Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë: 07. Nëntor, 2008, dhe bazohet në Ligjin për Konkurrencën Nr. 2004/36. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është organ i pavarur dhe ka përgjegjësinë dhe autoritetin për zbatimin e këtij ligji dhe promovimit të konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës përbëhet prej 5 anëtarëve, kryetarit të Komisionit dhe 4 komisionerëve të cilët i emëron Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
Akk.jpg
Mbi agjencionin
Themeluar në 07. Nëntor, 2008
Raporton Kuvendit te Kosovës
Adresa Sheshi ”Nëna Terezë”, P.N.
10000 Prishtinë, Kosovë
Numri i Punetorëve
U.D. Kryetarit Ahmet Krasniqi
Web Faqja https://ak.rks-gov.net/
Kontakti Tel: +381 /0/ 38 200 109 29
selajdin.beqa@rks-gov.net

Misioni

Ligji për Konkurrencën 2004/36 ka për qëllim të siguroj zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë se tregut te Kosovës duke ndaluar veprimet qe kufizojnë, shtypin ose çrregullojnë konkurrencën. Ky ligj vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg duke u mbështetur në tre shtylla kryesore që përcaktojnë mbrojtjen e konkurrencës:

Abuzimin me pozitën dominuese;

Marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe

Bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve,

Krijimi i konkurrencës së lirë dhe mbrojtja e saj janë një segment vital për ekzistimin e ekonomisë së të tregut dhe se konkurrenca zënë vend të rëndësishëm në politikat ekonomike. Ky institucion e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit dhe bizneseve, me synimin final që tregu të gjeneroje zhvillimin.

Struktura Organizative

Bordi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka tre vjet që nuk është funksional, pasi që Bordi nuk është i kompletuar.

Organogrami

https://ak.rks-gov.net/repository/docs/organogrami_2012.pdf

Financimi dhe Buxheti

Përshkrimi 2014 2013 2012
Burimet E Fondeve
Granti qeveritar 147,477 187,471 194,165
Te Hyrat vetjake te bartura
Te Hyrat
Te Hyrat
Te Hyrat
Te Hyrat Tjera
Shpenzimet
Paga dhe Rroga 100,587 107,038 100,040
Mallra dhe Shërbime 44,897 77,985 92,005
Shërbime Komunale 1,992 2,448 2,120
Shpenzime Kapitale
Shpenzime Tjera
Gjithsej Shpenzime 147,477 187,471 194,165

Pasqyrat Financiare Të Autoritetit Kosovar Të Konkurrencës

Këto raporte përmbledhin çështjet kryesore që dalin nga auditimi i pasqyrave vjetore financiare (PVF-të) nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm

2014: http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_AKON_2014_Shqip_722643.pdf

2013: http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_AKKN_2013_Shqip_404776.pdf

2012: http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_AKKN_2012_Shqip_726901.pdf

Veprimtaria

Abuzime me pozitë dominuese

“Pozitë dominuese” është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga pjesëmarrësit e tjerë në treg, si: konkurrentët, klientët ose konsumatorët.

Konstatimi i ekzistimit të pozitës dominuese

Neni 14 I ligjit për konkurrencë 2004/36 përcakton se ekziston pozita dominuese ne ato raste:

14.1. Ndërmarrja ka pozitë dominuese nëse, si furnizuese ose blerëse e disa llojeve të caktuara të mallrave ose shërbimeve: ajo

nuk i nënshtrohet konkurrencës së vërtetë; ose ka fuqi superiore në treg në krahasim me konkurrentët e saj ekzistues ose potencial për këtë qëllim, do të merret parasysh veçanërisht pjesëmarrja dhe pozita e saj në tregun përkatës, fuqia e saj financiare, qasja e saj ndaj furnizimeve ose tregjeve, lidhjet e saj me ndërmarrjet e tjera, pengesat juridike ose faktike për hyrjen e ndërmarrjeve të tjera në treg, konkurrenca aktuale ose potenciale me ndërmarrjet e themeluara brenda ose jashtë Kosovës, lehtësia ose vështirësia me të cilën ajo mund të ndryshojë furnizimin e mallrave ose shërbimeve të tjera si dhe aftësitë e furnizuesve ose klientëve të saj që të zhvillojnë afarizëm me ndërmarrje të tjera. 14.2.Një ndërmarrje konsiderohet të ketë pozitë dominuese nëse ka pjesëmarrje më të madhe se 40% në treg. Ky konsiderim nuk është i aplikueshëm në rast se ndërmarrja në fjalë bindshëm demonstron se është e ekspozuar para një konkurrence të konsiderueshme ose që nuk ka pozitë superiore në treg në krahasim me konkurrentët e vet, duke i marrë parasysh faktorët e specifikuar në nenin 14.1.b.

