Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) u themelua në qershor 2004, me shpalljen nga Parlamenti i Kosovës të Ligjit për Energjinë, Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Zyra e Rregullatorit për Energji është organ i pavarur, i cili ka për detyrë të rregullojë aktivitetet në Sektorin e energjisë në Kosovë, përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin, në pajtim me detyrimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë (Ky traktat është nënshkruar nga Bashkimi Evropian dhe nëntë partnerë nga Evropa Juglindore në Athinë në muajin tetor 2005 për krijimin e kornizës ligjore për një treg të integruar të energjisë).

ZRRE ka kompetencat që të lëshojë licensa dhe të monitorojë nëse ato licensa respektohen nga ndërmarrjet e energjisë, të miratojë tarifat e aktiviteteve të shërbimeve publike, të imponojë detyrime për furnizimin e popullsisë, zgjidhjen e kontesteve dhe hartimin e legjislacionit sekondar për sektorin e energjisë. ZRRE është përgjegjëse edhe për krijimin e kornizës rregullative, e cila siguron funksionim transparent dhe jo-diskriminues të tregut të energjisë, duke u bazuar në parimet e tregut të lirë. Ajo zbaton kritere transparente dhe të hapura për dhënien e licencave ndërmarrjeve të energjisë, duke përfshirë fuqinë për të dhënë, ndryshuar, pezulluar, bartur, marrë, mbikëqyrë dhe kontrolluar nëse këto ndërmarrje të energjisë u përmbahen këtyre licencave.

ZRRE gjithashtu i ka kompetencat për të caktuar paraprakisht parimet dhe metodat e vënies së çmimit dhe më vonë për të miratuar tarifat për shërbimet e rregulluara të energjisë. Ky funksion përfshin edhe monitorimin e tarifave, zgjidhjen e kontesteve, cilësinë e shërbimeve dhe standardet për kryerjen e punëve. Gjatë kryerjes së veprimtarisë së saj, ZRRE bashkëpunon me ndërmarrjet e energjisë dhe ministritë, sidomos me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

ZRRE financohet nga taksat e licencave, të cilat i mundësojnë kësaj zyre të veprojë si organ rregullator i pavarur financiarisht. ZRRE ndihmon dhe siguron që korniza rregulluese e Kosovës të jetë në pajtim me ‘acquis communautaire’ (përmbledhja e legjislacionit të BE-së) për energjinë.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë
Zre.jpg
Mbi agjencionin
Themeluar në Qershor 2004
Raporton Kuvendit të Kosovës
Adresa Dervish Rozhaja nr. 12,
10000 Prishtinë, Kosovë
Numri i Punetorëve 33
Drejtor menaxhues Perit Popaj
Web Faqja http://www.ero-ks.org/
Kontakti Tel: +381 (0) 38 247 615
Mob: +386 (0) 49 78 70 80
Fax: +381 (0) 38 247 620
Email: info@ero-ks.org

Struktura Organizative

Struktura organizative e ZRRE-së përbëhet nga: Bordi, pesë (5) departamente dhe njësia e administratës. Udhëheqësit e Departamenteve organizojnë, kontrollojnë, planifikojnë, bashkëpunojnë, dhe vlerësojnë stafin e tyre, si dhe mbajnë përgjegjësinë për aktivitetet dhe përmbushjen e të gjitha detyrave të përcaktuara. Anëtarët e stafit kryejnë punë, analiza dhe detyra tjera, kurdo që është e nevojshme sipas rregulloreve të brendshme të ZRRE-së, dhe propozimet i dërgojnë tek Udhëheqësit e Departamenteve, të cilat pastaj dërgohen te Bordi për aprovim.

Bordi

ZRRE-ja drejtohet në pajtim me Kreun 2, të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. Ajo drejtohet nga pesë anëtarë të Bordit, duke përfshirë kryesuesin e Bordit i cili njëherit është edhe udhëheqës i ZRRE-së. Anëtarët e Bordit përmbushin detyrat dhe obligimet në përputhje me përgjegjësitë që parashihen me Ligjin mbi Rregullatorin e Energjisë.

