Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është Agjenci Ekzekutive, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe ushtron funksionet dhe përgjegjësit e saj të përcaktuara me Ligjin Nr. 03/L-016 për Ushqimin dhe Rregulloren nr.03/2010 për organizimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (17.09.2010). [1]
AUV kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi i cili e rregullon çështjen e sigurisë së ushqimit, me prejardhje shtazore dhe bimore, çështjen e shëndetit publik, shëndetit të kafshëve dhe të mirëqenies së tyre, shëndetin e bimëve, çështjen e kontrollit zyrtar veterinar, fitosanitar dhe sanitar si dhe legjislacionin tjetër përkatës si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministr
Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë ,higjienës ,gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit ,paketimit ,distribuimit ,shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së.
Sistemi i sigurisë ushqimore ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, ky sistem zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit primar dhe në të gjitha fazat e trajtimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve të njerëzve dhe ushqimeve për kafshë.
Ne fushën e veterinarisë AUV është përgjegjëse të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve ,zoonozave dhe mirëqenies së kafshëve ,parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve dhe eliminimin e tyre, aplikimin e të gjitha masave të nevojshme të kontrollit dhe hulumtimeve diagnostike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në territorin e Kosovës.
Shërbimi Veterinar I Kosovës është themeluar me 1 Qershor të vitit 2000. Themelimi I Shërbimit është bazuar në Reguloren e UNMIK-ut No 2000/27 për themelimin e Departamentit të Bujqësisë në vitin 2000. Pas aprovimit të Ligjit të Veterinës më 30 Korrik 2004 Shërbimi Veterinar I Kosovës është riorganizuar në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ).Duke u bazuar në këtë ligj është aprovuar struktura organizative dhe aktivitetet .Duke u bazuar në Ligjin për Ushqimin I cili është aprovuar në vitin 2009 AVUK është riorganizuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë | |
---|---|
![]() |
|
Mbi agjencionin | |
Themeluar në | 1 qershor 2000 |
Raporton | Zyrës së Kryeministrit |
Adresa | Zona Industriale, Fushe Kosovë, 10000 Prishtinë, Kosovë |
Numri i Punetorëve | 33 |
Drejtor menaxhues | Valdet Gjinovci |
Web Faqja | http://www.auv-ks.net/ |
Kontakti | Tel: 038 551918 Fax: 038 551962 Email: infoauv@rks-gov.net |
Struktura Organisative
Bordi Drejtues
1. Bordi Drejtues i Agjencisë është përgjegjës për mbikëqyrjen e strategjisë afatgjate, të propozuar nga Kryeshefi i Agjencisë, pas konsultimit me ministritë përkatëse dhe Këshillin shkencorë, duke siguruar që politikat e përcaktuara për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit të jenë në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe standardet ndërkombëtare.
2. Bordi drejtues, miraton raportin vjetor të aktiviteteve të Agjencisë, propozim programet e punës, raportin financiar të Agjencisë si dhe propozim buxhetin e Agjencisë.
3. Bordi Mbikëqyrës nuk duhet të involvohet në ndikimin e menaxhimit ditor të Agjencisë, por duhet të merret me dhënien e këshillave Agjencia për një nivel më të lartë të sigurisë së ushqimit.
4. Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë përbëhet prej shtatë anëtarëve të cilët i emëron Qeveria e Kosovës me propozim të përbashkët të Ministrit të Bujqësisë dhe Ministrit të Shëndetësisë.
5. Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë përbëhet nga dy anëtarë të caktuar nga Ministri i Bujqësisë , një anëtar i caktuar nga Ministri i Shëndetësisë , një (1) anëtar i caktuar nga Instituti i Shëndetësisë Publike.
6. Tre (3) anëtarë të tjerë të Bordit Mbikëqyrës i cakton Qeveria e Kosovës sipas procedurave qeveritare.
7. Mandati i anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës është katër (4) vjet.
8. Kryesuesin e Bordit Mbikëqyrës e zgjedhin anëtarët e bordit nga radhët e veta dhe mandati i tij është katër (4) vjet.
Anëtarët e Bordit Drejtues të AUV-së janë:
1. Shqipe Dema, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare
2. Isuf Cikaqi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar
3. Parim Bajrami, Oda Ekonomike e Kosovës, anëtar
4. Tahire Maloku- Gjergji, Ministria e Shëndetësisë, anëtare
5. Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, anëtar
6. Valdet Gjinovci, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, anëtar
7. Selatin Kaçaniku, Shoqata Konsumatori, anëtar
Këshilli Shkencor
Këshilli Shkencorë është organ profesional që ofron këshilla shkencore në kuadër të veprimtarisë së Agjencisë.