14.3. Dy ose më shumë ndërmarrje kanë pozitë dominuese nëse, si blerës ose shitës të disa llojeve të caktuara të mallrave ose shërbimeve, nuk ekziston konkurrencë e fortë ndërmjet tyre, dhe ato:

nuk i nënshtrohen konkurrencës së vërtetë; ose së bashku kanë fuqi superiore në treg në krahasim me konkurrentët e tyre, duke marrë parasysh faktorët e specifikuar në pikën b të nenit 14.1.b. 14.4.Dy apo më shumë ndërmarrje konsiderohet të kenë pozitë dominuese nëse kanë pjesëmarrje të përbashkët më të madhe se 40% në treg. Pesë ndërmarrje apo më pak konsiderohet të kenë pozitë dominuese nëse kanë pjesëmarrje të përbashkët prej së paku 70% në treg. Ky konsiderim i bazuar në këtë paragraf 14.4 nuk është i aplikueshëm në rast se ndërmarrjet në fjalë bindshëm demonstrojnë se kushtet e konkurrencës kërkojnë që ato të mbajnë konkurrencë të konsiderueshme ndërmjet veti ose që nuk kanë bashkërisht pozitë superiore në treg në krahasim me konkurrentët tjerë që i kanë, duke i marrë parasysh faktorët e specifikuar në nenin 14.1.b.

Konstatimi i shpërdorimit të pozitës dominuese

Neni 15 Shpërdorimi i ndaluar i pozitës dominuese ekziston nëse, si furnizues ose blerës i disa llojesh të caktuara të mallrave ose shërbimeve, një ose më shumë ndërmarrje më pozitë dominuese:

ndikon negativisht në konkurrencën e tregut duke dëmtuar aftësinë e ndërmarrjeve tjera për konkurrim në treg;

kërkon pagesa ose kushte të tjera afariste që dallojnë nga ato që ka shumë të ngjarë se do të mbizotëronin po të kishte konkurrencë efektive, në këtë kontekst, do të merret parasysh sjellja e ndërmarrjeve në tregjet e krahasueshme që karakterizohen me konkurrencë efektive;

kërkon pagesa më pak të favorshme ose kushte të tjera afariste nga ç’kërkon prej blerësve të ngjashëm në tregje të krahasueshme, përveç nëse ka arsyetim objektiv për dallimin e tillë;

refuzon që t’ju lejojë ndërmarrjeve tjera, si kompensim për shfrytëzimin e arsyeshëm, përdorimin e rrjetave ndërlidhëse dhe infrastrukturës së saj, nëse shfrytëzimi i përbashkët ose qasja e tillë kërkohet nga këto ndërmarrje tjera, për arsye juridike ose faktike, që të veprojë si konkurrent i ndërmarrjes dominuese; sidoqoftë, kjo nuk do të përbëjë shpërdorim nëse ndërmarrja dominuese bindshëm dëshmon se për arsye teknike, operacionale ose arsye të tjera, lejimi i shfrytëzimit të përbashkët ose qasjes është i pamundshëm ose nga ana tregtare jo i besueshëm; ose

shfrytëzimi i pozitës në treg për të krijuar ndërmarrje tjera që i dhurojnë atij qëllime privilegjuese, përveç nëse qëllimi është i arsyeshëm për një trajtim të tillë favorizues.

Antikartel

ANTIKARTEL

“Marrëveshje” do të thotë çdo kontratë, marrëveshje, mirëkuptim ose aranzhim, qoftë ajo me shkrim apo jo. “Marrëveshje” janë marrëveshjet e çdo forme, te lidhura ndërmjet ndërmarrjeve, me ose pa forcë detyruese, vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, si dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat veprojnë në të njëjtin nivel, pra marrëveshje horizontale ose në nivele të ndryshme, pra marrëveshje vertikale, të tregut.

