I themeluar në vitin 2005, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës. Me nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës KPM përcaktohet organ i pavarur.
Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44, KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.
Përgjegjësi e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.
Politika e transmetimit e KPM-së është në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, legjislacionin përkatës të BE-se e në veçanti me Direktivën e Komisionit Evropian (AVMS) duke respektuar plotësisht demokracinë, sundimin e ligjit, mbrojtjen e lirisë së shprehjes, dhe pluralizmin e shërbimeve mediale audiovizuele.
Në bazë të ligjit, KPM ka mandatin të përgatisë Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Republikën e Kosovës si dhe dokumentet tjera strategjike për shërbimet mediale audiovizuale.
Komisioni i Pavarur i Mediave | |
---|---|
![]() |
|
Mbi agjencionin | |
Themeluar në | 2005 |
Raporton | Kuvendit te Kosovës |
Adresa | Rr. Perandori Justinian Nr. 14, 10000 Prishtinë, Kosovë |
Numri i Punetorëve | 31 |
Kryetar | Adnan Merovci |
Web Faqja | http://www.kpm-ks.org/ |
Kontakti | Tel: 038 245-031 info@kpm-ks.org |
Misioni
Misioni i KPM-së është:
- Të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.
- Të kontribuojë në profesionalizimin e shërbimeve mediale audio-vizuele
- Të mbështes lirinë dhe pluralizmin e shërbimeve mediale audio-vizuele
Struktura Organisative
Bordi për Ankesa
Bordi për Ankesa është trup i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së që drejtpërdrejtë i nënshtrohen vendimit sa i përket:
dhënies, refuzimit, mosripërtёrirjes ose revokimit të lejes transmetuese; vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike; shqiptimit të sanksioneve; dhe çështjeve tjera të ngjashme që mbështeten në aktet nënligjore.
Bordi i Ankesave mund të mbështes, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.
Bordi për Ankesa përbëhet prej tre (3) anëtarëve të cilët emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nga radhët e anëtarëve të Bordit për Ankesa, Kuvendi zgjedh Kryetarin. Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat tre (3) vjeçar.
Korniza Ligjore
Me qëllim të përmbushjes së obligimeve kushtetuese (Neni 141 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës) dhe ligjore (Ligji Nr. 04/L-44), Komisioni i Pavarur i Mediave nxjerr akte nënligjore për rregullimin e transmetimit dhe të shërbimeve mediale audio-vizuale, në pajtim edhe me standardet ndërkombëtare.
Ligji Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave shih:http://www.kpm-ks.org/materiale/dokument/1335165851.7107.pdf
Financimi dhe Buxheti
Pershkrimi | 2014 | 2013 | 2012 |
---|---|---|---|
Burimet E Fondeve | |||
Granti qeveritat | 1,370,440 | 707,664 | 428,015 |
Donacionet e jashtme | |||
Te Hyrat vetjake te bartura | 45,323 | 240,388 | |
Te hyrat | |||
Te Hyrat nga licencat e operatorëve | 325,162 | 401,972 | 221,290 |
Shpenzimet | |||
Paga dhe Rroga | 331,777 | 296,475 | 232,619 |
Mallra dhe Sherbime | 335,977 | 430,097 | 418,804 |
Sherbime Komunale | 17,000 | 17,086 | 16,980 |
Shpenzime Kapitale | 685,686 | 9,329 | 0 |
Shpenzime Tjera | |||
Gjithsejt Shpenzime | 1,370,440 | 752,987 | 668,403 |
Pasqyrat Financiare Të Komisionit Të Pavarur Të Mediave
2014: http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_KPM_2014_Shqip_147775.pdf
2013: http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_KPM_2013_Shqip_918604.pdf
2012: http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_KPM_2012_Shqip_713716.pdf
2013:
Departmentet
Në kuadër të Zyrës Ekzekutive të KPM-së funksionojnë këto Departamente
Departamenti Ligjor
Departamenti Ligjor këshillon KPM-në për përgatitjen e infrastrukturës ligjore si dhe në të gjitha çështjet ligjore që kanë të bëjnë me licencimin, ankesat prej publikut dhe përgatitjen e rregullave dhe udhëzimeve të reja për subjektet transmetuese. Departamenti Ligjor përgatit rastet sanksionuese dhe këshillon KPM-në në të gjitha seancat ligjore. Departamenti Ligjor gjithashtu shërben si këshillëdhënës i përgjithshëm i KPM-së, në këshillimet administrative si dhe në çështjet rregullative.
