Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK) është rregullator i pavarur ekonomik për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në Kosovë.

Roli i ZRRUK është që të sigurojë ofrimin e shërbimeve cilësore, efiçente, dhe të sigurta në baza jo-diskriminuese për tërë konsumatorët në Kosovë, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim
Zrruk.jpg
Mbi agjencionin
Themeluar në
Raporton Kuvendit te Kosovës
Adresa Rr. Ferat Dragaj, 68
10000 Prishtinë, Kosovë
Numri i Punetorëve 19
Drejtor
Web Faqja www.wwro-ks.org
Kontakti + 381 38 249 165 ext. 101
info@wwro-ks.org

 

Misioni dhe visioni

Vizioni

ZRRUK është faktor kyç në zhvillimin e industrisë së ujit përmes ekzekutimit efektiv dhe transparent të rregullativës ekonomike në interes të të gjithë konsumatorëve në Kosovë.

Misioni

Rregullimi i shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit në mënyrë transparente dhe të drejtë për të siguruar që ofruesit e shërbimeve të ujit dhe kanalizimit ofrojnë shërbime kualitative, efiçente dhe të qëndrueshme, me çmim të volitshëm, duke pasur parasysh mjedisin dhe shëndetin publik.

Struktura Organisative

Në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-086, ZRRUK udhëhiqet nga Drejtori dhe Zv. Drejtori, si persona përgjegjës për funksionimin e Zyrës, si dhe për marrjen e vendimeve Rregullatore, të cilët emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me mandat 5 vjeçar

ZRRUK përbëhet nga katër departamente, tri prej të cilave janë përgjegjëse për aktivitetet regullatore dhe një departament ofron mbështetje për punën e Zyrës. Departamentet përgjegjëse për aktivitetin rregullator janë: Departamenti i Tarifave dhe Financave Rregullatore, Dapartamenti i Performansës, dhe Departamenti për Ligj dhe Licenca, ndërkaq përgjegjës për mbështetjen e biznesit të ZRRUK-it është Departamenti për Administratë dhe Financa.

Organizimi i brendshëm dhe procedurat administrative dhe rregullatore në bazë të së cilave funksionon ZRRUK-i janë përcaktuar me një dokument të veqantë të nxjerrë nga Drejtori i ZRRUK-it.

Organogrami

http://www.wwro-ks.org/About_WWRO/Organogrami_ZRRUM.pdf

Korniza Ligjore

Korniza Ligjore – Legjislacioni primar ZRRUK është themeluar më 26 Nëntor 2004 me Rregulloren 2004/49. Kjo Rregullore është amendamentuar me Ligjin për Ndryshimin e Rregullores 2004/49 Mbi Aktivitetet e Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Mbeturinave (Nr. 03/L-086) i aprovuar nga Kuvendi i Kosvës më 13 qershor 2008 në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Këto dy akte ligjore paraqesin kuadrin ligjor për punën e ZRRUK-it.

Ligji Nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit http://www.wwro-ks.org/About_WWRO/ARRU_2016_05-L-042%20sh.pdf

Financimi dhe Buxheti

Financimi i ZRRUK bëhet nga taksat e licencimit që paguajnë Ofruesit e Shërbimeve të licencuar nga ZRRUK.

Pershkrimi 2014 2013 2012
Burimet E Fondeve
Granti qeveritat 324,106 313,213 318,024
Donacionet e jashtme
Te Hyrat-realizimi ndaj buxhetit
Të hyrat nga taksat e licencimit 364,370 326,586 225,309
Te Hyrat Tjera
Shpenzimet
Paga dhe Rroga 188,455 163,818 156,494
Mallra dhe Sherbime 130,391 143,958 112,303
Sherbime Komunale 5,260 5,438 4,526
Shpenzime Kapitale
Shpenzime Tjera
Gjithsejt Shpenzime 324,106 313,213 273,323

Përgjegjesit e ZRRUK

Zyra Rregullatore për Ujë dhe Kanalizim (ZRRUK) është rregullator i pavarur ekonomik për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në Kosovë.

Roli i ZRRUK është që të sigurojë ofrimin e shërbimeve cilësore, efiçente, dhe të sigurta në baza jo-diskriminuese për tërë konsumatorët në Kosovë, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.