Enver Halili, Kryesues i Bordit, Deklarimi i Pasurisë në AKK: http://www.akk-ks.org/declaration/2015/Institucionet_e_Pavarura/Zyra_e_Rregullatorit_per_Energji/Enver_Halimi.pdf

Arsim Janova, anetar i bordit, Deklarimi i pasurisë ne AKK: http://www.akk-ks.org/declaration/2015/Institucionet_e_Pavarura/Zyra_e_Rregullatorit_per_Energji/Arsim_Janova.pdf

Besim Sejfijaj, Anëtar i bordit, Deklarimi i pasurisë në AKK: http://www.akk-ks.org/declaration/2015/Institucionet_e_Pavarura/Zyra_e_Rregullatorit_per_Energji/Besim_Sejfijaj.pdf

Qemajl Mustafa, Anëtar i bordit,Deklarimi i pasurisë në AKK: http://www.akk-ks.org/declaration/2015/Institucionet_e_Pavarura/Zyra_e_Rregullatorit_per_Energji/Qemajl_Mustafa.pdf

Anëtar i bordit,Deklarimi i pasurisë në AKK:

Drejtori Menaxhues

Drejtori Menaxhues: Petrit Pepaj, Deklarimi i pasurisë në AKK: http://www.akk-ks.org/declaration/2015/Institucionet_e_Pavarura/Zyra_e_Rregullatorit_per_Energji/Petrit_Pepaj.pdf

Drejtori Menaxhues është përgjegjës për implementimin e të gjitha vendimeve të Bordit të ZRRE-së, dhe i raporton Bordit të ZRRE-së:

  • Mbikëqyrë proceset vjetore dhe periodike për caktimin e tarifave të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore;
  • Mbikëqyrë proceset e zhvillimit të metodologjisë për qasje jo-diskriminuese dhe kompensim transparent për shfrytëzimin e rrjeteve të energjisë në Kosovë;
  • Mbikëqyrë proceset e dizajnimit të tregut të energjisë në Kosovë, proceset e liberalizimit të tregut të balancuar, hartimin e politikave për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe për trajtimin e ankesave të konsumatorëve;
  • Mbikëqyrë hartimin e politikave për të siguruar zbatimin e mekanizmave të tregtisë ndërkufitare në përputhje me rregullat e Tregut Rajonal të Energjisë;
  • Mbështet Bordin e ZRRE-së në menaxhimin e punëtorëve të ZRRE-së;
  • Propozon para Bordit të ZRRE-së, për të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me buxhetin e ZRRE-së, për të përmirësuar operimin e brendshëm të ZRRE-së, duke përfshirë: i. Planifikimin e buxhetit dhe nevojave të prokurimit; ii. Propozimin e masave për rritje të efikasitetit të punës;
  • Këshillon Bordin e ZRRE-së, për të gjitha detyrat tjera të cilat janë përgjegjësi e ZRRE-së sipas Ligjit të Rregullatorit për Energji, etj.

Organogrami i ZRrE-së

http://ero-ks.org/2016/Administrative/Struktura_Organizative_janar_2016_shq.pdf

Korniza Ligjore

Në prill të vitit 2002 Kosova ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit (MOU) të Athinës mbi krijimin e Tregut Rajonal të Energjisë, që më pas është quajtur Komuniteti i Energjisë (KE) dhe ka përfshirë Evropën Juglindore, kurse në dhjetor të vitit 2003 ka nënshkruar versionin e rishikuar të MOU të Athinës. Me anë të kësaj, Kosova është bërë partnere e barabartë dhe pjesëmarrëse në themelimin e Komunitetit të Energjisë, gjë që është e një rëndësie parësore për zhvillimin e sektorit të energjisë ne veçanti si dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, duke u bazuar në rezervat e linjitit dhe pozitës favorizuese të Kosovës për shkëmbim të energjisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Për të përmbushur obligimet e MOU të Athinës, Kosova në vitin 2005 ka nënshkruar Traktatin për themelimin e Komunitetit të Energjisë, gjë që ka rezultuar në disa detyrime shtetërore. Një ndër detyrimet pasuese të Traktatit (mes të tjerash), është zbatimi i “Acquis Communautaire” mbi sektorin e energjisë, që detyron në mënyrë të veçantë zbatimin e Direktivave dhe Rregulloreve për energji të Bashkimit Evropian. Si pasojë e këtyre detyrimeve, e veçanërisht dispozitave të nenit 23 dhe 25 të Direktivave të KE-së nr: 2003/54 dhe 2003/55, në vitin 2004 Parlamenti i Kosovës ka aprovuar Ligjin për Rregullatorin e Energjisë nr: 2004/9. Në bazë të këtij ligji, është themeluar autoriteti i pavarur rregullativ – ZRRE, me përgjegjësi që të rregullojë sektorin e energjisë duke përfshirë: energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin natyror. Ky ligj është ndryshuar në vitin 2010 nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë 03/L-185, i cili është ende në fuqi