Departamenti i Licencimit
Departmenti i Licencimit është përgjegjës në udhëheqjen e konkurseve të licencimit lidhur me licenca të reja transmetimi në territorin e Kosovës. Departamenti punon ngushtë me të gjitha subjektet transmetuese ekzistuese në çështjet që kanë të bëjnë me pajtueshmërinë me Kushtet dhe Termet e Përgjithshme të Licencës së tyre. Në bashkëpunim me departamentet tjera të KPM-së, Departamenti i Licencimit udhëzon të gjitha subjektet transmetuese për të zgjidhur problemet e interferencave në mes tyre dhe bënë shqyrtimin e të gjitha kërkesave të subjekteve transmetuese që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kushtet e Përgjithshme të licencës së tyre.
Departamenti i Monitorimit
Departmenti i Monitorimit dhe Pajtueshmërisë monitoron mediat elektronike dhe periodikisht viziton subjektet transmetuese për të siguruar pajtueshmërinë me rregulloret e KPM-së dhe për të ndihmuar KPM-në që më mirë të kuptoj problemet dhe shqetësimet e subjekteve transmetuese. Monitoruesit e KPM-së pranojnë ankesa prej publikut dhe i shqyrtojnë ato në konsultim me Departamentin Ligjor, Teknik dhe të Licencimit në mënyrë që të këshillojnë Shefin Ekzekutiv për çfarëdo veprimi rregullativ që mund të kërkohet dhe gjithashtu mund të inicojë ankesë të vet ex-officio.
Departamenti i Menaxhimit Frekuencor (DMF)
Ky department cakton parametrat e transmetimit për secilin subjekt transmetues, përfshirë frekuencat, fuqinë e sinjalit dhe lokacionin e antenës. Duke përdorur programe planifikuese të sofistikuara të frekuencave, departamenti i Menaxhimit Frekuencor harton hapësirën e mbulimit të secilit subjekt transmetues në një hartë shumë të saktë topografike të Kosovës për të siguruar që secili radio stacion apo televizion mund të mbulojë hapësirën e vet të licencuar pa i penguar subjektet tjera transmetuese. DMF-ja po ashtu kryen veprime monitoruese në terren për të verifikuar pajtueshmërinë e subjekteve transmetuese me kushtet teknike të licencave të tyre dhe mbikëqyrë zgjidhjen e çështjeve të interferencave të frekuencave të transmetimit në mes të transmetuesve.
Departamenti i Administratës
Departamenti i Administratës është përgjegjës për të gjitha çështjet financiare, të personelit, logjistikës dhe prokurimit në KPM, përfshirë menaxhimin e buxhetit të saj.
Veprimtaritë Kryesore
Licencimi i shërbyesve medial audiovizuel
Për të ushtruar veprimtarinë në fushën e shërbimeve mediale audio-vizuale në Republikën e Kosovë sipas Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).
Licencat e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre bëhet për një afat shtatë (7) vjeçar për radio transmetime, ndërsa për shërbime mediale audiovizuele dhe për operatorët e rrjeteve për ofrimin e shërbimeve mediale me përmbajtje audiovizuele afati është dhjetë (10) vjeçar. Licencat e lëshuara nga KPM nuk mund të shfrytëzohen dhe barten pa autorizimin dhe pa aprovimin paraprak me shkrim të KPM-së.
Subjektet e licencuara duhet të veprojnë në përputhje në pajtueshmëri të plotë më të gjitha aktet nënligjore si dhe me Kushtet dhe Termet e Licencës, siç janë të përcaktuara nga KPM-ja.
Bazuar ne ligjin Nr. 04/L-44 KPM-ja me akt nënligjor, mund të miratojë dhe aplikojë edhe kritere tjera për licencim dhe përtëritje të licencës varësisht prej llojit dhe kategorisë së licencës që do të lëshojë.
Lëshimi i licencave të reja për shërbime mediale audio-vizuale publikohet me të gjithë informacionin përkatës që kërkohet nga kandidatët, metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e aplikacioneve, tarifat e përcaktuara dhe kategoria e licencës.
Sipas planit frekuencor të disponueshme për Kosovën, KPM ndanë frekuenca të mjaftueshme për Transmetuesin Publik për t’i mundësuar që t’i ofrojë popullsisë së Kosovës një mbulim radio televiziv deri në masën maksimale të mundshme.
Digjitalizimi
Në bazë të ligjit Ligji Nr. 04/L-44, neni 3 pika 1.1, KPM ka mandatin të përgatisë Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Republikën e Kosovës si dhe dokumentet tjera strategjike për shërbimet mediale audiovizuale. Në konferencën Gjeneva 2006 (GE-06)17 qershori i vitit 2015 është përcaktuar si afat për kalimin në platformën digjitale (kjo është koha e fundit për Kosovën), kurse për vendet e BE-së kalimi është paraparë të bëhet në vitin 2012.