Autorizimet dhe përgjegjësitë e ZRRUK përfshijnë: Licencimi i ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbimet e: (i) ujësjellësit dhe kanalizimit, të ujrave të zeza (ii) furnizimin e ujit me shumicë për ndërmarrjet e ujësjellësit;

Përcaktimi i tarifave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve të licencuar nga ZRRUK, duke u përkujdesur që tarifat të jenë të drejta dhe të arësyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të Ofruesve të Shërbimeve;

Mbikqyrja e zbatimit të standardeve të shërbimit që ofrojnë Ofruesit e licencuar të Shërbimeve;

Aprovimi dhe mbikqyrja e zbatimit të Kartës së Konsumatorëve që rregullon të drejtat dhe obligimet e ndërsjella ndërmjet konsumatorëve dhe Ofruesve të Shërbimeve të licencuar nga ZRRUK;

Mbikqyrja e zbatimit të shkyçjeve të konsumatorëve dhe rregullimit të kyçjeve ilegale në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit;

Themelimi dhe mbështetja e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve në shtatë regjionet e Kosovës

Departamentet e ZRRUK-it

1. Departamenti për Ligj dhe Licenca

Përkrahja Ligjore dhe Përfaqësimi • Siguron përkrahje të përgjithshme ligjore Drejtorit të ZRRUK-it dhe stafit të ZRRUK-it; • Siguron që vendimet dhe zgjidhjet bëhen në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm; • Përfaqëson ZRRUK-in në të gjitha takimet administrative dhe gjyqësore që mbahen para autoriteteve tjera administrative, instancat gjyqësore, zgjidhjet e ankesave të konsumatorëve dhe gjykatave të të gjithë jurisdiksioneve në Kosovë; • Shqyrton kontrata të lidhura në mes të ZRRUK-it dhe palëve tjera; Hartimi Ligjor • Asiston dhe këshillon në përgatitjen e rregullave, udhëzuesve dhe akteve tjera ligjore; • Asiston dhe këshillon në përgatitjen e politikave të brendshme administrative dhe procedurave; • Shqyrton legjislacionin sekondar dhe bën propozimin e amendamenteve Drejtorit; Licencimi • Përgatit dhe zhvillon praktikat dhe procedurat e licencimit për ujë, ujërat e zeza, grumbullimin e mbeturinave dhe deponimin e mbeturinave; • Bën përgatitjet për lëshimin, modifikimin, ndërprerjen dhe anulimin e licencave të shërbimit; • Në bashkëpunim të ngushtë me Seksionet e tjera kryen procesin e licencimit duke shqyrtuar licencat e shërbimit nga aspekti ligjor; • Përcjell përputhshmërinë e kompanive me kushtet, kërkesat, standardet, praktikat dhe procedurat në pajtim me të cilat është lëshuar licenca e shërbimit; • Bashkëpunon me të licencuarit lidhur me aktivitetet e licencimit.

2.. Departamenti për Tarifa dhe Financa Rregullatore

Përgatitja e Metodologjive të Tarifave dhe Aprovimi i Tarifave të Shërbimit • Zhvillon metodologjitë dhe modelet e llogaritjes së tarifave që janë të nevojshme për të lehtësuar llogaritjen e tarifave të shërbimit të ofruesve të shërbimit të ujit dhe mbeturinave; • Krijon kushtet, kërkesat, standardet, praktikat dhe procedurat sipas të cilave ofruesi i shërbimeve duhet të aplikojë për të siguruar tarifën e shërbimit; • Kryen procesin e vendosjes së tarifave me anë të shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimeve për vendosjen dhe përshtatjen e tarifave duke pasur parasysh kompletimin dhe përputhshmërinë me kushtet, kërkesat, standardet, praktikat dhe procedurat e parapara në rregullën mbi tarifa; Analiza e të dhënave financiare dhe performancës së kostos • Shqyrton dhe vlerëson raportet e rregullta dhe financiare të kompanive në pajtim me kushtet, kërkesat, standardet, praktikat dhe procedurat e parapara; • Bën shqyrtimin e indikatorëve të performancës së kompanive duke pasur parasysh përputhshmërinë me kushtet, kërkesat, standardet, praktikat dhe procedurat mbi të cilat janë aprovuar tarifat e shërbimit; • Bën shqyrtimin e të dhënave financiare dhe të kontabilitetit nga ofruesitë e shërbimeve të ujit, ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta; • Drejton studimet lidhur me sektorin i cili ndikon në çështjet financiare të ngritura nga kompanitë, qeveria dhe organet publike, dhe palët e tjera; • Bën inspektimin e aktiviteteve financiare të kompanive lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë me kërkesat e rregulloreve relevante. Përgatitja e legjislacionit relevant • Pjesëmarrja në përgatitjen e Rregullave mbi Tarifa; • Pjesëmarrja në përgatitjen e propozimeve për nivelin e taksave rregullatore për shërbimet e ZRRUK-it;