Ligjet

Ligji për Energji– Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme përmes të cilave drejtohen aktivitetet në sektorin e energjisë në Republikën Kosovës me qëllim të garantimit të furnizimit të sigurt të qëndrueshëm dhe të cilësisë së lartë me energji për të krijuar kushte të një tregu funksional të energjisë dhe krahas kësaj duke promovuar edhe shfrytëzimin më efiqient të energjisë, rritjen e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe bashkëprodhimit si dhe përmirësime në mbrojtjen e mjedisit nga veprimtaritë energjetike. shkatko: http://ero-ks.org/laws/Ligji_per_energjine_alb.pdf

Ligji për Energji Elektrike– Me këtë ligj përcaktohen rregullat e përgjithshme për kryerjen e aktiviteteve të prodhimit, transmisionit, shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike dhe qasjes në interkoneksion, organizimin e qasjes ndaj sistemit të transmisionit dhe sistemit të shpërndarjes, si dhe për funksionimin dhe qasjen ndaj tregut të energjisë elektrike në Kosovë. Shkarko: http://ero-ks.org/laws/Ligji_per_energjine_elektrike_alb.pdf

Ligji për Rregullatorin e Energjisë– Ligji përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës për Rregullatorin e Energjisë, përfshirë kushtet për dhënien e licencave për kryerjen e aktiviteteve në fushën e energjisë, procedurat për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, krijimin dhe funksionimin efikas të tregjeve konkurruese të energjisë si dhe kriteret për rregullimin e tarifave dhe kushtet për furnizim me energji. Shkarko: http://ero-ks.org/laws/Ligji_per_Rregullatorin_e_energjise_alb.pdf

Ligji për Gazin Natyror– Ky ligj përcakton organizimin dhe funksionimin e sektorit të gazit natyror, qasjen ndaj tregut, kriteret dhe procedurat e vlefshme për dhënien e autorizimeve për bartjen, shpërndarjen, furnizimin, përdorimin dhe deponimin e gazit natyror dhe operimin e sistemeve. Shkarko: http://ero-ks.org/laws/2009-133.pdf

Ligji për Ngrohje Qendrore– Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kushteve për zhvillimin e tregut të qëndrueshëm dhe konkurrues të energjisë termike për ngrohje/ftohje të përqendruar, sipas ekonomisë së tregut të lirë, plotësimit të kërkesës së konsumatorit dhe mbrojtjes së mjedisit, furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe efiçient me energji termike, për ngrohjen/ftohjen e hapësirave, ngrohjen e ujit sanitar dhe ujit industrial konsumatorët që të gëzojnë të drejtë për t’u kyçur në sistemet e energjisë termike dhe për t`u furnizuar me energji termike sipas standardeve dhe me çmim ekonomik. Shkarko: http://ero-ks.org/2016/Legjislacioni/05_L_052_shqip_Ligji_per_energji_termike.pdf

Financimi dhe Buxheti

Pershkrimi 2014 2013 2012
Burimet e Fondeve
Granti qeveritat 539,517 587,520 643,501
Donacionet e jashtme
Te Hyrat-realizimi ndaj buxhetit 822,820.15
Të hyrat vetanake 671,933.56
Te Hyrat e bartura nga viti paraprak 150,886.59
Shpenzimet
Paga dhe Rroga 307,217 351,830 372,319
Mallra dhe Sherbime 174,610 194,068 219,893
Sherbime Komunale 18,728 18,626 10,159
Shpenzime Kapitale 38,962 22,996 41,130
Shpenzime Tjera
Gjithsejt Shpenzime 539,517 587,520 643,501

Të hyrat e gjeneruara nga ZRRE në vitin 2014 ishin në total 671,934€. Këto kanë pasur të bëjnë me dy lloje taksash të paguara nga kompanitë shpërndarëse të energjisë.[1]