Fushë veprimtaria dhe numri i anëtarëve të Këshillit Shkencor, procedura dhe mënyra e punës, përcaktohen me akt nënligjor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kompensimi i anëtarëve të Bordit Drejtues dhe Këshillit Shkencorë rregullohen me akt nënligjorë të veçantë të nxjerr nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Anëtarët e Këshillit Shkencor të AUV-së janë:
1. Selvete Krasniqi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, anëtare
2. Bakir Kelmendi, Instituti Bujqësor i Kosovës, anëtar
3. Alush Musaj, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, anëtar
4. Driton Sylejmani, Fakulteti i Bujqësisë, anëtar,
5. Hajrip Mehmeti, Fakulteti i Bujqësisë, anëtar.
Kryeshefi Ekzekutiv
Valdet Gjinovci, lindur më 05 nëntor 1971 në Makërrmal, Komuna Skenderaj.
Në vitin 1997 përfundimi i studimeve të larta në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Në vitin 2007 përfundimi i studimeve pasuniversitare dhe marrja e titullit “Master i Shkencës”, në fushën e Sigurisë Ushqimore, Departamenti Shëndetit Publik Veterinar pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Në vitin 2011 marrja e Gradës shkencore “Doktor i Shkencës”, në fushën e Sigurisë Ushqimore, Departamenti Shëndetit Publik Veterinar pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Përvoja e punës:
Gusht 2011 – në vazhdim, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Prill 2010 – Gusht 2011, u.d Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Prill 2009 – Prill 2010, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Janar – Shkurt 2009, Shef i Inspektoriatit Veterinar Kufitar, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Përvoja Akademike:
Tetor 2010 – Qershor 2011, Asistent pranë Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, Departamenti i Teknologjisë – Drejtimi: Inxhinieri Ushqimore, Universiteti i Prishtinës.
Tetor 2011 – Tetor 2012, Ligjërues pranë Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë, Departamenti i Teknologjisë – Drejtimi: Inxhinieri Ushqimore, Universiteti i Prishtinës.
Maj 2013 në vazhdim, Profesor Ass, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, Universiteti Publik i Mitrovicës.
Autor dhe bashkëautor i punimeve dhe publikimeve shkencore në gjuhën shqipe dhe angleze.
Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv
Financimi dhe Buxheti
Në Bazë të ligjit për udhëqim:
1. Agjencia i përcakton shpenzimet e tij operacionale dhe të hyrat e përafërta, një (1) vit përpara, në formë të planit buxhetor të cilin ia propozon Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratim. Plani buxhetor i Agjencisë është pjesë e procesit buxhetor dhe mund të rishikohet rregullisht nga Agjencia, në pajtim me kërkesat buxhetore.
2. Të hyrat që rrjedhin nga pagesat për licencë dhe nga pagesat tjera që mblidhen në pajtim me këtë ligj ose akte tjera nënligjore nga ky ligj depozitohen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe shfrytëzohen për qëllime të autorizuara sipas kategorisë përkatëse buxhetore dhe në pajtim me procesin buxhetor.
3. Fondet e caktuara nga donatorët dedikuar Agjencisë derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës, regjistrohen si të tilla në të dhënat e kontabilitetit të thesarit dhe konsiderohen si shpenzime të lejuara për qëllimet e Agjencisë.
Mbështetur në legjislacionin aktual, AUV realizon të hyra nga ofrimi i shërbimeve dhe kontrolleve zyrtare në fushën e inspektimeve veterinare, fitosanitare, sanitare, etj. Këto të hyra AUV i grumbullon në interes të Buxhetit të Kosovës.
Pjesa më e madhe e tyre janë mbledhur nga inspektimet fitosanitare dhe ato veterinare. Të hyrat e mbledhura totale për 2012 janë 3,805,193€. Prej tyre, 345,597€ me Ligjin e Buxhetit ishin dedikuar të shpenzohen nga AUV, ku 156,555€ ishin dedikuar për paga e mëditje dhe 189,042€ për mallra e shërbime.