3. Departamenti i Monitorimit të Performancës

Analiza e të Dhënave Operative dhe Shërbimit të Konsumatorëve • Bën shqyrtimin dhe vlerësimin e raporteve të rregullata operative dhe të shërbimit të konsumatorëve të dorëzuara nga kompanitë duke pasur parasysh përputhshmërinë e tyre me kushtet e licencave, kërkesat rregullatore dhe caqet, dhe standardet e shërbimit të parapara në Rregullat e ZRRUK-it; • Përgatit studimet ‘benchmarking’ për të mundësuar krahasimet dhe konkurrencën ndërmjet ofruesve të shërbimeve; • Përgatit raportet periodike dhe operative për performancën operative dhe shërbimit të konsumatorëve të ofruesve të shërbimeve; • Inspekton aktivitetet operative dhe shërbimit të konsumatorëve të ofruesve të shërbimit sa i përket vlerësimit të sigurisë dhe përputhshmërisë së tyre me standardet e shërbimit dhe caqet operative; • Inspekton dhe raporton mbi implementimin e planit të menaxhimit të aseteve të ofruesve të licencuar të shërbimeve. Asistimi në Procesin e Licencimit dhe Vendosjes së Tarifave • Pjesëmarrja në shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të licencave të ofruesve të shërbimeve të ujit dhe mbeturinave dhe furnizuesve të ujit me shumicë; • Pjesëmarrja në shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të tarifave të shërbimit të ofruesve të shërbimit të ujit dhe mbeturinave dhe furnizuesve të ujit me shumicë; • Asiston në hulumtimin dhe shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve. Pjesëmarrja në Përgatitjen e Rregullave dhe Procedurave • Pjesëmarrja në shqyrtimin e Rregullave të ZRRUK-it, procedurave dhe udhëzimeve që kanë të bëjnë me shërbimet e ujit dhe mbeturinave; • Pjesëmarrja në zhvillimin e procedurave dhe praktikave për zbatimin e Rregullave të ZRRUK-it, dhe udhëzimeve administrative.

4. Departamenti për Administratë dhe Financa

• Koordinon dhe mbikëqyr punën e stafit administrativ, financimit të brendshëm, BNJ, gjuhësor dhe informativ të ZRRUK-it; • Ofron dhe siguron shërbime të regjistrimit, menaxhimit të të dhënave, futjen e të dhënave në dosje, arkivimin dhe shërbimet e shpërndarjes së dokumenteve; • Asiston në shfrytëzimin efektiv të resurseve dhe në monitorimin e shpenzimeve të përditshme të zyrës; • Planifikimi i buxhetit, administrimi financiar dhe raportimi në pajtim me ligjet në fuqi dhe BKK; • Prokurimi dhe mirëmbajtja e inventarit të ZRRUK-it; • Trajton çështjet e BNJ duke përfshirë rekrutimin, zhvillimin e stafit, disciplinën dhe çështjet e tjera që lidhen me BNJ; • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e menaxhimit të të dhënave të ZRRUK-it dhe sistemit e TI përfshirë freskimin e ueb-faqës së ZRRUK-it; • Organizon uorkshop-e, trajnime dhe takime.

Veprimtaritë Kryesore

Licencimet

Në bazë të Ligjit Nr.03/L-086 mbi Ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2004/49 mbi Veprimtarit e Ofruesve të Shërbimit të Ujësjellësit, Kanalizimit, një prej përgjegjësive qendrore të Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim (“ZRRUK”), si autoritet kompetent për rregullimin e aktiviteteve të Ofruesve të Shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit në Kosovë, është licencimi i Kompanive Publike që ofrojnë shërbime të Ujësjellësit dhe Kanalizimit dhe të Furnizimit të Ujit me Shumicë.