Raportet e Auditorit Gjeneral për ZRE-në

Keto raporte përmbledhin çështjet kryesore që dalin nga auditimi i pasqyrave vjetore financiare (PVF-të) nga Zyra e auditorit të Përgjithëm

2014: http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_ZRRE_2014_Shqip_80383.pdf

2013: http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_ZRRE_2013_Shqip_641645.pdf\

2012: http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_ZRRE_2012_Shqip_977821.pdf

Përgjegjësitë e ZRE-së

Zyra e Rregullatorit për Energji ka përgjegjësitë si në vijim të:

  • përkujdeset për funksionimin transparent dhe jodiskriminues të tregjeve të energjisë bazuar në parimet e tregut të lirë sa i përket aktiviteteve konkurruese, dhe rregullimit të aktiviteteve të monopolizuara;
  • monitorojë dhe përmirësojë sigurinë me furnizim të energjisë elektrike, ngrohjes dhe gazit natyror, përfshirë sigurimin e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme të gjenerimit, transmisionit, shpërndarjes, kapacitetin e deponimit dhe kapacitetin interkoneksionit;
  • sigurojë kryerjen e aktiviteteve të energjisë në mënyrë transparente dhe jo-diskriminuese, që janë lëndë e detyrimeve të shërbimit publik si dhe sigurimin e qasjes jodiskriminuese në sistemet e transmisionit dhe shpërndarjes dhe interkonektorë;
  • sigurojë se tarifat e rregulluara për aktivitetet e energjisë janë të arsyeshme dhe të vendosura në bazë të një metodologjie të shëndoshë tarifore duke përfshirë sigurimin e tarifave për sistemet e transmisionit dhe shpërndarjes do të jenë adekuate për të mundësuar kryerjen e investimeve të domosdoshme në sisteme në mënyrë që këto investime të garantojnë qëndrueshmërinë e sistemeve;
  • monitorojë dhe parandalojë keqpërdorimin e pozitave dominuese dhe praktikave jokonkurruese nga ndërmarrjet energjetike dhe të marrë masat përkatëse në përputhje me ligjin;
  • sigurojë se, konsumatorët kanë të drejtë të kyçin objektet e tyre në sistemet energjetike dhe të pranojnë furnizim të energjisë;
  • sigurojë se konsumatorët dhe të licencuarit mbrohen me rregulla adekuate për zgjidhjen e kontesteve;
  • sigurojë se interesat në mes konsumatorëve dhe ndërmarrjeve për energji balancohen në mënyrë adekuate dhe se mbrohen konsumatorët në nevojë ; dhe
  • veprojë në pajtim me vendimet relevante me efekt obligues ligjor të institucioneve të krijuara në Komunitetin e Energjisë, në rastet kur këto institucione janë të mandatuar për të marrë vendime të tilla me efekt obligues ligjor

Departmentet

Departamenti Ligjor dhe për Licensim

Departamenti ligjor dhe i licencimit (DLL) i siguron ZRRE-së mbështetje ligjore sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, për të gjitha çështjet në sektor të energjisë. DLL gjatë përgatitjes së legjislacionit dytësor dhe akteve tjera nënligjore përveç që bazohet në ligjet e Kosovës si pikë reference i ka edhe Direktivat dhe Rregulloret e Unionit Europian. DLL gjithashtu përgatit të gjitha llojet e licencave, aplikacioneve, procedurat dhe autorizimet për themelimin dhe operimin e të gjitha aktiviteteve në sektor të energjisë. Pas licencimit të aktiviteteve të energjisë nga ZRRE-ja, DLL bënë mbikëqyrjen dhe monitorimin e këtyre aktiviteteve, në pajtueshmëri me kushtet e dhëna në licencën përkatëse dhe vendimet përkatëse të ZRRE-së

Departamenti për mbrojtjen e konsumatorëve

Departamenti për Mbrojtje të Konsumatorëve (DMK) merret me ankesat e konsumatorëve dhe me kontestet ndërmjet organizatave energjetike. Departamenti gjatë kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive bashkëpunon me të gjitha organizatat të cilat në mënyrë legjitime i përfaqësojnë konsumatorët.

Departamenti për Treg dhe Energji

Departamenti për Treg dhe Energji (DTE) mbledh dhe analizon informatat lidhur me kapacitetin dhe bilancin e energjisë. Analizon ndikimin e faktorëve të ndryshëm si: inflacionin, çmimin e lëndës djegëse, zhvlerësimin etj., në çmimin e tregut dhe në çmimin e rregulluar të konsumatorit fundor. Ky department bën edhe monitorimin e çmimeve të tregut.

