukative dhe assesi për qëllime komerciale. Dhënia e lejes nuk nënkupton bartje të titullit, dhe nën këtë leje ju nuk mund të:

  • modifikoni, përvetësoni ose kopjoni materialet;
  • përdorni ose riprodhoni materialet të pjesshme ose të plota, pa pëlqim paraprak dhe citim të burimit;
  • përdorni materialet në çfarëdo forme digjitale ose tradicionale të transmetuar, printuar, publikuar ose shtypur për qëllime të tërthorta ose direkte komercial ose të keqpërdorohen apo abuzohet me informatat e cilësdo përmbajte (tekstuale, vizuale, audio apo softuerike) të kësaj faqeje.

Publikimi i përmbajtjeve dhe informacioneve

Kjo faqe pasurohet kohë pas kohe me përmbajte (lajme, njoftime për organizimin e ngjarjeve, analiza, infografikone, dhe të dhëna që ndërlidhen me punën e rregullatorëve) varësisht prej dinamikës së aktiviteteve të planifikuara. Informacionet dhe shërbimet e ofruara për përdoruesit e kësaj faqe në internet, janë FALAS. Burimet e informacioneve mblidhen nga kanale të hapura ose përmes punës së stafit, ose me leje paraprake. Atëherë kur është planifikuar me projekt, ne mbledhim të dhëna në lidhje me objektivat kërkimore (hulumtuese). Informacionet mund të na ofrohet nga vetë individët, nga burime të disponueshme në publik, nga palë të treta, gjithmonë duke respektuar standardet më të larta etike dhe profesionale.

Mohimi nga përgjegjësia

Shërbimet e RREGULLATORI.COM, dhe përmbajtjet që mund të të shkarkohen dhe janë të qasshme për përdoruesit në internet, ofrohen dhe menaxhohen nga LENS. JU shprehimisht jeni dakord që përdorimi juaj i RREGULLATORI.COM, shërbimeve të saj, janë përgjegjësi e vetme e juaja. Për faktin e ndjeshmërisë së të dhënave digjitale, JU jeni dakord dhe jeni të vetëdijshëm mbi mënyrën e përdorimit dhe dëmet që mund të shfaqen ose shkaktohen si rezultat i rrugëtimit digjital të të dhënave ose prej aplikacioneve shkarkuese ose përmes pajisjeve të përdorura siç janë shfletuesit apo sistemet operative të kompjuterëve.

Do të behën përpjekje maksimale për të parandaluar çdo ndërhyrje ose nga viruset ose komponentët e tjera të dëmshme në aplikacion, në çdo shërbim, servera, ose emailat e dërguara.

Pavarësisht nga më sipër, kjo faqe pranon se është në përputhje me standardet më të larta etike dhe profesionale në organizatë në mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave përmes rrjetit të saj.

Saktësia e materialeve

Për arsyetimin se kjo faqe është si rezultat i aktiviteteve të projektit “Rregullatori Yt”, nuk mund të garantojë në kohë afatgjate se materialet e publikuara të jenë të përditësuara ose aktuale. Ndryshimet e materialeve të paraqitura në internet mund t’i bëjmë në çdo kohë dhe pa lajmërim. Materialet e shfaqura në adresë të internetit mund të përfshijnë gabime teknike, tipografike, ose fotografike.

Lidhjet (Hyperlinks)

Shërbimi mund të ofrojë, lidhje me ueb faqe ose burime të tjera. Duke qenë se rregullatori.com nuk ka kontroll mbi faqet dhe burimet e tilla, ju pranoni dhe pajtoheni që rregullatori.com nuk është përgjegjës për disponueshmërinë e faqeve ose burimeve të tilla të jashtme, dhe nuk miraton dhe nuk është përgjegjës për çdo përmbajtje, reklamim, produkte ose produkte të tjera materiale nga këto burime. Ju gjithashtu pranoni dhe pajtoheni që rregullatori.com nuk do të jetë përgjegjës ose përgjegjës, i drejtpërdrejt ose tërthorazi, për çdo dëm apo humbje të shkaktuar ose të dyshuar të shkaktuar nga ose në lidhje me përdorimin ose mbështetjen në ndonjë përmbajtje të tillë.

Privatësia dhe Cookies.

Shpjegimet e praktikave të grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave, privatësisë, dhe përdorimin e Cookies mund ti gjeni këtu.

Ligjet e aplikueshme

Këto kushte të përdorimit interpretohen në pajtim me ligjet e Kosovës dhe ju i nënshtroheni pakthyeshëm jurisdiskionit ekskluziv të gjykatave në atë shtet ose vendndodhje.

Modifikimet e kushteve të shërbimeve

Kushtet dhe mënyrat e përdorimit të shërbimeve të kësaj faqeje mund të rishikohen dhe ndryshohen. Kjo mund të bëhet në çdo kohë pa lajmërim dhe do të shfaqet koha, data dhe natyra ku tregohen qartë në këtë dokument për rregullat e reja.

Kontakti me ne

Ju mund të na kontaktoni duke shfrytëzuar të dhënat e më poshtme:
Adresa: Sylejman Vokshi, 25 2nd floor, Nr. 26 10000 Prishtinë;
Tel: +381 38 74 81 50
E-mail: info@ngolens.org

Facebook: Ngo Lens

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me kushtet e shërbimit ose ndonjë sqarim, ju lutem na kontaktoni në: rregullatori@ngolens.org.