Me legjislacionin e sipërpërmendur, si legjislacion primar, është përcaktuar që asnjë Ofrues i Shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe të Furnizuestë Ujit me shumicë në Kosovë nuk mund të ofrojë këto shërbime pa pasur licencë të shërbimit të lëshuar nga ZRRUK.

Procedurat e hollësishme si dhe kushtet dhe kriteret për lëshuarjen e licencës së shërbimit janë përshkruar në legjislacionin e primar (“Ligjit Nr.03/L-086”) si dhe legjislacionin sekundar (“Rregullat”) përkatëse të nxjerra nga ZRRUK.

Me licencë të shërbimit i jipet e drejta për ofrimin e shërbimeve një Ofruesi të Shërbimeve të ujësjellsi dhe Kanalizimit si dhe të Furnizuesit të ujit me shumicësi ku përcaktohen në mënyrë të detajuar obligimet e tyre me rastin e ofrimit të shërbimeve për të cilat është lëshuar licenca e shërbimit.

ZRRUK mbikqyrë zbatimin e kushteve të përcaktuara me licencë të shërbimit dhe në rast të shkeljes së dispozitave të Ligjit Nr.03/L-086, të akteve nënligjore (Rregullave) të lëshuara nga ZRRUK apo të kushteve të licencës së shërbimit nga ndonjë Ofrues i Licencuar i Shërbimeve, ZRRUK ka autoritet dhe përgjegjësi të ndërmarrë masa disiplinore ndaj atij Ofruesi të Shërbimeve. Masat disiplinore konsistojnë në gjobitjen në vlerë deri 50,000 EURO, dhe në raste të jashtëzakonshme edhe me revokimin e Licencës së Shërbimit

Tarifat

ZRRUK i përcakton apo aprovon tarifat e shërbimit me të cilat Ofruesit e Shërbimeve i faturojnë konsumatorët e tyre për shërbimet e ofruara, në bazë të autorizimeve të dhëna Ligjin për Veprimtaritë e Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Mbeturinave.

Shërbimet për të cilat ZRRUK aprovon tarifat përfshijnë: Shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit të ujërave të zeza të cilat ofrohen nga shtatë Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) të licencuara nga ZRRUK; Shërbimet e furnizimit të ujit me shumicë të ofruara nga Hidrosistemi “Ibër-Lepenci” Sh.A. për KRU-të; Aprovimi i tarifave bëhet përmes Urdhëresave Tarifore që e nxjerrë ZRRUK duke u bazuar në shqyrtimin e aplikacioneve tarifore të cilat bëhen nga ana e Ofruesve të Shërbimeve në pajtim me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara me kuadrin ligjor.

Parimet e përgjithshme dhe kriteret për vendosjen e tarifave janë përcaktuar me Ligjin për Veprimtaritë e Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Politikat Tarifore, ndërkaq procedurat e detajuara për aplikim dhe shqyrtim të aplikacioneve si dhe metodologjia e kalkulimit të tarifave janë përcaktuar me Rregullat Tarifore.