Departamenti për energji termike dhe gaz natyror

Departamenti për energji termike dhe gaz natyror është përgjegjës për shqyrtimin dhe implementimin e strategjive, standardeve të performancës dhe praktikave tjera operacionale që kanë të bëjnë me këta sektorë. Ky departament kryen monitorimin e ndërmarrjeve të licencuara përmes mbledhjes, analizës dhe vlerësimit të të dhënave dhe informatave përkatëse, e gjithashtu kontribuon në zhvillimin e sistemeve raportuese të ndërmarrjeve të ngrohjes qendrore duke u fokusuar në elementet tekniko-teknologjike dhe në integrimin e masave nxitëse dhe caqeve për efiçiencë. Po ashtu bashkëpunon me departamentet tjera të ZRRE duke dhënë mbështetjen dhe ekspertizën teknike për çështjet që e ndërlidhura me energjinë termike dhe gazit natyror.

Departmenti i Tarifave dhe Cmimeve

Departamenti i tarifave dhe çmimeve është përgjegjës për vlerësimin e aplikacioneve tarifore të ndërmarrjeve të licencuara, monitoron realizimin e shpenzimeve operative dhe kapitale përmes shqyrtimeve tarifore; ndërmerr të gjitha masat që tarifat të jenë kosto – reflektive, të arsyeshme, jodiskriminuese, të bazuara në kritere objektive, si dhe të vendosura në mënyrë transparente, duke marrë në konsiderim përballueshmërinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Njësia e Administratës

Njësia e administratës mbështet udhëheqjen e ZRRE-së për një funksionim normal të departamenteve. Organizon rekrutimin efikas të stafit të ZRRE-së. Koordinon trajnimet e stafit të ZRRE-së. Koordinon furnizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrës. Gjithashty Zyra Administrative ndihmon në rregullimin e zyrës duke e bërë atë të përshtatshme për punë për të gjithë stafin e ZRRE-së.

Veprimtaritë Kryesore

Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE)

Me Vendimin nr. D/2012/04/MC-EnC të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë të Evropës Juglindore (KE EJL), Kosovës i është vendosur caku i detyrueshëm për BRE deri në vitin 2020. Sipas këtij detyrimi, 25% të konsumit përfundimtar të energjisë në Kosovë duhet të jetë nga BRE.

Për të përmbushur këtë obligim, Ministria e Zhvillimit Ekonomik me datë 31.01.2013 ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ nr. 01/2013, me të cilin ka përcaktuar caqet vjetore dhe afatgjate të Energjisë nga BRE. Udhëzimi nr. 01/2013 zëvendëson Udhëzimin Administrativ nr. 06/2007 për caqet indikative për prodhimin e energjisë elektrike dhe termike nga BRE.

Në mënyrë që të arrihen caqet për prodhimin e energjisë elektrike nga BRE, të përcaktuar me Udhëzimin e cekur më lartë, dhe në përputhje me mandatin ligjor të dhënë me Legjislacionin për energjinë në fuqi, ZRRE gjatë këtij viti ka nxjerrë: Rregullën për skemën mbështetëse (për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë), dhe Metodologjinë për llogaritjen e tarifave nxitëse për energjinë solare fotovoltaike

Bordi i ZRRE-së, mbështetur në dokumentet e cekura më lartë, ka nxjerrë Vendimin V_673_2014 më 23 dhjetor 2014, ku ka përcaktuar tarifat nxitëse (“feed-in”) të energjisë elektrike të prodhuar nga BRE. Sipas këtij vendimi energjia elektrike e prodhuar nga uji (hidrocentralet <10MW) ka çmimin 63.3€/MWh, energjia elektrike e prodhuar nga era ka çmimin 85.0€/MWh, energjia elektrike e prodhuar nga biomasa solide ka çmimin 71.3€/MWh dhe energjia elektrike e prodhuar nga panelet solare/fotovoltaike ka çmimin prej 136.4€/MWh.