Pershkrimi | 2014 | 2013 | 2012 |
---|---|---|---|
Burimet e Fondeve | |||
Granti qeveritat | |||
Donacionet e jashtme | |||
Te Hyrat-realizimi ndaj buxhetit | 5,160,943 | 3,805,193 | |
Taksa tjera administrative | 52,311 | ||
Taksa për çertifikata mjekësore | 21,410 | ||
Të hyrat nga konfiskimet | 50,500 | ||
Të hyrat nga barnat e medikamentet | 12,323 | ||
Inspektimet sanitare në kufi dhe qendrat rurale | 5,330 | ||
Inspektimet fitosanitare në kufi dhe qendrat rurale | 2,932,633 | ||
Inspektimet veterinare në kufi dhe qendrat rurale | 730,687 | ||
Shpenzimet | |||
Paga dhe Rroga | |||
Mallra dhe Sherbime | |||
Sherbime Komunale | |||
Shpenzime Kapitale | |||
Shpenzime Tjera | |||
Gjithsejt Shpenzime | 5,240,079 | 2,795,735 | 2,873,610 |
Shpenzimet për AUV janë nga marr nga Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2015-2017: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Korniza_Afatmesme_e_Shpenzimeve_2015_-_2017.pdf
Përgjegjesit e AUVK-ut
1. Për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e njerëzve, Agjencia është kompetent për kontrollimin, verifikimin dhe inspektimin e ushqimit dhe lëndës së parë në të gjitha nivelet e zingjirit ushqimor si:
1.1. kontrollimi dhe inspektimi i prodhimit, procesimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportit, tregtimit , importit dhe eksportit të ushqimit dhe lëndës së parë;
1.2. lëshimi, pezullimi dhe tërheqja e regjistrimeve dhe miratimeve që janë të lidhura me detyrat e tij;
1.3. integrimi dhe elaborimi i hulumtimit dhe sistemeve identifikuese në ushqim dhe lëndë të parë;
1.4. mbikëqyrja e përputhshmërisë së legjislacionit në fuqi në zingjirin ushqimor;
1.5. këshillon organet tjera zyrtare në hartimin e legjislacionit dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në fushën e ushqimit të sigurt;
1.6. kontakton me institucionet ndërkombëtare në lidhje me çështjet që rregullohen me këtë ligj.
Korniza Ligjore
Ligjet Ligji PËR USHQIMIN – Nr. 03/L-016
LIGJI Nr. 04/L-078 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
LIGJI Nr. 04/L-072 PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETROR
Ligji Nr. 04/L-039 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
LIGJI Nr. 04/-L-019 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 02/L-8 PËR VERËRAT
Ligji PËR VETERINARINË – Nr.2004 / 21
LIGJI Nr. 03/L-157 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR DUHANIN Nr. 02/L-36
LIGJI NR. 03/L-119 PËR PRODUKTET BIOCIDE
LIGJI Nr. 03/L-131 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE
LIGJI Nr. 03/L-016 PËR USHQIMIN
LIGJI Nr. 03/L-029 PËR INSPEKCIONIN BUJQËSOR
LIGJI NR. 02/L-128 PËR BARNAT NARKOTIKE, SUBSTANCAT PSIKOTROPE DHE PREKURSORË
LIGJI Nr. 02/L-122 PËR BUJQËSINË ORGANIKE
LIGJI nr. 02/L-109 PЁR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE
Ligji Nr. 02/L-98 PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË BIMËVE
Ligji Nr. 02/L-95 PËR MBROJTJEN E BIMËVE
LIGJI NR. 02/L-85 PËR PESHKATARI DHE AKUAKULTURË
Ligji Nr. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE
Ligji Nr.02/L-8 PËR VERËRAT
Ligji Nr.2004/33 PËR BLEGTORINË E KOSOVËS
Ligji Nr.2004 / 21 PËR VETERINARINË
LIGJI Nr. 2004 / 17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE
Ligji Nr.2004 / 13 PËR MATERIALIN FIDANOR
LIGJI NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS
LIGJI Nr.2003/20 PER P PESTICIDETLigji Nr.2003/5 Ligji i Kosovës për Farërat
Ligji Nr. 03/L-042 I PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE
Ligji Nr. 02/L-36 PËR DUHANIN
Departmentet
Siguria e Ushqimit
Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë
Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë -LUV është njësi organizative e Agjencisë se Ushqimit dhe te Veterinarisë AUV
Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë -LUV monitoron dhe diagnostifikon sëmundjet e kafshëve ,kryen analizat të ushqimit me prejardhje shtazore, kryen monitorimin e cilësisë dhe sigurisë se ushqimit , mbetjeve veterinere dhe kontaminanteve ne ushqim dhe ushqimit te kafshëve.
Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka këto laboratore funksionale
1. Laboratori për pato-anatomi dhe pato-histologji
2. Laboratori për bakteriologji ,parazitologji dhe mykologji
3. Laboratori për serologji dhe diagnostike molekulare
4. Laboratori për mikrobiologji ushimore dhe preparatorine
5. Laboratori për kimi ushqimore dhe mbetje
6. Laboratori për analiza te qumështit
Shëndeti dhe Mirëqenia e Kafshëve
Njësia për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve
Njësia për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve, është përgjegjës për: Mbrojtjen e shëndetit të kafshëve nga sëmundjet infektive, të cilat e rrezikojnë shëndetin e kafshëve, shëndetin publik dhe ekonominë e vendit,
Sigurimin e zbatimit unik të legjislacionit dhe akteve nënligjore nga fushëveprimi i kësaj njësie, Planifikimin, dizajnimin dhe zbatimin e programeve vjetore te vaksinimeve, hulumtimeve diagnostike për mbikëqyrjen, luftimin dhe eradikimin e sëmundjeve të kafshëve, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi;
Themelimin e sistemit shtetëror për raportimin, lajmërimin e sëmundjeve të Kafshëve – ADNS dhe monitorimin e të dhënave statistikore për sëmundjet e kafshëve;
Përcjelljen e situatës epizootiologjike duke bërë ndalesat e importit, tranzitit të kafshëve të gjalla dhe produkteve te tyre duke u bazuar në raportet zyrtare të Organizata Ndërkombëtare për Epizooti – OIE-se;
Bashkëpunimin me institucionet tjera publike për ndërmarrjen e masave veterinare, për mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike – sëmundjet e përbashkëta për njerëz dhe kafshë;
Mbikëqyrjen dhe përcjelljen e lëvizjes së kafshëve përmes sistemit të identifikimit dhe regjistrimit të tyre, certifikatave shëndetësore dhe certifikatave të transportit;
Zbatimin dhe kontrollin në përputhje me kërkesat për mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin e tyre ne ekonomitë familjare, qendrat e grumbullimit, qendrat e strehimit, tregjet e kafshëve, karantinat, thertoret dhe vendet tjera ku mbahen kafshët dhe automjetet me të cilat barten ato;
Licencimin e praktikave veterinare, praktikave farmaceutike veterinare, tregjeve të kafshëve, stacioneve mbajtëse të kafshëve – karantinave, fabrikave të ushqimit të kafshëve, aditivëve dhe depove për grumbullimin e nënprodukteve të kafshëve;
Dhënien e certifikatave shëndetësore, lejeve për eksport të kafshëve të gjalla dhe nënprodukteve të tyre – lëkura, leshi etj;
Planifikimin dhe zbatimin e programeve për kontrollin e ushqimit të kafshëve, aditivëve të ushqimit të kafshëve para se të bëhet përdorimi i tyre ose plasimi në treg dhe lëshimin e autorizimit për eksport të ushqimit të kafshëve dhe aditivëve të ushqimit të kafshëve.
Koordinimin dhe trajnimin e stafit për menaxhimin e emergjencave për luftimin e sëmundjeve të kafshëve dhe bashkëkoordinimin me institucionet tjera të cilat janë të involvuara në shtabet e krizës me planet e hartuara emergjente;
vendosin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e pikave dezinfektuese në të gjitha vendkalimet kufitare në Republikën e Kosovës.
Drejtoria e Shëndetit Publik
Drejtoria e Shëndetit Publik udhëhiqet nga drejtori dhe organizohet në këta sektorë:
Sektori i higjienës së ushqimit me prejardhje shtazore,
Sektori i higjienës së ushqimit me prejardhje joshtazore,
Sektori i nënprodukteve shtazore,
Sektori i mbetjeve në ushqim.
Inspektorati Veterinar
Kritikat
Referencat
- Jump up↑ {{RAPORTI I AUDITIMIT KONTROLLI I BRENDSHËM DHE MENAXHIMI FINANCIAR NË AGJENCIONIN E USHQIMIT DHE VETERINARISË, QERSHOR 2013}}