Monitorimi i Performancës

ZRRUK, monitoron dhe raporton çdo vit performancën kombëtare për shërbimet e ujit në Kosovë dhe për këtë qëllim ka zhvilluar një suitë të plotë të treguesve të performancës të cilat përfshijnë aspektet operative, financiare, shërbimeve ndaj konsumatorëve, si dhe standardeve të shërbimit. Përmes Monitorimit të performancës, ZRRUK synon të masë punën e shtatë Kompanive Rajonale të Ujit(KRU), me qëllimin e vetëm për të lehtësuar përmirësimin e performancës së tyre. Monitorimi i Performancës, gjithashtu është i rëndësishme edhe për faktin e ngritjes së përgjegjëshmëris dhe transparencës së KRU para publikut të gjerë. Tani më është viti i dytë që ne po e masim performancën vjetore të KRU, sipas metodologjis së re të përvetsuar nga ZRRUK, e cila është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare që janë në zbatim nga rregullatorët e ketij sektori, ku në fokus janë kerkesat specifike rregullatore, në nivele të veçanta të shërbimeve dhe të implikimeve të kostos për konsumatorin. Në perdorim pra, është vendosur koncepti i vlerësimit të performancës ndaj kompanisë e cila funksionon mirë dhe ofron shërbime efiçente në; Furnizimin me ujë dhe Shërbime të ujërave të zeza, mbi bazën e cilësisë së ujit, niveleve të shërbimit, mbulueshmërisë si dhe efiçencës komerciale dhe financiare. Publikimi i Raporteve Vjetore për Performancën e kompanive të ujit nga ana e ZRRUK, është në përputhje me praktikat më të mira rregullatore e kjo për të demonstruar transparencë në sektor, për të promovuar përgjegjshmërinë menaxhuese të ofruesit të shërbimit dhe inkurajuar përmirësime ngritëse të performancës, gjithashtu Raporti Vjetor i Performances, është një burim i rëndësishëm i informacioneve për të gjitha palët e interesit. Tregusit Kryesor në bazë të cilëve matet performanca në të dy aktivitetet biznisore të KRU, është dhënë në vijim:

Shërbime të furnizimit me ujë: Cilësia e ujit të pijshëm Presioni në rrjetin e ujësjellësit Disponueshmëria me ujë Mbulimi me shërbime të ujësjellësit Efiçienca e kostos së furnizimit me ujë

Shërbime të Ujerave të Zeza Cilësia e shkarkimit të ujërave të zeza Besueshmëria e sherbimit Mbulimi me shërbime të ujrave të zeza Efiçienca e kostos së sherbimeve të ujërave të zeza

Performanca Financiare/Komerciale Profitabiliteti Efiçienca komerciale Raportet e Inspektimit të Ujëmatësve

Mbrojtja e Konsumatorit

Qëllimi primar i rregullativës ekonomike është që në kushtet e shërbimeve të monopolit çfarë janë shërbimet publike të ujësjellësit dhe ujërave të zeza (dhe aktualisht edhe ato të mbeturinave) interesat e konsumatorëve të mbrohen nga abuzimi potencial. Rregullimi i shërbimeve të konsumatorëve është me rëndësi për të siguruar se Ofruesit e Shërbimeve janë të përgjegjshëmë ndaj konsumatorëve dhe kanë një qasje e cila ka në fokus konsumatorët.

Standardet e Shërbimit Niveli i shërbimeve që ofruesit e shërbimeve janë të obliguar ti plotësojnë me rastin e ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të zeza është përcaktuar në Rregullën për Standardet Minimale të Shërbimit për Ujë dhe Ujëra të Zeza,

Karta e Konsumatorëve dhe Kontrata e Shërbimit Të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të konsumatorëve dhe Ofruesve të Shërbimeve në lidhje me shërbimet e ofruara janë të përcaktuara me Kartën e Konsumatorëve që është një deklaratë e përgjithshme të cilën të gjithë ofruesit e shërbimeve të licencuar nga ZRRUK e kanë nxjerrë duke u bazuar në Rregullën për Kartën e Konsumatorëve për Shërbimet e Ujit dhe Ujërave të Zeza, Më detajisht të drejtat dhe obligimet e konsumatorëve janë përcaktuar me Kontratën e Shërbimit që duhet të nënshkruhet nga Ofruesit e Shërbimeve me të gjithë konsumatorët e vet.

Komisionet Këshilluese të Konsumatorëve Një prej formave të adresimit të çështjeve që kanë të bëjnë me shërbimet e konsumatorëve është përmes Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve (KKK). KKK janë organe të cilat i ka themeluar ZRRUK në të gjitha (7) regjionet ku operojnë ofruesit regjional të shërbimeve të ujit dhe mbeturinave. Këto KKK përbëhen nga 1 përfaqësues të secilës prej komunave të nominuar nga komunat përkatëse dhe të emëruar nga ZRRUK. Roli kryesor i KKK është që të shqyrtojnë dhe të rekomandojnë ZRRUK-in lidhur me ankesat e konsumatorëve të cilat ankesa nuk janë trajtuar në mënyrë të duhur nga ana e ofruesve të shërbimeve.