ZRRE ka përcaktuar edhe kohëzgjatjen e shitblerjes së energjisë elektrike nga BRE-të, ku për energjinë elektrike të prodhuar nga panelet fotovoltaike do të ketë kohëzgjatje prej 12 vjetësh, ndërsa për burimet tjera (hidroenergjia, energjia e erës dhe biomasa solide) do të kenë kohëzgjatje prej 10 vjetësh, me çmime (tarifa nxitëse) të aplikuara dhe të pranuara në skemën mbështetëse.

Licencimi Dhe Autorizimi Pёr Ndёrtimin E Kapaciteteve Tё Reja

Licencat

Zyra e Rregullatorit për Energji bënë licencimin e aktiviteteve të energjisë në Kosovë. Deri më tani ZRRE ka bërë licencimin e këtyre aktiviteteve: prodhimit, shpërndarjes, transmisionit, furnizimit, importit/eksportit të energjisë elektrike; prodhimit, shpërndarjes dhe furnizimi me ngrohje qendrore, si dhe aktivitetin e bashkëprodhimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Në mënyrë që disa aktivitete në sektor të energjisë të kryhen më lehtë, pa pasur nevojë të pajisen me licencë, Ligjet në fuqi e lejojnë këtë për ndërmarrjet të cilat dëshirojnë të kryejnë këtë aktivitetet,e të cilat nuk kanë ndikim në sistemin elektroenergjetik të Kosovës. Pra, aktivitetet të cilat janë të liruara të pajisen me licencë janë:

  • prodhimi i energjisë elektrike me kapacitet nën 5 MW;
  • prodhimi i ngrohjes për konsum vetanak me kapacitet nën 1 MW;
  • prodhimi i energjisë elektrike për konsum vetanak nëse stabilimenti i prodhimit apo

konsumatori nuk lidhet në sistemin e transmisionit apo shpërndarjes; dhe

  • deponim i gazit natyror ku kapaciteti total i deponimit nuk tejkalon dhjetëmijë metra kub.

Autorizimi-Ndërtimi i kapaciteteve të reja

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, çdo aplikuesi për marrjen e autorizimit i nënshtrohet analizës së rregullshmërisë dhe plotësimit me korrektësi të dokumentacionit. Këtu përfshihen dokumentacioni ligjor, administrativ, financiar, teknik dhe mjedisor, marrja e lejeve përkatëse të përdorimit të ujit, e drejta e shfrytëzimit të tokës, zgjedhja teknike dhe pëlqimi mjedisor të lëshuara nga institucionet relevante në përputhje me aktivitetin që subjektet kanë kërkuar për marrjen e autorizimit preliminar apo autorizimit final për ndërtim.

Shkarkoni regjistrine mbi Licencat dhe autorizimet e leshura nga ZRE:

http://ero-ks.org/2016/Autorizimet_Licencat/2016_04_08_Rexhistri_mbi_Licencat_e_leshuara_sq.pdf

Tarifat e energjisë me pakicë

Struktura e tarifave me pakicë e Energjisë Elektrike për konsumatorët e rregulluar e zbatueshme nga data 1 prill 2016

http://www.ero-ks.org/2016/Tarifat/Struktura_e_Tarifave_me_pakice_01_04_2016.pdf

Përkujdesja Ndaj Konsumatorëve

Sipas dispozitave të Rregullës për Zgjidhjen e Ankesave dhe Kontesteve në Sektorin e Energjisë, të gjithë konsumatorët kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesa që kanë të bëjnë me shërbimet e ofruara nga furnizuesi ose operatori i sistemit, e që këto ankesa fillimisht duhet t’i drejtohen furnizuesit si organi i shkallës së parë, i cili bën shqyrtimin e ankesës dhe lëshon përgjigje brenda afatit ligjor. Konsumatori pas marrjes së përgjigjes mund t’i drejtohet ZRRE-së për shqyrtim të mëtutjeshëm e cila konsiderohet si organ i shkallës së dytë

Raportimi ne Kuvend

Sipas nenit 9 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë nr. 03/L-185, Zyra e Rregullatorit për Energji(ZRRE) ka hartuar Raportin vjetor për gjendjen e sektorit të energjisë në Kosovë dhe veprimtarinë e ZRRE-së gjatë vitit 2014. Raporti vjetor i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës brenda afatit tre mujor pas mbylljes së vitit kalendarik dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së.

Kritikat

Referencat

  1. Jump up Stampa:Http://www.oag-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit ZRRE 2014 Shqip 80383.pdf