Llojet e marrëveshjeve

Marrëveshje horizontale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve konkurrente (ndërmjet prodhuesve ose grosistëve) që veprojnë në të njëjtin nivel ekonomik. Marrëveshja ndërmjet ndërmarrjeve lidhur me mallra dhe/ose shërbime dhe që ndikon në një treg brenda Kosovës është e ndaluar për aq sa ajo e kufizon lirinë e palës për vendosjen e çmimeve në ngarkim të palëve të treta ose çfarëdo kushti thelbësor në marrëveshjet e lidhura me palët e treta.

Marrëveshje vertikale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve që veprojnë në nivele të ndryshme tregu.

Marrëveshjet e ndaluara

Ligji për konkurrencen 2004/36, neni 3 i ndalon të gjitha marrëveshjet, te cilat kane si objekt ose si pasoje pengimin, kufizimin e shtrembërimin e konkurrencës ne treg, veçanërisht marrëveshjet qe:

caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejte ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; zbatojnë kushte te ndryshme për transaksione te njëjta me palë të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave

Marrëveshjet qe përjashtohen

Neni nr 4 parasheh llojet e marrëveshjeve që përfitojnë nga përjashtimi. marrëveshjet e specializimit, marrëveshjet e racionalizimit, marrëveshjet e kërkim-zhvillimit dhe marrëveshjet e tjera të përcaktuara me ligj per konkurrencë 2004/36. Këto lloj marrëveshjesh mundësojnë arritjen e efiçiencës ekonomike

“Praktika e bashkërenduar” do të thotë një aktivitet që ka të bëjë me bashkëpunimin joformal ndërmjet ndërmarrjeve dhe që nuk bazohet në një vendim ose marrëveshje formale.

“Tregu Përkatës” do të thotë fahu i tregtisë për të cilin është kufizuar konkurrenca në një zonë të caktuar gjeografike, duke përfshirë të gjitha produktet dhe shërbimet e zëvendësueshme dhe të gjithë konkurrentët tek të cilët konsumatorët mund të drejtohen në afat të shkurtë, në rast se kufizimi apo abuzimi rezulton në ngritje materiale të çmimit.

Kartel

Ujdi midis firmave konkurrente që hartohet për të kufizuar apo shmangur konkurrencën midis tyre, dhe synon rritjen e çmimeve dhe të fitimeve të ndërmarrjeve pjesëmarrëse, pa ofruar asnjë përfitim shtesë në të cilin të mbështetet kjo rritje. Në praktikë, kjo realizohet duke fiksuar çmimet, duke kufizuar prodhimin, duke bërë ndarje të tregjeve, të klientëve apo të territoreve, duke manipuluar tenderat ose duke kombinuar disa nga kufizimet e sipërpërmendura. Kartelet janë në dëm të konsumatorëve dhe të shoqërisë në përgjithësi, sepse ndërmarrjet që marrin pjesë në to vendosin çmime më të larta (dhe marrin fitime më të mëdha) sesa në një treg konkurrues.

Përqendrimet

Ligji për Konkurrencën nr.2004/36 nuk përfshinë pjesën e përqendrimeve, tani është në përgatitje ligji i ri për mbrojtjen e Konkurrencës dhe në të është e përfshirë fusha e përqendrimeve.

Ligji i ri tani ka kaluar në diskutim tek komisionet përgjegjëse të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndihmat Shtetërore

Me këtë ligj përcaktohen parimet dhe procedurat, në përputhje me të cilat lejohet dhe kontrollohet ndihma shtetërore, me qëllim që të mbështetet zhvillimi ekonomik dhe social, të zbatohen parimet e funksionimit të ekonomisë së tregut, të mbrohet konkurrenca, si dhe të përmbushen detyrimet e dala nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, ku përfshihen dispozitat për ndihmën shtetërore.

Ky ligj zbatohet për të gjithë sektorët e prodhimit dhe shërbimeve që veprojnë në Republikën e Kosovës, me përjashtim të sektorëve të bujqësisë dhe të peshkimit.

Kritikat

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka tri vite që nuk është funksional, pasi që Bordi nuk është i kompletuar. Qeveria e Kosovës nuk ia ka propozuar ende Kuvendit të Kosovës emrat e rinj të anëtarëve të Bordit (Shtator 2016). Vendimi i fundit i postuar në ueb faqen e AKK daton në Maj 2013.

Ky institucion edhe kur ishte funksional është kritikuar si jo mjaft efikas dhe në shërbim të bizneseve që janë të lidhura me politikën.